Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NDËRMJETËSIME LETRARE
Publikuar më 13 prill, 2021 në orën 22:06 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor Shefqet Dibrani

(Nga parathënia e librit)

Libri NDËRMJETËSIME LETRARE është një panoramë dhe një përzgjedhje shkrimesh kritike për krijimtarinë letrare të Arif Molliqit bërë nga studiues dhe kritikë të letërsisë ndër vite. Roli im në këtë libër është ndërmjetësimi në mes të asaj që ka botuar autori dhe ndërmjet atyre që kanë shkruar për veprat e tij.
Duke i përfshirë kritikat, recensionet dhe mbresat letrare në këtë libër kam arrirë ta konceptoj kritikën letrare si një ndërmjetësim letrar në mes të veprës dhe lexuesit. Edhe kritikat e përfshira këtu, edhe pse janë mbresa letrare të rastit e të çastit, pasqyrojnë vlerën e veprave dhe, së këndejmi, botëkuptimin e tyre kritik qoftë për veprën, qoftë për autorin e tyre. Pa dyshim, nëpërmjet këtyre vlerësimeve kam sajuar këtë interpretim kritik për krijimtarinë e Molliqit.

Përveç poezi dhe prozë, Molliqi ka botuar edhe dy drama, tre libra monografikë dhe një libër publicistik. Pjesën më të madhe të vështrimeve për librat e Arif Molliqit i gjeni në këtë bibliografi për të.

Po qe se kësaj game letrare ia shtojmë edhe fushën e publicistikës, të eseistikes letrare dhe shkrimet nga fusha e gazetarisë, që nuk përfshihen në këtë libër me përmbledhje shkrimesh, atëherë autori bëhet edhe më i dalluar, i veçantë dhe mjaft specifik.

Arif Molliqi ka kultivuar me përkushtim të gjitha llojet e shkrimeve letrare ani pse, shikuar nga prizmi i vështrimeve kritike bërë për veprat e tij, sikur krijohet përshtypja se ky autor më shumë është poet dhe prozator sesa i një lloji tjetër të shkrimit. Ndërsa ne mendojmë se s’kanë mbetur mbrapa as fushat e tjera 8 që e kanë bërë krijues më të kompletuar dhe mjaft të profilizuar.

Autori brenda librit i ka përfshirë edhe disa shkrime e kritike edhe nga: Majlinda Zorba, Mereme Llubani, Ali D. Jasiqi, Nebi Islami, Adem Gashi, Berat Dakaj, Halil Haxhosaj, Nimon Muqaj, Ndue Ukaj, Bilall Maliqi, Bukurie Bushati, Sadik Krasniqi, Dibran Demaku, Naim Kelmendi, Shaban Cakolli, Shyqyri Fejzo, Nue Oroshi, Albin Mehmeti, Alban H. Kodra, Adem Lushaj, Laureta Miftari.

Shefqet Dibrani

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 1,236 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi