Reagim - Manastiri i Deçanit |
Publikuar më 24 shtator, 2009 në orën 01:41 ( ) |
Lajme | |
|
|
R e a g i m
Lidhur me gllabërimin e tokave të shqiptarëve dhe ndërtimet pa leje të Sava Janjiqit në territorin e ish-fabrikës së Bletarisë
Mos bëni pazar pa hanxhiun!
Është e ditur botërisht se kisha ortodokse serbe është njëra ndër tri shtyllat kryesore të shtetit serb, që i ka nxitur dhe mbështetur forcat nacional-shoviniste serbe për të bërë krime, gjenocid dhe spastrim etnik mbi popullin shqiptar të Kosovës e më gjerë, por edhe mbi popujt tjerë joserbë në hapësirat e ish-Jugosllavisë gjatë dekadës së fundit të shekullit XX. Njëjtë veproi edhe kleri i manastirit të Deçanit, i cili veçanërisht gjatë luftës (1998/1999) e lëshoi rrugën e Zotit dhe iu bashkëngjit projekteve gjenocidiale të strukturave paramilitare, ushtarake dhe policore serbe që vepronin në Deçan me rrethinë, duke i përkrahur e duke i bekuar krimet e tyre dhe duke u bërë çerdhe e njësive paramilitare të Arkanit, Sheshelit, Legijas, Frenki Simatoviqit e kriminelëve të tjerë, në vend se të vihej në mbrojtje të popullatës vendase shqiptare, ashtu siç janë vënë gjithmonë gjatë shekujve shqiptarët në mbrojtje të pakicës serbe, malazeze dhe të tjerëve sa herë e ka kërkuar nevoja, duke i mbrojtur edhe me jetën dhe gjakun e vet.
Edhe pas luftës, kleri ortodoks i manastirit të Deçanit e ka shëndrruar manastirin në një qerthull ku trillohen dhe lansohen dezinformata të të gjitha llojeve, bëhen montime të ndryshme dhe veprime luftënxitëse, me qëllim të eskalimit të situatës.
Ky institucion që do të duhej të merrej me punët e fesë, ka dhjetë vjet që nuk e respekton Kuvendin Komunal të Deçanit, por as ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Është bërë pengesa kryesore e zhvillimit të komunës, duke ua zënë frymën të gjitha projekteve zhvillimore të kësaj komune. Më herët ishte bërë pengesë për ndalimin e rrugës që shpie në pjesët turistike dhe atraktive në Bjeshkët e komunës sonë, por edhe pengues për projektin e asfaltimit dhe të ndërtimit të rrugës rajonale Deçan-Plavë, projekti i të cilës është miratuar në kuadër të projekteve për integrimet rajonale.
Zyrtarët e manastirit të Deçanit, në krye me Sava Janjiqin, kanë uzurpuar një pjesë të konsiderueshme të pronave përreth manastirit, të cilat kurrë, në asnjë kohë nuk kanë qenë pjesë as pronë e kësaj kishe, por pronë e private e banorëve dhe pronë shoqërore e komunës së Deçanit. Aty kanë bërë ndërtime pa leje, duke e rrethuar me muri të gurit territorin e uzurpuar, madje duke i shkelur edhe marrëveshjet dhe rregullat e UNESCO-s për këtë monument kulturor.
Sava Janjiqi dhe zyrtarët tjerë të këtij manastiri, po vazhdojnë t’i zbatojnë urdhrat e radikalëve serbë, të ish-strukturave të shërbimeve të KOS-it ushtarak dhe të DB-së, politikanëve luftënxitës serbë, duke vazhduar me provokimin e radhës ndaj qytetarëve të Deçanit me rrethinë. Kokë më vete pa e pyetur askënd kanë filluar ndërtimin e paligjshëm të murit rrethues në pronat që nuk janë as nuk kanë qenë kurrë të manastirit, me çka konsiderojmë se kanë bërë shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të postit zyrtar. Me këtë rast kanë shkaktuar nxitje të urrejtjes ndëretnike, ndërfetare dhe tjetërsim të etnisë kulturore.
Dihet se kompleksi kulturor i manastirit të Deçanit, paraqet trashëgiminë kulturore të shqiptarëve të kësaj treve gjatë shekujve. Objekti i manastirit është i ndërtuar në pronën e Haka Kuçit të Deçanit. Si i tillë figuron edhe në dokumentet kishtare - në krisobulat e Deçanit. Vendi përreth manastirit të Deçanit, ku shtrihet tash “zona e rëndësisë së veçantë”- eksterritorialiteti, është treva më e pasur arkeologjike pellazgo-iliro-shqiptare në këtë anë. Elementi serb në mesjetën e vonshme e veçanërisht në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe XX fillon mbulimin dhe shkatërrimin e këtyre gjurmëve të kulturës mijëvjeçare shqiptare. Diskriminimi ndaj kulturës, arkeologjisë, faktografisë historike po vazhdon edhe sot nën cytjen e Sava Janjiqit, i cili me veprimet e tij më shumë përngjet në punëtor sigurimi e polic se sa në zyrtar fetar.
Banorët shqiptarë të kësaj treve e kanë ruajtur dhe kanë sakrifikuar shumë ndër shekuj për ta mbrojtur këtë monument nga dëmtimet dhe shkatërrimet, si ato të kohës si të faktorit njeri.
Për këtë arsye dhe të tjerat që dihen, kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve për ndërtimin e murit rrethues në pronat jashtë manastirit dhe në pjesën e ish-fabrikës së Bletarisë, të hiqet pjesa e ndërtuar e murit dhe të lihen anash projektet e ndërtimit të mureve që i japin manastirit pamjen e një BURGU e jo të një monumenti kulturor. Mjaft më me uzurpime të paligjshme, mjaft më me getoizimin e banorëve të kësaj treve në emër të shantazheve politike! Ne kemi qenë dhe jemi për respektimin e të drejtave të të gjithëve. Kjo është vërejtur, është respektuar edhe toleranca ndërfetare, objektet e kultit fetar dhe të drejtat njerëzore. Kjo çka po ndodhë me Sava Janjiqin dhe ndërtimin e murit është e tepërt dhe nuk është e pranueshme, dhe poqe se vazhdohet ky ndërtim do të këtë protesta, përkeqësim të situatës dhe prishje të raporteve të këtushme.
Ky nuk është ndonjë kërcënim formal por është ultimatum, që kompetentët të ndërmarrin hapa konkretë lidhur me rastin, në të kundërtën nuk mbajmë përgjegjësi për eskalimin e situatës.
Kryetari i Degës së OVL të UÇK-së,
Kolonel Abdyl Mushkolaj
Deçan, me 23 Shtator 2009 |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 41 vizitorë |
Lexuar:
3,992 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete |
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25 Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush... |
K O M U N I K A T Ë |
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59 SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA”
K O M U N I K A T... |
Marrëveshja Kosovë-Serbi |
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59 Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt... |
më shumë nga - Lajme » |
|
|
|
|
|