Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama.
P R O T E S T Ë
Kundër aktit barabar të shembjes së Teatrit Kombëtar.
Me hidhërim e pritem aktin e shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Shembjet e ndërtesave me aq vlera në jetën kulturore të qytetarit shqiptar nga secili cep i Shqipërisë është i pa arsyeshëm, është i dëmshëm dhe nga kjo logjikisht: Akt antikombëtar!
Të gjithë pushtuesit kanë rrënuar tempuj shqiptar, ju si njeri me shkollim nga bota e artit, u renditët në grupin e shkatërruesve.
Arsyetimi i shembjes është qesharak, cinik dhe antinjerëzor!
Ky akt përket me logjikën shkatërruese gjithandej errësirave shpirtërore në glob.
Akti juaj është imazh i keq e agresiv për shqiptarët kudo!
Me hidhërim të thellë!
Hazir Mehmeti, kryetar
i LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” në Austri
Adresa: Adolf Loos Gasse 6/22/ 10, 1210 Wien
Telefoni mobil: 0043 / (0)676 5448293
E-mail: info@moisiu.eu
Web: www.moisiu.eu
|