POPULLI BËNË DETYRËN, LIDERI KRIJON EPOKËN! |
Publikuar më 24 nntor, 2020 në orën 22:34 ( ) |
Opinion | |
|
|
Shumica në politikë është rregull, mundësi për veprim.
Është zbatim normash, përballje me konformizmin, tërheqje e udhëheqje për ti vu masat në veprim.
Është sakrificë, para se gjithash është sfidë, është besim.
Grupi orienton, ndërton shumicën. Brenda grupit është protagonisti, është lideri i cili gradualisht e venit grupin, e shkrinë në masën që po rritet.
Sasia është proporcion i zhdrejtë me kualitetin.
Lideri do ta mbajë perin e tërhequr për ta ekuilibruar parimin, zotim për ta afirmuar si vlerë e për ta realizuar si detyrë.
Në gjithë ndërtimin e rindërtimin , kauza është materia që ndërton skeletin, finesa i jep drejtim!
Kauza që forcon e rritë masën, fillon të zbehet përkrah me vonesën në realizim, duke kaluar pastaj në në retorikë pa vlerë, e cila pastaj gradualisht rrëzon paradigmën shumë më shpejtë e më lehtë se që është ndërtuar. Në procesin e dytë vije ndihma e pa ftuar nga kundërshtarët politik, e cila nuk të ofrohet në procesin e ndërtimit. Popullata edhe pse shpesh jashtë procesit e ka sensin për ti kuptuar, për ti vlerësuar e për ti mbështetur kauzat e drejta. Narracioni bosh, pa veprim sjell deprimim, luhatje në besim, gradualisht ose shpejtë, varësisht nga situata në spektrin e përgjithshëm politik e ekonomik, e humbë aktualitetin, fillon diku me vetëdije , diku pa vetëdije gërryeja e vetvetes në themel për tu shembur një ditë bashkë me kauzën.
Ata ma idealistët nuk duan ta besojnë realitetin për shkak të bindjes e dëshirës që kanë.
Kërkesa për bashkim tek shqiptarët është e vjetër sa ndarja. Ka jetuar e bashkëjetuar me breza, pa artikulim të organizuar. Prandaj kjo dëshirë përfitoi në dimensionin horizontal, u bë kërkesë e secilit individ, pa një thurje kolektive.
Disa e patën refleksin e mjaftuar për ta provokuar këtë ndjenjën sublime, për atë që me shekuj u mboll, me këngë e me shkrim, që u shtresua e u kalit brenda unit , pa pasur mundësinë e fuqizimit në një zë të përbashkët.
Pamë e po shohim gjithfarë lëvizjesh, e parti për bashkim. Vunë emra e dizajnuan emblema, valviten flamuj e bënë mitingje për fushata elektorale, pa u takuar asnjëherë bashkë, për ta diskutuar minimalisht këtë pikë të përbashkët programore.
Gjithë kjo shkon deri në nevojën për të mos festuar duke kënduar e vallëzuar me tupan, në Vlorë, Prishtinë e në Tiranë pavarësinë e një kombi të ndarë në gjashtë shtete, por duke manifestuar fortë për Bashkim, edhe aty ku, kaloj Isa boletini me shokë, për ti u bashkangjitur të tjerëve, për ta ngritur flamurin e për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë, nuk kishte kufi, në Morinë e në vendkalimet tjera në kufirin Shqiptaro- Shqiptar .
Është detyrë për të gjithë. Por, do të duhej që këtë proces ta organizojnë e ta udhëheqin ata që fituan përkrahje politike me shumicë me kauzën e Bashkimit të kombit!
Ata që ditën të na i prekin ndjenjat e të na i ringjallin ëndrrat të depresionuara për shkak të pushtimit e sundimit represiv të gjatë.
Bashkimi është vullnet e kërkesë popullore, është zgjidhja e vetme , pa alternativë, për ecje përpara si komb e si shoqëri.
Populli e bënë detyrën, Lideri krijon epokën, e bënë historinë.
Mbase dikush do ta bëjë.
Dr. Muhamet Aliu
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
281 herë
|
|
|
|
|
|
|