njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e Shqipërisë Natyrale të copëtuar dhe në diasporë: Gëzuar Festat e Nëntorit!
Bazament i këtyre festave është Dita e Flamurit Kombëtar!
Nga ata që mendojnë esëll, nga që e ndiejnë veten shqiptar dhe që e ndiejnë erën e gjakut të derdhur brez pas brezi, çdo herë në mbrojtje të tërësisë së Shqipërisë Natyrale, kjo Ditë e krenarisë tonë kombëtare, me të drejt konsiderohet Krye-festë jona. Të tjerat ditë përkujtimore, qofshin ato të karakterit shtetërorë, fetarë, ndërkombëtar, kanë rëndësinë e vetë por nuk e kanë forcën e jehonës së 28 Nëntorit...
Data 28 nëntor ngërthen në vete:
Përvjetorin ngritjes së Flamurit të Kastriotëve në Krujën e çliruar nga pushtuesit otoman;
Përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Natyrale;
Përvjetori i daljes publike të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës;
Datëlindja e Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari .
Mallkuar qofshin të gjithë ata që duke u thirr në votën e popullit e miratuan ligjin, në bazë të cilit kjo ditë u hoq nga kalendari i festave të shtetit, kinse të pavarur të Kosovës, duke e radhitur ne një nivel me “ndonjë kujtesë etnike-monumentale”. Çka është edhe më keq, po rritet numri i përfaqësuesve “besnik” të votës së popullit, që këtë festë tonën kombëtare, po e radhisin si festë të një shteti tjetër. Edhe në këtë përvjetor dëgjojmë nga këta sojsëz të thonë sa për sy e faqe dhe për ndonjë votë më tepër, se ne kosovarët jemi i të njëjtit komb me ata të Shqipërisë londineze, por në as edhe një rast nuk e thonë se na kanë nda dhunshëm dhe duhet të bëjmë përpjekjet e duhura për t’u ribashkuar! Bile, këta sojsëzë krekosen se janë të vendosur për të zbatuar “Kushtetutën e Kosovës”. Vërtetë, në këtë kushtetutë të cilës iu bë amin në parlamentin e Kosovës, pa e marrë për bazë mendimin e popullit, parashihet se Kosova mund të bashkohet ne një të ardhme me të gjitha shtetet e Evropës, në kuadër të BE, por me Shqipërinë londineze kurrsesi.
Do të doja që këto festa të na shërbejnë, si nxitje për të bashkuar potencialin mendor, material dhe veprues përreth Flamurit, me një dëshirë dhe një qëllim, që të punojmë shumë më tepër dhe me vetëmohim, për shërimin sa më të shpejt dhe përfundimtar, të plagëve që ju shkaktuan dhe që vazhdojnë t’u shkaktohen kufijve të Atmëmdheut tonë të vetëm-Shqipërisë Natyrale, nga kafshimet e hegjemonistëve shovinist sllavo-grek!
T’u bashkohemi radhëve të atyre atëmemëdhetarve, të cilët mendojnë e veprojnë shqip dhe me vetëmohim për përmbushjen e plotë të Amanetit të Dëshmorëve të Kombit
Sejdi Veseli
Me 27 nëntor 2009
|