Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ÇFARË PO NDODHË ME ÇËSHTJEN SHQIPTARE?!
Publikuar më 14 shkurt, 2010 në orën 19:29 ( ) Xhemil ZEQIRI | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fillimisht, shtroj pyetjen; çfarë po ndodhë me shqiptarët në ish-Repupliken jugosllave të Maqedonisë? Kjo pyetje ka qenë dhe po bëhet gjithnjë e më aktuale prej pavarësisë së këtij shteti artificial.

-Dihet mirëfilli se gjatë sundimit të ashtuqujtur socialist në atë sistem të dhunës e të mashtrimit; -shqiptarët kishin pak të drejta dhe ato të drejta iu garantoheshin me kushtetutë, dhe ishte e keqja se, në praktikë ato të drejta kurrë nuk u realizuan, dhe në fakt ndaj shqiptarëve pushteti titist shvillonte një politikë të shtypjes e të diskriminimit në të gjitha sferat e jetës .

Me pranimin e pavarësisë dhe me ndërrimin e kushtetutës “demokratike”, shqiptarët i humbën të gjitha ato të drejta dhe nga trajtimi shumicë ; që në fakt ishin, sipas politikës maqedonase u bën “brenda natës” minoritet.

-Këto ndryshime ndodhën dhe për shkak ndërrimit të sistemit politik dhe të situatave të krijuara në Kosovë dhe në Shqipërinë Nënë.

Përpjekjet e luftës ilegale, që udhëhiqeshin nga organizatat ilegale shqiptare me në krye shtetin shqiptar, para viteve 90-ta, objektivat politike ishin që, shqiptarët si hap i parë drejt lirisë dhe ribashkimit të tyre të barazoheshin me popujt tjerë në ish-Jugosllavi, Ballkan dhe Evropë, në aspektet nacionale, ekonomike, politike, ushtarake e të tjera fusha të jetës.

Këto përpjekje u përkrahën zyrtarisht pa rezerva nga shteti amë.

Siç theksova më lart, me ndryshimin e sistemit në rajonin tonë ndryshuan dhe kërkesat e drejta të shqiptarëve dhe ndryshuan dhe format e kërkesave të tyre. Pas shumë vitesh, natyrisht që u bë e domosdoshme dhe ndryshimi i kësaj lufte.

Vendin e kërkesave për barazi nacionale,; sociale, ekonomike , ushtarake e të jera që i shërbejnë përparimit dhe zhvillimit tonë, këto kërkesa u zëvendësuan me kërkesat e një lufte ideologjike, sipas orekseve dhe llojeve të partishmërisë, pastaj sipas ideologjisë e orekseve të sekteve fetare , konsideroj që, pikërisht këtu qëndron e gjithë fatkeqsia jonë që politikanët shqiptarë, pavetdijshëm apo pa dashje ranë në grackat e armiqve tanë shekullorë. Dhe, natyrisht tani jemi dëshmitarë të kohës se si po zhvillohen ngjarjet, në dëm të çështjes sonë gjithëkombëtare.

-Pra, përçarjet partiake në trojet tona, të nxitura nga politikanët që ishin shkolluar në shkollën e Kumrovcit i devjuan kërkesat tona.

...Dhe, e tërë filozofia e tyre dinake qe: të injorohen kërkesat e drejta gjithëkombëtare dhe të kalohet në kërkesa të tjera sekundare, siç janë integrimi ballkaniko-evropian e të tjera...

Dhe , i tërë potenciali i kësaj lufte u drejtua kundër partive e grupimeve politike brenda-shqiptare dhe jemi dëshmitarë se këto marrëzira po ndodhin deri sot: -ja, PD-ja dhe PS-ja, në Shqipërinë administrative, PDK-ja, me AAK- në Kosovë, dhe PDSH-ja, kundër BDI-së, në Maqedoni. Pra, e keqja qëndron në faktin se, partitë shqiptare nuk po merren me zgjidhjen e çështjes shqiptare, por me ngatërrimin edhe më tej të kësaj çështjeje apo me cinizëm tiranik; po përpiqen për harrimin e saj. Dihet mirëfilli se të tëra këto probleme i krijuan dhe po i krijojnë liderët politikë dje “në krye” me I. Rugovën, kurse tani me në krye -të pakrye të Sali Berishës.

-Kemi ardhur në gjendje të tillë që, edhe pas tri luftërave të zhvilluara ne shqiptarët nuk arritëm dot që të vendosim një politikë të drejtë gjithëkombëtare.

Por, megjithatë jam i shtrënguar të theksojë që, faji kryesor i kësaj politike të prapë anti-kombtare duhet të kërkohet në shtetin amë-Shqiperinë , sepse, që prej kur u formua PD- ja nga Sali Berisha shqiptarët janë në konflikt n´mes veti e jo me pushtuesit e tokave tona. Mjerisht, po këtë rrugë të pakrye e ka ndjekur kurdoherë dhe “rahmetlia” , Ibrahim Rugova me LDK-n e “famshme” të tij; po këtë rrugë po e ndjekin tani dhe pasuesit e tij. Duke bërë këtë, i kanë bërë dhe janë duke iu bërë shërbime të mëdha Serbisë dhe shteteve të tjera sllave. Pa dashur këtu t´i rehabilitoj as t´i mbrojë as kundërshtarët e tyre “opozitarë”, apo aleancistë.

Mendoj se, pa u ndryshuar situata në Shqipëri, në favorin e shqiptarëve drejt unitetit brenda-shqiptar; nuk do të ndryshojnë as situatat e konflikteve partiake dhe fetare ndër-shqiptare.

I druaj më së keqes sepse, nuk po kanë të ndalë këto konflikte ideologjike; partiake dhe fetare dhe mund marrin përmasa të paparashikuara që bartin në vete rreziqe të mëdha për Shqipërinë Etnike.

-Me këtë rast po e theksoj një shembull: këtë ashtuquajtur, “pavarësi” e Kosovës, nuk po e njohin as kështu siç është e gjymtuar siç është , gjithë ato shtete me fe islame , për faktin se siç gjykojnë ata: -sepse, ne jemi miq me amerikanët dhe evropianët , pra jemi aleatë me anti-islamistët; kurse, në anën tjetër Israeli nuk e njeh Kosovën, duke na quajtur ne shqiptarëve fundementaistë islamikë, e të tjera pengesa të ngjashme po kemi ne, si komb.

Ja, pra sa keq na ka zhytur kjo politikë aspak e menqur e politikanëve të sotëm.

Për t´u përmirësuar e për të marrë së mbari kjo politikë, që deri tani është me atribute të errëta antikombëtare; që, qe njëzetë vjet po udhëhiqet nga këto parti që përmendëm më lart doemos duhet t´ua bëjmë ADN- n, pra, t´ua kontrollojm gjakun e liderëve politikë , sepse sipas mendimit tim –këtu, nuk është dicka në rregull...

-Ndonëse, për këtë jam i vetëdijshëm se është ca e vëshirë të bëhet sepse, Shqiperinë tani po e sundon me mashtrime e dhunë mafia e klanit të Zemunit dhe e klanit të Fazlliqit, për të cilin pa hezituar Saloja e thotë hapur se e kam mik.

-Ndërsa, njëkohësisht nuk ngurron t´ i kërcënon opozitarët që edhe ju keni lidhje biznesi me të...

Ndërsa, si pasojë e kësaj maskarade politike, kudo në trojet tona etnike, UNMIK-u dhe EULEX-i, si miq të përbetuar të Serbisë, po sundojnë poashtu me mashtrime e dhunë në Kosovë.

Prandaj, kombi ka mbetur realisht-fatkeqësisht, pa një udhëheqje të fuqishme që do ta drejtonte drejt fitoreve dhe përparimit e ribashkimit të shtetit shqiptar.

Një opozitë të fuqishme shikuar nga aspekti i aspiratave gjithëkombëtare, konsideroj se, padyshim është Lëvizja Vetëvendosje; mirëpo nëse kjo lëvizje vizionare dhe sypatrembur nuk do ta ketë përkrahjen e duhur të të gjithë shqitparëve, mund të themi se, sot o nesër çështjen shqiptare po e merr lumi.

Kur i shtojmë kësaj plus politikën anti-shqiptare, ekperimentale kinse globaliste ballkanike dhe më tej...-që “aleatët besnikë” evropianë e kanë për qëllim vetëm shkatërrimin e kombit më të lashtë dhe njëkohëisht më të ri në Evropë.

-Por, tani e shtroj pyetjen që secilit shqiptar atdhetar; duhet t´ia vret ndërgjegjen: a mund ta durojmë gjatë këtë gjëmë që po i kanoset kombit tonë?! A mund të mos bëjmë diçka të mirë për atë të uruar Shqipëri-siç thoshin rilinësit tanë të mëdhenj?!

O, sot o kurrë!
Atdheu në rrezik!

Kopenhagë 10 shkurt 2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhemil ZEQIRI
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 1,033 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi