Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
RISI E STRATEGJISË SË RE – VJETËRSIA E SAJ!
Publikuar më 20 janar, 2010 në orën 22:28 ( ) Avni Klinaku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(“Nuk ka asgjë më të lehtë se sa ta gënjesh atë i cili ka dëshirë të gënjehet”)

Pasi që njeriu ta ketë lexuar strategjinë e re për veriun e Kosovës të përfaqësuesit ndërkombëtar të zyrës civile, z. Piter Feith, nuk mund të mos ndalet e të mendojë: a thua përfaqësuesit e faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë të jenë kaq injorantë?! Apo mos ndoshta ata për vete janë të zgjuar dhe e dinë se çka janë duke kërkuar nga situata, por po na konsiderojnë ne injorantë!? Deri te këto përfundime të çon pashmangshmërisht analiza e zhvillimit të situatës së deritashme në veri të Kosovës dhe strategjia më e “re” për zgjidhjen e saj.

Në strategjinë e re për veriun nuk ka asgjë të re! Aty janë të përshkruar tezat e vjetruara e të përsëritura tash e dhjetë vjet! Tezat e vjetruara e të pasuksesshme! Qasje e njëjtë ndaj problemit! Dinamikë e njëjtë! Metoda të njëjta pune! Katër shtyllat në të cilat është bazuar strategjia e re janë konsumuar e stërvjetruar me kohë.
1) “Komunë e re e Mitrovicës veriore”,
2) “zgjedhje lokale në Leposaviq në bazë të kornizës ligjore të Kosovës”,
3) “strukturat paralele do të margjinalizohen dhe Zyra e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës do të mbyllet”,
4) “EULEX-i do ta forcojë praninë e vet në tërë pjesën veriore të Kosovës dhe do ta forcojë në mënyrë të dukshme sundimin e ligjit”,
janë këto katër shtyllat e strategjisë së re të cilat ne i kemi dëgjuar mijëra herë, deri në monotoni! Këtu nuk ka asgjë të re!
Për më tepër, edhe strategjia e vjetër për veriun, e pasqyruar besnikërisht në të renë është e ndërtuar mbi tri premisa të gabuara, të cilat nuk të japin asnjë mundësi për sukses. Së pari, sipas strategjisë së re dhe të vjetër nuk paska çështje të pazgjidhur shqiptare, së dyti, me pavarësinë e Kosovës paska marrë fund çështja shqiptaro-serbe, pavarësisht Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e veriut të Kosovës, kurse Kosova mbetet tokë e askujt dhe, së treti, çështja e qytetit të Mitrovicës e fshatrave përreth paska mundësi të zgjidhet pa marrë parasysh faktin se nga ato troje janë shpërngulur dhjetëra mijëra shqiptarë dhe në pronat e tyre janë vendosur uzurpatorët serbë. Kështu nuk zgjidhet asgjë! Kështu vetëm sa komplikohet problemi e nxiten edhe më tepër ambiciet shoviniste serbe e njëherësh ruhen e forcohen edhe tensionet ndëretnike.
Mirëpo, kur faktorët ndërkombëtarë na e shesin një strategji të tillë si të re ata nuk janë fare injorantë dhe e dinë shumë mirë çka janë duke kërkuar nga situata në krejt Kosovën e sidomos në veri të saj. Ata nuk e konsiderojnë as popullin injorant. Por ata e kanë kuptuar shumë mirë se qeveria e dizajnuar nga vetë ata është e aftë që për shkak të privilegjeve që i gëzon nga pushteti të shtiret si injorante. Prandaj strategjia e vjetër shitet si strategji e re.

Prishtinë, 18.1.2010


Avni KLINAKU
Kryetar i Lëvizjes për Bashkim
avniklinaku@levizjaperbashkim.com


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avni Klinaku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 22 vizitorë
Lexuar: 2,268 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi