Policia shpërndan tifozët e Olympique Marseille me gaz lotsjellës në afërsi të stacionit të trenit Saint Charles në Marsejë. Tifozët e Olympique Marseille dhe Paris St Germain janë përleshur të dielën, pasi ndeshja ndërmjet skuadrave të tyre është shtyre, sepse tre lojtarë të PSG janë diagnostikuar me gripin H1N1. Ndërkohë, të gjithë lojtarët e ekipit nga kryeqyteti i Francës janë futur në karantinë për verifikuar nëse ka edhe ndonjë rast tjetër me këtë virus. Foto: Reuters
|