KU “TRETI” UDB-a DHE KOS-i SHQIPTARO-TITIST |
Publikuar më 24 janar, 2020 në orën 00:53 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Duke i parë dhe duke qenë njohës i hollë i thellësive të nëntokës së UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist, “patriotik” e “shqiptar”, populli shqiptar në troje të veta (gjeo)autoktone dhe inteligjenca e tij shqiptare, doemos, e njeh shumë mirë realitetin e hidhur dhe rafinitetin e finokërinë e atyre e këtyre shërbimeve antishqiptare, sepse, i ka përjetuar dhe vazhdon t’i përjetojë në kurrizin e tij (saj) shqiptar. E njeh shumë mirë edhe shtrirjen dhe kapatitetet e tyre “patriotike” e “kombëtare”, shpërndarë me marifet, kudo, trojeve të copëtuara shqiptare, rajonit dhe anekënd botës.
Epo, ku treti UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist i LKJ – LKK – LDK-së dhe simotrave të tyre “patriotike” e “shqiptare”?
Askund nuk shkoi, as nuk treti.
Po sillet këtu, rreth nesh e mes nesh, sikurse pordhët në tlina, sikurse pordhët në dimi e nën funde e minifunde të rafinuara “Patriotike” e “shqiptare”… Medet!...
Madje, UDB-a dhe KOS-i, kanë zënë e po mburren se i kanë vëllezërit dhe motrat e tyre kudo në Evropë e botë, e, edhe në Kanadanë e Australinë e largët, e, mos të flasin për rajonin iliro-shqiptar e Shqipërinë londëriane!...
UDB-ashët dhe KOS-istët shqiptaro-titistë, vjedhin e plaçkitin me çelësa dhe me vula, gjithçka të luajtshme dhe të paluajtshme, gjithçka shqiptare, dhe njeriu shqiptar nuk ka asnjë të drejtë t’u thotë se po vjedhin e po plaçkitin… Madje, po i dënoncove, siç kam bërë unë vazhdimisht, në luftë të hapur me ta, edhe të kërcënojnë me vëllezërit dhe motrat e tyre të fortë(a), “patriotike” e “kombëtare”, po shqiptaro-titiste.
Fatkeqësisht, UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist, në “Republikën e Kosovës”, ka uzurpuar çdo pore e fushë shoqërore të jetës dhe të pushtetit, duke filluar nga politika, akademia, kultura, shkollimi, ushtria, policia, gjykatat, shëndetësia…
Prandaj, ky popull dhe politika e tij shqiptare duhet ta dijë se UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist, me vëllezërit dhe motrat e tyre (të fortë/a), janë shpërndarë anekënd botës, për t’i goditur vetëm shqiptarët, sidomos, kategorinë e pathyeshme të shqiptarëve, që mendojnë ndryshe dhe nuk veprojnë sipas direktivave të tyre “patriotike” e “kombëtare”…
UDB-a dhe KOS-i shqiptaro-titist, janë shndërruar në kameleonë dhe nëpërka, sikurse vëllezërit dhe motrat e tyre shpërndarë enkas në Shqipërinë londëriane, kudo në trojet copëtuara shqiptare dhe nëpër Evropë dhe botë.
Prej tyre (dhe vëllezërve e motrave të tyre), priten goditje “patriotike” e “shqiptare”, në çdo kohë e hapësirë. Kafshimi i tyre është i rëndë dhe shkatërrimtar.
Burojë, më 23 Janar 2020
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
289 herë
|
|
|
|
|
|
|