UASHINGTON- Një zbulim rekord. Në një konferencë të titulluar “Drejt tokave të tjera” protagonistët e projektit HARPS (High Accuracy Radial Velocità Planet Search) kanë deklaruar se kanë zbuluar plot 32 planete të reja ekstra solare, që sillen rreth yjeve të tjera të galaktikës tonë Rruga e Qumështit: Janë të gjithë më të mëdhenj se Toka, dhe asnjë i banueshëm. Projekti nisi 5 vjet më parë nën drejtimin e Michel Mayor të Osservatorit të Xhenevës dhe në të janë përfshirë nja 20 astronaut europianë.
Celësi i suksesit ishte një instrument i instaluar në teleskopin 3.6 metra të ESO-s (European Southern Observatory) i cili vepron në La Silla në Kili. Bëhet fjalë për një spetroskop me një rezolucion ekstremisht preciz me të cilën shkencëtarët kanë matur lëvizjet e vogla ( para dhe pas) të shkaktuara nga rrotullimi i planetëve, duke arritur të marrin një variacion të shpejtësisë deri në 3. 5 km në orë.
Me HARPS studiuesit kanë zbuluar prezencën e 75 planeteve në një hark kohor prej 5 vitesh në 30 sisteme planetare të ndryshme, në rreth 400 planete ekstrasolare të zbulura deri tani nga të gjithë studiuesit e astronomisë. Identikiti i planeteve janë komplet të ndryshme: Nga planete pak më të mëdhenj se Toka, në gjigandë me madhësi disa herë më të madh se e Jupiterit, i cili vetw wshtw 318 herw mw i madh se planeti Tokw
“Këto vëzhgime i kanë certifikuar astronomëve ekzistencën e planeteve të shumtë dhe të ndryshëm që ndodhen rreth yjeve të largët duke na ndihmuar të shpjegojmë më mirë formimin e sistemit solar i cili fillimisht bazohej vetëm në sistemin tonë “ vëren Nuno Santos, i grupit të kërkuesve. Grupi ka paralajmëruar dhe zbulime të reja.
|