Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Prej shtëpisë time s’kam ku shkoj!
Publikuar më 08 gusht, 2020 në orën 13:26 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para shumë vitesh në ditën e Shën Gjergjit, herët në mëngjesë Gala mori shtambat e doli të kroi i lagjës për të mbushur ujë. Në çast i ofrohet fqiu i saj Shtegtimi…, -erdha të kërkoj falje pse s’të erdha mbrëmë! -Më le duke të pritur more nalet, gjithë natën s’kam vë gjumë në sy, po t’i kushedi se ku ke qenë. Ndoshta të Shega, ndoshta të Bardha. S’di se ç’magji më ke bërë more i paudhë, më drithërohet trupi kur të kam afër. -Më prit sonte paramesnate do jem tek ti. Oh! vdeksha unë për ty, po s’të erdha sonte! -Të presë e deri atëherë si qiri do të tretëm. U skuq e tëra në dy faqet, e mezi e mbante vetën, kur u largua nga kroi, e mbante shpresa se nuk e ka parë, e as se ka dëgjuar kush?! Ashtu e veshur bukur ju duk se ja mori mendët dashnorit. Por, për fatin e saj të zi kunata Kreshta e kishte dëgjuar tërë këtë muhabet fshehur prapa murit. Ashtu e heshtur po i binte kokës me dy duar duke përshpëritur më vete… Ua, ua, çfarë grua të pacipë e të përdalë paska im vëlla!
Mendimi burri i Galës punonte roje natën në Kooperativën e fshatit Mugullim. Atë ditë kur po afrohej muzgu, qielli dukej disi i mërrolur, dukej se do të kishte të reshura gjatë natës? Gala pa errësimin që preku muret e shtëpisë dhe oborret e kusherinjëve të parë të të shoqit. Doli deri të dera e oborrit, dhe e përcolli për në punë me buzagaz të shoqin. Mbrapa shtëpisë në rrugën e kusherinjëve doli edhe Kreshta pa e vërejtur askush, dhe i tregoi të vllait me pikëllim të thellë, e më lotë për faqe, fill e për pe, muhabetin që e kishte dëgjuar të kroi i lagjës… Nga kjo që dëgjoi prej motrës ju duke se rrufetë e qiellit u zbrazën mbi të. E luti motrën të heshtë, e të duket para Galës sikur s’ka ndodhur asgjë ngase nesër kur të kthehej në shtëpi prej punës, do t’i mblidhte pleqtë e do të ndahej përgjithnji nga ajo bushtër! Gjatë rojës në Kooperativë ishte për të një natë e lemerishme e ushqenin mendime se sonte Gales dhe Shtegtimit fati do t’u lidhej nyje.

Ajo teveqelja paska patur sherrin sa bjeshka, po e tradhëtonte bashkëshortësin me atë lanetin e fshatit, që kushedi se si ja ka marrur mendët. Ai cipëtrashë sonte vjen si hajn të hyjë në shtartin e Galës, në shtartin ku unë u martova për të parën herë me të! Si more kështu ju ka pirë sorra mendtë. Ashtu i trallisur në mendime kishte hyrë në Plevicën përballë shtëpisë së tij të priste fqinjin, këtë pjellë të keqe që t’i vinte drejtë qilarit. Fytyrë është kjo. Për ta ruajtur nderin njeriu heq dorë nga lakmia. Për këtë grykëhollën e kam të mbushur. Të pafytyrëve do t’ia mbushi barkun barut. Një fjalë e urtë popullore thotë: -Një grua e keqe edhe një burrë delengji i marrin në qafë familje të tëra.
Ah, më duhet të shtjer pushkë për ta mbrojtur nderin, duhet të shtjer pushkë mbi atë që e doja së tepërmi. Ah, grua po më merrë në qafë mua, vetën dhe atë tjetrin. Ende pa u dhënë fund mendimeve të trishta, dëgjoi lehjet e qenëve, ashtu mbështeti grykëhollën në traun e drurit, duke marrë në thumb. Nëse sonte u shpëtojnë plumbave të pushkës u qoftë hallall jeta e mëtejme! Prej shtëpisë time s’kam ku shkoj. Pas pak çastësh lëvizi një njeri, e njohu fqinjin ai po afrohej drejtë qilarit, u hap dera doli me këmishë të bardhë e të gjatë, këmishë që e vishte ajo gjatë natës, dhe ra në përqafimin e dashnorit. Eh! Faqeziu dhe faqezeza duan të përlyejnë fatin tim! Oh, njëqind here jo...! E mori në thumb. Do t’ia qëlloj lulen e ballit. E paqin vetën në qafë...! Ja ngrehu këmbëzën grykëhollës kishte qëlluar. Mu në kokë. i vrari s’arriti dotë të bëj gëk as mëk me gojë.

Pastaj doli nga Plevica, edhe njëherë i mblodhi këmbëzën armës shtiu drejt e në trupin e Galës, aty pranë murit të shtëpisë së tij mbetën të shtrirë për tokë dy trupa njerëzish të pajetë.

Mendimi as edhe njëherë në jetëne tij s’kishte vrarë njeri. Përkundrazi i kishte urryer vrasësit, e në veçanti ata që ua shuajn jetën njerëzve. Fsahtarët, me të dëgjuar krismën e pushkës u alarmuan, pleqtë e fshatit u thanë fshatarëve të tyre se kjo krismë pushkë s’ishte për të mirë, Zoti e bëftë hair dhe u nisën drejtë shtëpisë së Mendimit, ç’të shohin aty dy njerëz të shtrirë për tokë që i kishte mbuluar gjaku, kishte ndodhur gjama, kishin ndodhur dy vrasje në oborrin e tij, u habit kur pa gjithë ata burra e gra, djem e vajza për të parë kush ishin të vrarët, pastaj pa edhe të motrën ju duk sikur të ishte e çmendur, teksa drejtohej drejt nga vëllai si e përhënur?! Ai kishte shtjerë pushkë mbi atë që e kishte dashur së tepërmi. E ajo ishte Gala gruaja e tij.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 381 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi