EMIN KRASNIQI ME ZEMËR ÇELIKU |
Publikuar më 03 tetor, 2010 në orën 19:01 ( ) |
Të ndryshme | |
|
|
I dashur dhe shumë i nderuar shoku dhe vëllau ynë i shtrenjtë Emin Krasniqi!
Të dashur shokë, miq dhe të afërm të Emin Krasniqit!
Në këmbë, Emin Krasniqi, ulur,Mustafa Gara, Ismet Sylejmani,
Nijazi Korça Mbrëmja e sontme është më shumë se darkë që e shtron për ne e për shëndetin e tij, Emin Krasniqi.
Është më shumë se kafe që na ka ftuar për të pirë i madhi Emin Krasniqi.
Të nderuar të pranishëm,
pse jemi tubuar sonte këtu?
Jemi sonte këtu sepse Emin Krasniqi është operuar në zemër dhe operacionin e ka kaluar me sukses.
Kush prej atdhetarëve ka besuar se burrat dhe shokët si Emin Krasniqi,do të arrijnë të dalin të gjallë nga kazamatet jugosllave e do të shpëtonin nga lufta e gjatë çlirimtare dhe do të vijë koha e të dorëzohen para mantelbardhëve?!
Lajmi se Emin Krasniqi është sëmurë rëndë dhe është dërguar në gjendje të rëndë shendetësore për operacion urgjent në Turqi,na kishte shokuar të gjithëve, dhe jo vetëm kaq. Por një numër i shokëve ishim në gjendje të rëndë dhe në pikllim të thellë.
Ishim të vetëdijshëm se shoku ynë i madh dhe shumë i qëndrueshëm,që nuk jepej lehtë përpara asgjëje,kësaj radhe nuk e kishte të lehtë.
Aktiviteti i madh i atdhetarit të devotshëm Emin Krasniqi në luftën për çlirimin e Kosovës dhe lufta e Tij me armë në duar në radhët e të lavdishmës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por edhe ushtrimi i shumë funksioneve me përgjegjësi pas luftës e deri te ky që është sot zv.ministër i Transporteve dhe Telekomunikacionit, na e shtonte akoma më shumë mërzinë për humbjen eventuale të këtij burri të madh të popullit dhe Atdheut tonë.
Frigoheshim dhe me shumë të drejtë, se atë që nuk e kishte përjetuar dhe përballuar nëpër qelitë e burgjeve të ndryshme të ish-jugosllavisë nga torturat e shumta të xhelatëve dhe kriminelëve serb e veglave të tyre shqiptare, të cilët ia kishin dëshiruar çdo të keqe të mundshme, do ta gjente tani pas çlirimit e pavarësisë së Kosovës.
Por Baci i UÇK-së së Karadakut dhe i gjithë Kosovës na dëshmoi edhe një herë se e ka zemrën e madhe, e cila me gjithë vuajtjet e mëdha që i ka përjetuar, dhembjet e vrasjeve të shokëve dhe masakrat mbi popullin shqiptar që e kanë tronditur, ajo edhe pas operacionit po dëshmon se do të vazhdojë të qëndrojë e pamposhtur, sepse është e llojit të zemrës së atdhetarit të madh si të Metush Krasniqit, se është vazhduese e denjë e zemrave të mëdha që kanë rrahur në krahërorët e mëdhenj të Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Zija Shemsiut e të shumë emrave të lavdishëm të luftës për liri e pavarësi të Kosovës.
I nderuar Emin Krasniqi!
Faleminderit që na ke ftuar në darkë e kafe. Të urojmë që të jetosh gjatë,shumë gjatë. Dhe zemra të të funksionojë ashtu siç është më së miri, siç do të dëshironim ne të gjithë e siç e din dhe e don edhe profesionalisht, miku juaj Dr. Azizi.
Ne besojmë te dëshira dhe vullneti yt i madh për jetë dhe punë të palodhur në shërbim të Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e së cilës ke bërë dhe ke dhënë shumë.
Të uroj jetë të gjatë i dashur shok she vëlla Emin Krasniqi.
Urojmë që zemra jote e madhe të jetë e fortë ashti siç ka qenë gjithmonë, si çeliku.
Me shumë rrespekt, Ismet Sylejmani
29.09.2010, Prishtinë
(Fjalë e lexuar në darken e shtruar në restaurantin”Villa Park” në lagjen Mat të Prishtinës nga Emin Krasniqi me rstin e daljës së tij nga spitali turk, në të cilin është operuar në zemër).
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 48 vizitorë |
Lexuar:
3,914 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|