Dy poezi nga Rexhep Ahmeti |
Publikuar më 23 janar, 2019 në orën 21:11 ( ) |
Mr. Sc. Rexhep Ahmeti | Kulturë | |
|
|
.
UNË JAM DRITA
1.
NË LIBËRDRITË THOTI THA
O NJERI, VËLLAU JEM
URËDHËRO E THUEJ
UNË JAM DRITA
2.
DHE PA QENË UNË DRITA
KËTË FJALË ME DRITË
TA KUPTOJË NUK MUJ
SE ERRËSIRA TERRON PERDON
3.
E PA FUQI MAGJI TË KËSAJ FJALE
TE LULJA E JETËS TË ARIJ NUK MUJ
POR DRITËN E SHPIRTIT KUR E SHTON E FORCON
KAH DRITA E SHENJTË TI PËRPARON
DHE NË ODË TË AMENTIT TI DREJT SHKON
E NGA ATY KREJT ESENCËN E JETËS DHE TË KOSMOSIT E KUPTON E ZOTËRON E PËRPARON
Mitrovicë, më 19 janar 2019
NJË TOKË NJERIU MUND TA LËVIZ
1.
NJË NJERI I BARDHË
TE NJË SHKËMBË NË SHKELZEN
KRAHUN BJESHKËS IA KA VËNË
2.
Ç’ BËNË KËSHTU
NJË UDHËTAR E PYETI
JA PAK NGA PAK TOKËN PO E SHTYJË
KËSHTU FOLI NJERIU I BARDHË
3.
MOS ËSHTË KJO PUNË SIZIFI
THA UDHËTARI KURRESHTAR
3.
JO NJË GURI
PO NJË TOKË
NJERIU MUND TA LËVIZ
THA NJERIU U BARDHË
DHE VAZHDOI PUNËN E TIJ
ME BINDJE E QETËSI
4.
E NJERIU I BARDHË
KUR U LODH
SHKOI PËRSËRI
NË SHAMBALLË TË MARR FUQI
SE PËR ATY THOT ZOTI
ÇELËSIN IA KISHTE DHANË
1. SHAMBALLË- vend ku vëllazërit e Thotit (njerëzit) jetojnë në errësinë, por e mnushur me dritë të Diellit në Errësinën e Tokës, Dritë e Shpirtit, udhëtregues për ju.
Mitrovicë, më 19 janar, 2019
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|