zjarri yt i heshtur
mbuluar nga hiri
në oxhakun e vjetër
dëshira heshtjesh djegur
largësi në kohë
brengë e rikthyer në fillim
kujtime të largëta shprushë
plagët e shpirtit tim
me pezmin që gërvishtë në grykë
me pezmin e zënë në gushë
futur thellë në lakun e kohës
futur deri në fyt
kohë që s’të harrojmë lehtë
kohë stuhish paralajmërojnë
në vijën e zjarrit
me gishtërinj të thyer
kur hapnim grykën e varrit
me dorën tonë
në gjoks peshuar
këngën e trimit
kujtimin e djalit
zjarr e barot
në faqet e tokës djeg
si dy pika e lotit
ne faqe mali përpjekë
si lum ti
i madh sa mali
djalë i tokës sonë
djalë fisi
me bardhësi plisi
bardhësi e papërsëritshme
as tani
nuk u përkule
pesëqind vite përpjekje
pesëqind lule
i mbolla faqeve të atdheut
nuk i shkule
as lulet
as zemrat e nënave
në vegimet e hyjnisë nuk u takuam më
shprehja alegorike mbi trupin tënd
kryqëzuar me relieve plagësh
plagë mbi hartat e atdheut
o zoti i madh
për të vdekur si ata
që jetojnë përjetësisht
të admirueshëm
burra që më nuk flasin
burra që shkëlqim e dashuri falin
vetëm ai nuk ka vdekur
me shikimin buzagaz
nga lendinë e lotëve të shohim
të shohim e s’mund të flasim
për ditë të takojmë
ti rritesh e nuk të njohim
përditë e më i madh
ngrirë në bronz
si lisi në mal
buzëqeshje ngrirë në fyt
Kosovë
unë jam
biri dhe ushtari yt
thuaje një këngë për mua
mos e mbajë në grykë
se vjen pranvera
e prapë do mbijë bari
unë biri yt Kosovë
unë ushtari
unë ai djali
23-10-2020
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38 LEGJENDA
Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39 (Gorki dhe Kadarea)
Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...