LËVIZJA KULTURORE E DRAMËS SHQIPE NË ILIRIDË |
Publikuar më 20 prill, 2009 në orën 17:18 ( ) |
Kulturë | |
|
|
Kujtesë e paharruar nga takimi me heroin Jusuf Gërvalla, i cili saktësisht para 30-vjetësh me rastin e shfaqjes se dramave shqipe, theksoi:
”Dramat qe u shfaqen permes R T V-se Shkupi ishin historike per shqiptaret ne Maqedoni”. - Heroi Jusuf Gervalla, prill 1979.
Pamje filmike nga drama”Kthimi”, shfaqur në seri nga T V-Shkupi
Aktorët: - Betim Buxhaku. Bekim Pocesta, Kastriot Dika dhe Besa Ostreni (vajza e gjeneral Gëzim Ostreni)
Shruan: Lirim Begu-Jegeni
Gezim me të madh se muaji prill i vitit 1979 s’ kemi pas. Atë vit per të parën erë, permes R T V-Shkupi, tri drama te pergatitura nga nxenesit e shkolles tetevjecare te Dibres, gjashte jave rresht, ne seri u shfaqen permes rrjetit televiziv dhe ne tere ekranin televiziv jepej NJOFTIMI:
Sazan Egriu ne rolin e mësuesit, në dramën ”Kthimi”
- Tri drama ne seri te pergatitura nga prof. I. Egriu. Regjia: Ahmet Jakupi
Ishin ato vite kur pushtetaret e atëhershëm maqedonomedhenj fare pak i realizonin te drejtat e shqiptareve, megjithe se me Kushtetuten e vitit ‘74 popullsia shqiptare trajtohej si element konstituiv, pra, shqiptaret de jure kishin te drejtë në perdorimin Flamurin kombetar dhe te gjuhes shqipe ne adminstratë. Ne programin televiziv shqiptareve u mundesohej vetem se 30 min. qe te transmetojne emisionin e lajmeve ”Ditari” ne gjuhen shqipe, kurse çdo te diel ne kohezgjatje prej 15 min jepej Emisioni per femije ne gjuhen shqipe. Në gazetën ”Rilindja” të datës 20 korrik 1980, ndër të tjera, poeti dhe gazetari-Halit Basha, shkruan:-Gjatë viteve 1978 /79,’79/ 80 e 80/81, në Shkollën tetëvjeçare të qytetit, filloi një aktivitet i dendur i Seksionit të dramës shqipe. Në këtë Seksion, prof. I. Egriu kish grumbulluar rreth 80 fëmijë, të cilët i ka ndarë në disa grupe dhe, gjatë dimrit kur s’kishte nxemje në shkollë, provat i kryente në shtëpinë e tij.
Rolin më të dalluar, prof. I. Egriu e luajti në dramën ”Nita” të Josip Relës,
qe e realizoi SH K A ”Liman Kaba” dhe, nga regjisori i permendur Sasha Markus, ne garat republikane e federrative, ne Koçan, u vleresua si aktori me i mire se bashku me aktoren Lejla Basha.
Në pyetjen e gazetarit, si arrish të punosh me kaq grupe?-Ai thotë:
- Nuk është lehtë, gjithsesi. Por, interesimi tek fëmijët për të luajtur në pjesë teatrore është i madh. Ndaj, bëj pak më shumë punë, por e bëj këtë me dëshirë,sepse kështu u bëhet e mundshme fëmijëve të dalin në skenë dhe të shprehin talentin e tyre..Nga ky aktivitet me nxënës dobitë janë të shumta. Së pari, vogëlushët shfrytëzojnë aktivisht kohën e lirë, mandej, puna e këtillë shton dashurinë ndaj artit skenik, zbulon talentë të rinj, mundëson që fëmijët të dalin para publikut, të dallohen, e kjo është një kënaqësi, si për ta ashtu edhe për prindërit. Kjo ka rëndësi të veçantë edhe për zhvillimin e memories tek fëmijët, leximit e përvetësimit artistik të tekstit letrar, poashtu edhe për zhvillimin estetik e të logjikës së shëndoshë dhe personalitetit të fëmijës në përgjithësi. - Halit Basha
NGA TAKIMI ME HEROIN JUSUF GERVALLA
S’e harroj kurrë takimin në zyrën e gazetës ”Flaka”me heroin Jusuf Gervalla. Shoku im i femijerise, dr.Sami Ibrahimi, ish redaktor i te vetmes reviste letrare “Jehona”, te cilit ia dergova per botim nje punim timin me titull:
”Historiku i dramaturgjise shqipe”papritmas tek dera u paraqit heroi Jusuf, te cilin deri atehere nuk e njihja. Ai, nga dera pasi beri nje pershendetje, shoku im Samiu iu drejtua:-Shoku Jusuf, urdhero hyn dhe te njoftohesh me prof. I. Egriun nga Dibra. Ai, pa pritmas m’u leshua ne perqafim e tha:
“Dramat shqipe qe u shfaqen përmes RTV-Shkupi qene historike per popullin shqiptar”-Mendova se mu ndal fryma kur e degjova ate vleresim. Çka the,iu drejtova une.Po, tha ai, mandej vazhdoi: Per here te pare, nga mbarimi i luftes qe ky pushtet lejoi shfaqjen e dramave ne gjuhen shqipe. S’e zgjati shume e me pyeti se sa femije kam dhe, kur mesoi se Zoti m’i ka dhuruar 4, ai duartrokiti e tha:-Kosova ka nevoje per luftetare! Pas dhjete minuta, u ndame me heroin Jusuf Gervalla, te cilin nuk e njihja, por pas atentatit te kryer nga ana e krimineleve te U D B-se serbosllave, me 17 janar te v.1982 mesova se kush kish qene veprimtari, Jusuf Gervalla. Kete takim me heroin Jusuf Gervalla s’do ta harroj kurre.Me njohtoi, z.Egriu gjate bisedes me te.
Jo vetem dibranet, por dhe mbare popullata shqiptare, ane e kand Ilirides, s’e harrojne muajin prill te vitit’79 kur per te paren here,ne gjashte seri ne Emisionin per femije ne gjuhen shqipe u shfaqen tri drama:”Kthimi”,” Te fala nga fshati” dhe ”Camaroku i gjyshit”.Me çfare interesimi ndiqeshin dramat:
Diteve te diela, ora 9 e 15 min. rrugeve te qytetit s’mund te takoje njeri. Te gjithe qendronim prane ekraneve televizive dhe me vemendje te posacme pritnim shfaqjen e tyre. Me te gezuar ishin femijet,vecanerisht ata te ciklit te larte shkollor,te cilet gjate kohes kur i shikonin moshatret e tyre,thonin:
- Ja Bekimi, ja Besa, ja Sazani, ja Kastrioti ! Kurse pas mbarimit te seciles epizode, ne rruge apo ne ndeje degjonim komente nga nxenes e prinder:
- U kenaqem dhe dashte Zoti qe sa me shpesh t’i shohim femijet tane permes rrjetit televiziv!-Te gjitha keto mbresa e komente i degjova nga qytetaret e mi dibrane.
Vlen te permend se keto drama i shikonim si student edhe ne Prishtine, sepse emisionet ne gjuhen shqipe te R T V -Shkupit përcilleshin edhe ne hapësirën e Kosoves, ku jehona e dramave shqipe ishte shume e madhe. Pra, edhe Partia Demokratike Kombetare e shqiptareve ne Maqedoni e vlereson larte rolin e Levizjes kulturore te dramaturgjise shqipe te viteve 80-ta edhe nga aspekti i saj patriotik, sepse ka lene gjurme te thella e te pa kontestueshme ne kujtesen e shqiptareve edhe ne kete drejtim.
Me rastin e Pervjetorit te shfaqjes se dramave shqipe, zhvilluam nje bisede telefonike me z. I. Egriu, i cili ne pyetjen tone te parashtruar se ç’kishte me thene rreth dramave qe u transmetuan permes R T V-Shkupi, ai u pergjigj:
Se pari ju falënderoj qe me perkushtim jeni duke shkruar per Pervjetorin e shfaqjes se dramave shqipe gjate vteve te 80-ta ne Iliride, Z. Lirim, une zakonisht deklaroj se asgje s’kam punuar, asgje s’kam vepruar, por s’mundem kurre te harroj shfaqjen e tri dramave ne seri permes rrjetit televiziv. Them keshtu, duke qene se per mua, ai qe gezimi dhe shperblimi me i madh ne jeten time, aq pak sa kam mund te bej per popullin tone te shtypur e okupuar. Kete
e deshmoi dhe heroi yne i pavdekshem, Jusuf Gervalla.
Lirim JEGENI - kryetar i Partise Demokratike Kombëtare - Dega ne Dibër
Pamje skenike nga drama”Ditëlindja”-autor: I. Egriu
Për nder të kremtes së Madhe, 28 Nëntori, Ditës së Flamurit e të Pavarësisë sonë kombëtare, nxënësit më të dalluar të gjimnazit-Dibër, në regjinë e Arben Jajagës, skenarist: Rrezeart Rusi, efektet e muzikës: - Burhan Balla; përgatitën dhe shfaqën disa herë para nxënësve e qytetarëve dibranë, dramën me temë bashkëkohore ”Ditëlindja”, e cila , për aktrimin, mishërimin në rolet e tyre dhe mesazhin, që ua ofron të rinjve kjo dramë rreth shmangies së përdorimit të drogës, alkoolit e duhanit, u mirëprit me interes e duartrokit je nga nxënësit dhe qytetarët dibranë.
Me respekt, Rrezeart Rusi-Dibër |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 33 vizitorë |
Lexuar:
3,564 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|