O SHQIPËRIA IME! |
Publikuar më 26 nntor, 2020 në orën 21:54 ( ) |
Fadil Shyti | Kulturë | |
|
|
.
ME TY NÉ SY!
Me ty, o Flakadan shekullor,
O, simboli ynë arbëror.
Për ty, djersën e derdhëm,
Me burime gjaku rrëke.
Heroizma, sa yjet,-për atdhe!
-Në burgje dhe në llogare,
U hodhën trimat dhe trimëreshat,
Pa frikë sakrifikuan,-ranë therorë!...
Për liri, barazi, drejtësi,
Për ty, o ATDHE!
Për ty, o Flamur madhështor.
O SHQIPËRIA IME!
(Histori jotja, me gëzime e hidhërime,-kushtuar, ditës së Flamurit Kuqezi, dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë)
RIBOTIM
Kur erdhi 28-ta, 1912-ta,
Në Shqipëri,-mori udhë drita-vërtetësi!
Kur erdhi 28-ta, 1912-ta,
U ngrit në këmbë shqiptaria,
Kur erdhi 28-ta, 1912-ta, Qemaili me Buletinin,
E ngritën lart, Flamurin në Vlorë,
Me krenari, para botës thirrën njerëzinë:
E mëvetësuam tonën, Shqipërinë!
Kur erdhi 28-ta, 1912-ta,
Evropa Plakë fallin e gjeografisë,-se hodhi kot,
“Hëna Osmane” dinakja vrastare, iku në Azi,
Shqiptarët, për 108 vite,-u rinuan, në gjak e lot!
Kur erdhi 28-ta, 1912-ta, vjeshtë me mbarësi,
E rrëmbeu, verë-dimërore, 13-ta, fatkeqësi!
Në trojet e Shqipërisë Etnike,
Jo! Kudo Dielli s´ngrohu me shkëlqesi!
Kështu, moj Shqipëria ime,
Me gëzime e hidhërime,-të kaliti jeta,
Ardhmëria për Ty,-shkruan Fitore,
Kur trojet tona,-të RIBASHKOHEN,
Me gjurmë-dashuritë e veta!
Të varrosen,-përjetësisht,
Tragjeditë e shkreta!...
O moj, Vlora Trime,
Motër e Dardanisë,
Me Lule bozhure-Flamure,
Krahët e besëlidhjes,-të Nënë Shqipërisë!
Urime moj, Jone trime, 108 vjetorin e Pavarësisë!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
319 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|