Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lulja e kujtimit e Gerd Muller
Publikuar më 23 shkurt, 2010 në orën 15:44 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një histori e pazakontë dashurie në kufijtë e të pabesueshmes. E rrallë për atë kohë, por edhe me një personazh nga më të njohurit e futbollit botëror. Gerd Muller, një nga yjet e futbollit gjerman, nuk e kishte menduar asnjëherë se në vendin më të izoluar të Ballkanit do të njihej me vajzën që ia trazoi gjithmonë jetën.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada, historia e dashurisë së futbollistit gjerman me vajzën krejtësisht të panjohur shqiptare, diku në ambientet e brendshme të hotel “Dajti”, vazhdon të përmendet edhe tani. Një gazetë periferike në perëndim të Francës përmend faktin se ylli gjerman, “makina e golave dhe tmerri i vërtetë i portave kundërshtare, ishte i trazuar nga dashuria për një vajzë të vendeve nga Lindja, të cilën e kishte njohur sapo kishte shkelur në kryeqytet. Iu mohua kjo dashuri jo nga e saponjohura, por nga shteti komunist”.

Gerd Muller, një futbollist krejt i ri dhe i konsideruar si një nga talentet e së ardhmes gjermane, ka mbërritur në Shqipëri në vitin 1967. Nuk dihet se pse Helmut, Shëni i Madh, trajner i përfaqësueses, në atë takim përballë modestes shqiptare që drejtohej nga i madhi Loro Boriçi, nuk e aktivizoi Mullerin.

Por, nuk i ka ardhur keq që nuk ka qenë në fushë. Mbase aty në stol, ndërsa topi lëvizte në hapësirat e fushës, ka pasur mundësi të përjetonte një tjetër ndjenjë, pas njohjes e takimit me një vajzë shqiptare, e cila ia ka robëruar zemrën djaloshare.

Në vend që të mendonte për skema ku mund të kalonte topi që të gjente rrugën e rrjetës së portës, me siguri mendonte e thurte plane e skema njëkohësisht për të siguruar, qoftë edhe në një moment të vetëm, takimin që e tundonte dhe po e sfiliste me vajzën që i kishte hyrë tashmë në ëndrrat e tij.

Në vitin 1971, Gjermania Perëndimore rikthehet në tokën shqiptare. Këtë herë, pa Shënin e Madh, por me përforcime serioze për të realizuar objektivin e vet. Ekipi shqiptar, nga ana tjetër, mendon për të. Për neutralizim total. Njërit prej mbrojtësve tanë më me emër të asaj kohe, Bujar Canit, i ngarkohet detyra ta ndalojë Mullerin.

Madje, për shkëmbim, “rregullimin e biografisë” pas kësaj. Gjë që nuk ndodhi në fushë. I “përhumburi” Gerd deri në minutat kur loja po shkonte drejt fundit në baraspeshë, në një sparkadë në krahun e majtë të portës, gjysmë i shtrirë ka devijuar dhe i ka ndryshuar drejtimin topit për ta përplasur në rrjetë. Mbase edhe për t’i kujtuar vajzës shqiptare, e cila duhej të ishte pas ekranit, se ishte një futbollist i madh dhe e meritonte një vend në zemrën e saj.

Pas kësaj, ekipi gjerman u kthye triumfues në hotel “Dajti”. Hoteli atë mbrëmje patjetër ka rezervuar për dashnorin-futbollist një çast tjetër magjik. Nuk dihet nëse kishte rënë në sy të tyre historia e gjermanit me vajzën e hotelit deri në atë çast, por dihet mirë se pas largimit të ekipit gjerman, në tavolinat e Sigurimi të Shtetit dhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe ishte zbardhur romanca e dashurisë së Gerd Mullerit, nëntë herë “Këpuca e Artë e Europës”.

Mund të jetë bërë edhe objekt bisedimi në njerëz të veçantë të Byrosë Politike, që kishin në varësi Ministrinë e Brendshëm dhe Sigurimin. Mulleri, ndërsa po largohej nga Rinasi është ndjerë keq shpirtërisht, edhe pse u kishte dhënë shokëve të ekipit tri pikë të çmuara, pasi kishte lënë diçka nga vetja, atje në mes të Tiranës. Kishte mundur dhe ishte mundur. Kishte mundur ekipin shqiptar dhe ishte mundur nga një vajzë shqiptare.

Fati, me sa duket, po e dënonte. Ekipi nacional nuk po bënte pjesë më në grupe me shqiptarët. Çështje shorti. Kur ishte duke luajtur për një kohë përtej Atlantikut me ekipe amerikane, mëson se skuadra e HJK Helsinki do luante përballë Flamurtarit. Iu duk se pa një dritë në fund të tunelit të dashurisë. Këtë herë nuk mund që ta humbte këtë shans. Ishte viti 1985, kur kishte vdekur edhe diktatori shqiptar.

Gerd Muller, i vendosur në skemën e tij, hyn në tentativa dhe arrin t’u mbushë mendjen drejtuesve të ekipit finlandez të udhëtojë drejt Tiranës. Ishte i sigurt që vajza e zemrës e priste atje. Shtypi sportiv i ditës në Europë publikon pikërisht qëllimin e vizitës së yllit të futbollit në Shqipëri, ndoshta i dogji kartat dashnorit të përvëluar. Në Tiranë ishte gatuar mosardhja, pasi figuronte në skedat e Sigurimit. Ky futbollist i madh me magjinë e këmbëve kish rrëmbyer zemrat e shqiptarëve, por nuk kishte mundur të bëhej dhëndri i tyre. Kjo ishte një goditje e madhe për njeriun-gol.

Franc Bekenbauer e afroi me dashurisë e tij të parë, topin magjik. Atje ku është edhe sot. Tashmë i është afruar moshës së tretë, por shtypi europian nuk i ka kursyer asnjëherë kronikat rozë për historinë e dashurisë me vajzën nga Tirana. Po kush ishte vajza që i prishi ëndrrat dhe e bëri që të vuajë legjendën e futbollit, Gerd Muller? Kronikat që e kanë ndjekur këtë histori dashurie do ta quanin me emrin Hojna. Ish-punonjës të hotelit nuk pranojnë ta kenë njohur me këtë emër.

Muleri kështu e ka njohur dhe takuar në vitin 1967, dhe katër vite me pas. Ta ketë gënjyer vajza për emrin e vërtetë për shkak të frikës, apo ylli i Kombëtares gjermane e ka prezantuar me këtë emër për të njëjtin shkak, duke e ruajtur të fshehtë në muret e zemrës së tij? Dilemat janë për t’u zgjidhur.

Pas shumë vitesh, atëherë kur u rrëzuan muret dhe komunizmi ra si një dinozaur prej letre, të paktën këtë herë nuk kishte kush t’i pengonte zemrat e lidhura në një dashuri gati të përjetshme.

A erdhi dhe e shkeli tokën shqiptare Mulleri në kërkim të asaj që kishte humbur 33 vjet më parë? Ai nuk është prononcuar më. Aq më tepër që të flasë për të shkuarën e jetës së tij. Kjo mbetet ende enigmë, të tjerat dihen tashmë. Gazeta franceze “Sud West” e ripohon sërish këto ditë këtë të fshehtë të Gerd Muller, pa e caktuar vendin e vajzës së ëndrrave të trazuara e dashurisë fluide të legjendës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 3,696 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve t...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e me...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi