Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vallja e marrëzisë!
Publikuar më 28 korrik, 2020 në orën 03:36 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në vetmin e tij të natës së errët, ju duk sikur në kokën e tij të droguar nga hashashi trokiti një zë femre teksa e mallkonte, më more në qafë more Djall i zi. Kjo befasi e çastit ja shtoi dyshimin edhe më shumë se Bardhana kohëve të fundit nuk është ajo e para tre vitesh që e njihte Kadrush Karaxhi. E keqja ishte se ajo po i fliste me nervozizëm dhe po e gjuante shpesh me kungja e batuata fjalësh, ndërsa ai duronte e duronte… Dhe ashtu kalonte kohën kur ndodhej në shtëpin luksoze me të, duke e duruar.
I shkuan neper mendje ca mendime të liga mos dinte gjë për veprimtarin e tij të paligjshme në shpërndarje të drogës?! Mos ndoshta edhe ajo konsumonte drogë dhe ishte bërë viktim e drogës së tij?! I duhej të merrte guximin e të fliste me të, për ta ndaluar nga kjo rrugë pa krye. Bardhana ishte e bardhë në fytyrë s’e kishte prekur dielli, me një trup atleteje, me flokë të bardha sikur bora mejë maleve të Peshtrikut, fytyr të bukur me një hundë të drejtë si qiriri i pandezur, sy të mdhenj e të kaltër si urat e liqenit të Prespës, që shprehinin urtësinë.

Kadrushit mendja i ishte turbulluar, një ndjenjë e keqe ja shtrydhte shpirtin, tërë natën u ngatërrua në këto mendime dhe i duhej gjetur forca që ta zhgatërronte këtë lëmsh mendimesh prej fajtori. Më të dale rrezet e diellit të mëngjesit u zgjua edhe Bardhana, pas pak kohësh ata të dy u gjetën të ulur në tavolinën e kuzhinës për t’i pirë kafet e mëngjesit me nga një lugë mjalti të shtrenjtë. Në kulmin e mendimeve të ndrydhura që kishte ai pyeti? -Sikur ke një shqetësim. Më duket se nuk jeni e kënaqur në gjithë këto të mira materiale që kemi? Nuk besoj të kesh harruar si ishim para ca vitesh, ishim që të dy të varfër, tani i lumi Zotë na i ka dhënë gjithë këto të mira dhe jemi bërë të pasur. Kjo pasuri na përket vetëm ne të dyve! Ajo po e dëgjonte me vëmendje dhe në çast shpërtheu me zemërim nga ndërgjegja që kishte mbrenda vetës që po vlonte mbrenda shpirtit të saj të revoltuar. -Kadrush unë i dua njerëzit punëtor se edhe vetë jamë e tillë, por assesi nuk i dua matrapazët, i dua ata njerëz dhe i çmoj pafundësisht që janë pasuruar me djersën e ballit. Por, t’i si u pasurove pa punuar fare, prej nga gjithë kjo pasuri mbrenda pak vitesh?! Unë e di se kjo pasuri e fituar padjersë është e pandershme dhe e kam kuptuar para ca kohësh?!

-Çfarë flet, Bardhana, je në vete?!
-Flasë atë që e dëgjove dhe që është e vërtetë. Shiko në ç’varfëri jetojnë për rreth nesh njerëzit me familjet e tyre mezi sigurojnë ushqimet e nevojshme të jetesës një mujore, ndërsa ne harxhojmë para koti nga të sillemi, jetojmë në shtatë palë qejfe, prej nga të gjitha këto para me trego?! Ti sikur me ke thëne se ke një biznes të vogel, ke një dyqan mallrash ushqimore.

Atij ju ngatërruan edhe më mendimet, donte të fliste diçka. U ngrit nga karrika. Ju afrua asaj:
-Bardhana, t’i je gruaja ime, unë të dua, e gjithë kjo pasuri është e jona dhe nuk ke nevoj të dinë se nga ka ardhur?!
-Mendon more i paudhë se nuk e kam mësuar sesi ke arritur deri te kjo pasuri, po, po e di tashmë, më ka treguar një fqinje që e ke droguar t’i more i mallkuar, që je një shpërndarës dhe konsumues droge, shumicën e të rinjëve dhe të rejave në lagjën tonë i ke droguar, duke rënë të shkretët viktima në duart e tua. Për këtë kam vendosur të ndahem përgjithmonë nga jeta jote satanike, që sot do të iku në fshat te familja ime do të shkoj dhe u zhgreh në vaj.

Ai u zbeh kur dëgjoi fjalët e asaj që tri vite kishin bashkëjetuar në qytetin e Bardhanjetit në një jetë luksi. -Mos të lutem, -i foli më zë lutes Kadrushi. Të cilit edhe më shumë ju ngatërruan mendimet, ndërsa fytyra i ndërronte ngjyrë herë i skuqej e herë i dukej e verdhë si limoni.
-Eja të lutëm t’i shtrijmë dorën njëri tjetrit, se ky është një biznes fitimprurës pa marrë parasysh kush bie viktim i këtij biznesi të paligjshëm, eja dhe t’i bëhu pjesë e sojit tim, me që i paskeni mësuar nga fqinja të gjitha veprimët e punës time. Eja me mua? Ma jep fjalën se nuk do t’i tregosh askujt? Dëgjomë, jam i fuqishëm i kam korruptuar ata të pushtetit, policia s’ka ç’farë na bënë?! Ne udhëheqim këtë botë, ne jemi zezdita për ju të pafuqishmit? Kjo është jeta përplot udhëkryqesh që ju dërgojmë juve të pafuqishmit drejtë humnerës së pakthyeshme? Kjo është jeta e pafundme e sojit tonë deri në pakuptimësin totale të marrëzisë. Të ftoj të hidhesh në vallën e fuqisë sonë djallëzore, ose do të mbetësh në pafuqin e sojit tënd, ne jetojmë në dobsit e sojit tuaj prej të varfërish. E di fare mire se emrat e sojit tone të pashpirtë, janë të varrosur përjetësisht prej sojit tuaj të ndrshëm njerëzor.

Bardha për pak çaste nuk foli asnjë fjalë, nga faqet i rrëshqitën ca pika loti të ngrohtë. -Po, tashmë edhe emri yt u varros përgjithmonë nga zemra ime dhe soji im njerëzor. Edhe pse t’i po vazhdon të jetosh përkohësisht në sojin tënd të mallkuar që vallëzoni përkohësisht në vallen e djajve për t’ja zgjatur jetën marrëzisë në sojin tuaj prej Dreqi e të birit, ndaj edhe jeto me marrëzinë tënde deri në ditën e gjykimit!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 436 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi