PJETËR LOGORECI: HISTORI SHKODRANE NË FOTOGRAFI |
Publikuar më 03 korrik, 2020 në orën 21:39 ( ) |
Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë | |
|
|
Imazhi i trungut Logoreci jeton akoma në veprimtarinë për përparim kombëtar. Nipi i Mati Logorecit, Pjetër Logoreci në Vjenë dhe Fotoalbumi Historik me vlera kombëtare nga puna e tij 6 vjeçare në arkivat e Vjenës.
Pjetër Logoreci, pinjoll i familjes së madhe Logoreci, vazhdon traditën e shkëlqyer në shërbim të kulturës, artit dhe progresit kombëtar. Vjena, ku studiuan figura të njohura historike mes tyre edhe Logorecët, e ruan vazhdimësinë edhe në ditët tona nga pasardhësi i tyre, nipi i Mati Logorecit, Pjetër Logoreci. Të cilët një shekull ma parë, në Vjenë studiuen vëllezërit Kolë dhe Gjon Logoreci, i pari për ekonomi e financë dhe tjetri për agronomi.
Pjetri me lojën në skenën e Teatrit Popullor të Vjenës dha një shkëndi nga shkëlqimi i Aleksandër Moisiut një shekull më parë. Tani Pjetri krahas aktiviteteve të tij në institucionet e kulturës austiake, del me veprën e tij që është rezultat i kërkimeve të tij në arkivat austriake, të titulluar “Histori e Shkodrane në Fotografi“. Një album i mrekullueshëm e cilësorë i ndarë në 5 kapituj, duke filluar me Shkodrën, jetën, fasadat, personalitete e të përditëshmen e Shkodrës.
Në bisedën e tij, Logoreci, shprehë kënaqësinë e tij mbi hulumtimet e bëra në Arkivin e Shtetit Austriak, Arkivin e Bibliotekës Nacionale të Vjenës, Arkivin e Bashkisë së Vjenës, Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Vjenës dhe Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Gracit. Albumi i pasuruar me shumë foto të panjohura, që iu përkasin viteve 1908 deri 1916, është rezultat i një pune kërkimore 6-vjeçare. Çdo fotografi ka kartelën e vet, ku tregohet çfarë është, kush e ka bërë, kur është marrë dhe çfarë duket.
Veçohet kapitulli i dytë me fotografi nga pushtimi i Shkodres prej Malit të Zi, në të cilat pasqyrohet gjendja e mjerueshme e popullsisë, masakrat ndaj saj, plaqkitjet, vuajtjet në uri, bombardimi e shkatrrimi i qytetit nga pushtuesit. Në liber botohen fotografi nga skenat makabre, vrasjet, kufomat në këtë luftë për mbrojtjen e qytetit, ku çdo familje shkodrane kishte një person të mbetur në llogoret e Taraboshit në mbrojtje të territorit, dinjitetit dhe nderit shqiptar. Në bisedën me Pjetrin ai shprehet i emocionuar duke i ndjerë në shpirtë ato momente vuajtjesh për të cilat flasin aq shumë ato fotografi të kohës.
“Kur kam parë fotografinë e Portalit të Katerdrales së Shkodrës që mban emrin Shën Stefan, të njëjtë si Katedralja e Vjenës, kam mbetur i shtangur. Portali është një vepër arti, i punuar nga dora e Kolë Idromenos, me financimin e Austrisë e cila ka financuar edhe në ndërtimin Katedralës së Shkodrës. Për të shmangur abuzimet me financimet në ndërtimin e objekteve, konsullata austriake në Shkoder ka dokumentuar në fotografi të gjithë objektet e ngritura me këto donacione. Kështu gradualisht nga aty më lindi frymëzimi që të bëja një album për Shkodrën, edhe pse e dija që ishte vështirë, këkonte kohë, mund dhe shpenzime.”
Siç shihet nga dokumentet dhe fotografitë e panjohura që sjell libri, Idromeno kishte realizuar shumë vepra arti të cilat u dëmtuan në kohën e komunizmit, bie fjala tavani i Katerdrales i gdhendur me dru, shtatoret e ndryshme apo pikturat murale. Përveç Katedrales, Shkodren e stolisin dhe shumë fasada të njohura e madhështore siç ështe shetitorja kryesore e qytetit apo objekte të tjera disa prej të cilave u shkatërruan në kohën e komunizmit.
Shumë ndërtime të bukuar që ka Shkodra dalin të ideuara dhe të punuara nga Kolë Idromeneo, por edhe nga Gjergj Fishta dhe qyteti ju detyrohet shumë këtyre njerëzve, sidmos Idromenos. Logoreci shprehet i zhgënjyer nga indiferenca e pushtetarëve të Shkodrës dhe e shtetit, ndaj varrit të Idromenos apo të Marubit e një sërë personalitetesh të tjera, në varrezen e Rrmajit, që janë lënë të degraduara plotësisht. Këto emra të mëdhej të kulturës e shqiptarizmës janë kyçi i kulturës shkodrane dhe nuk duhen lënë në harresë, duhet të gjendet mundësia që objektet ku eshtrat e tyre prehen në amshim, të restaurohen.
Albumi është një kujtim me vlerë i një kohe të shkuar dhe homazh ndaj figurave madhore historike nga ajo periudhë. Është porosi për brezat që vijnë mbi nevojën e vlerësimit dhe respektit të luftës heroike për liri dhe progres kombëtar ku Shkodra është dalluar gjithnjë për aktivitetin e ndihmesen e saj në themelimin e kulturës e tabanit kombëtarë.
Promovimi i veprës pritet të mbahet në Vjenë sapo të krijohen kushtet normale nga pandemia. Secili mërgimtar ka nevojë ta ketë librin në bibliotekën e tij. Veprimtaria e Pjetër Logorecit në Vjenë është e vazhdueshme dhe me interes kombëtar. Vite më parë, ai ishte realizuesi i nxjerrjes dhe bartjes së eshtrave të Don Nikollë Kaçorrit, nënkryetarit të qeverisë së parë të Shqipërisë së pavarur të vitit 1912, e shpallur në Vlorë me kryetarin e saj të parë Ismail Qemalin.
Pjeter Logorecin e urojmë për veprën dhe i dëshirojmë atij sukses në hulumtimet e radhës.
Vjenë
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
400 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|