Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SQARIM RRETH REAGIMIT TË IBRAHIM XHEMAJLIT, LIDHUR ME INTERVISTËN TIME DHËNË SHOKUT TIM, FADIL SHYTIT!
Publikuar më 13 tetor, 2010 në orën 01:05 ( ) Xhemil ZEQIRI | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në reagimin e tij më 7 shtator 2010, botuar në faqen rtvzik.com, z. Ibrahim Xhemajli, që në fillim të reagimit paraqitet tendencioz dhe me keqardhje mund të konstatoj edhe disi cinik. Them kështu, sepse vet titulli I reagimit me baza tejet jo realiste e pasqyron këtë përpjekje disfatiste për faktin, që reaguesi në vend se të reagonte duke iu referuar fakteve të paraqitura si kundërshtuese ndaj meje; ai deklarohet, se unë Xhemil Zeqiri i paskam dhënë intervistë shokut tim, Fadil Shytit, kjo sipas “kandarit” dritëshkurtër “të mëhallës”, del kinse, mua nuk më paska intervistuar kurrë askush tjetër përveç shokut tim, - për të cilin s´kam çfarë të shtoj më tepër se njoftimin që: Fadil Shyti, nuk më ka intervistuar mua në cilësinë e shokut të tij, por më ka intervistuar në bazë të meritave që ai - ka menduar se i kam; në përpjekjet tona për të bërë diçka të mirë për Shqipërinë duke i demaskuar elementët reaksionarë, në radhët e të cilëve nuk je Ti, o i tremburi “prej hijes” tënde o, I. Xhemalji. Por, kujdes se me këtë revan që e ke marrë ti dhe suita jote e PDK-së, me apo pa qëllime, me apo pa njohuri të duhura politike - “strategjia” juaj po në atë hulli të zezë e të qullët shpie!

-Pleqtë tanë të urtë, kur kuvendonin dikur në odat tona thoshin se: “Kur shenjëtarët gjuajnë shenjë, duhet pasur kujdes të mos dilet në ballë tek poligoni, sepse mund të të merr ndonjë plumb”.

Nuk kam dashur të merrem me ty, për faktin se nuk ishe në shënjestër të kritikave tona për veprimtarinë tënde diversive, përkundrazi, kisha respekt për veprimtarinë tënde në atdhe edhe si ish-i burgosur politik, të kam respektuar dhe të kam ndihmuar për më tepër sesa e paske merituar. Kështu po mendoj, sepse ti me të arritur këtu në Danimarkë, unë mora vesh nga shokët e LPK-së, se ishe njëri nga kuadrot e LPK-së, në Zvicër. Pa ngurruar dhe i bindur se po bëja një punë të mirë duke e ofruar pranë shokëve tanë danezë një veprimtar, pastaj duke të emëruar si redaktor i radios së “Zëri i Kosovës”, vendosa të organizoj Komitetin “Miqtë e Kosovës”. Në fakt miqtë tanë ngurronin, sepse nuk të njihnin, mirëpo unë I sigurova ata, për ty - bile, kjo u bë në praninë tënde. Është e logjikshme që në këto raste kur kemi ca keqkuptime, më mirë se, të vjellim vrer kot së koti; konsideroj që më e ndershme do të jetë të dalim me fakte konkrete, duke iu qasur mospajtimeve. Kur e kemi fjalën tek ndihmat dhe pengesat që ishin dikur në mesin tonë; vërtet, jam i kënaqur, që nga ana ime mbisundojnë vetëm elementet pozitive; ndërsa, mua edhe pse për shumë vite i kam mbajtur në heshtje; tani më kujtohen fort mirë; dhe tani më duhet doemos të ta them se, ti ishe jo rrallëherë sabotues I heshtur, kujtoj këtu në veçanti se, duke qenë në Konferencën Ballkanike, kur bëre aq shumë zhurmë për asgjë, me rastin e përfaqësimit të Muhamet Kelmendit, në atë Konference, e pastaj të dështimit të vizitës së tij në Danimarkë. Më tej, ishte tejet e pakuptimtë dhe qëllimkeqe sjellja jote, kur ti, atëbotë, si një pionier i llastuar hidhëroheshe kot së koti prej meje, ndërsa kur unë i organizoja konferencat etj, ti ishe aty, e shihje aktivitetin tim dhe, o sa keq; të paska munduar xhelozia dhe më ke injoruar për aq sa ke mundur e ditur!…

Ti, z. Ibrahim Xhemajli ke shkruar: “Duke kërkuar ndjesë për mos modesti po e filloj këtë reagim duke cituar një pasus të një letreje të veprimtarit Xh. Idrizit dërguar personalisht Xhemil Zeqirit, ” Ti si çdo herë ke zili ndaj të tjerëve, andaj dhe nuk ke dëshirë ta pranosh një realitet, siç e ke edhe zakon të tregohesh si njeri ”supermen” që ka aftësi ta organizojë komunitetin. Kur ti paske këtë aftësi për të bërë organizime të tilla, atëherë pse ti kurrë nuk ke qenë bartës i këtyre organizimeve ose më mirë me thënë, pse kjo popullatë kurrë nuk të ka zgjedhur ty ose nuk ta ka dhënë legjitimitetin? Ti, a ia ke bërë ndonjëherë këtë pyetje vetes? I vetmi person që mund të mburret për çdo herë … se ka bërë organizime kombëtare është vetëm një njeri dhe ai është Ibrahim Xhemajli. Por Ibrahimi kurrë nuk është mburrë dhe nuk ka dal të thotë se si ai i ka bërë të gjitha, por çdo herë ka thënë se bashkë me shokët i kemi bërë organizimet. Një njeri i kalibrit të Ibrahim Xhemajlit mund ta organizojë dhe mos ta përçajë këtë komunitet”!!!
Lidhur me këtë “iso” që ty t´u paska gjetur si ushtë mbrojtëse nga pikëpamjet personale të Xh. Idrizit, për këtë të “zbulim” epokal, po të përgjigjem me sa vijon:

Fillimisht, dua t´i njoftoj lexuesit e nderuar, që letrën e dërguar prej Xh.Idrizit, fillimisht, e kam marrë unë; atë letër ta kam dërguar ty, pastaj jemi marrë vesh, që të mos e publikojmë për faktin që Idrizi më akuzonte padrejtësisht si spiun, bile, bile, sikur Fondi Vendlindja Thërret” paska dashur të më dënonte si njeri i dyshimtë. Natyrisht, kjo më revoltoi dhe dëshiroja të dija për burimet e pista të asaj maskarade se, nga i ka rrjedhimet… Për më tepër, kur atëbotë po veproja në vrullin më të madh se kurrë, në dobi të UÇK-së, përkrah Ibrahim Kelmendit, Bardhyl Mahmutit, Jashar Salihut.

- Pra, duke dashur të dija burimin e atyre akuzave – gënjeshtare, t´u drejtova ty. Pasi e mora sigurinë prej teje se, nuk do ta publikoja kurrë- ashtu, në besë ta dërgova letrën. Por, ja që edhe kjo”besë” jotja ra përtokë!

Pa dijeninë time ke botuar pjesë nga letra, ku ai të lëvdon ty dhe më akuzon mua se, ”populli s´më paska zgjedhur ”, -i botove, pa çka se e shkele besën, kjo sipas teje, nuk paska fare rëndësi…

Po tani, po të shtroj një pyetje, pavarësisht, se e di që nuk e ke forcën as kurajën të më përgjigjesh lehtë: a e din ti z. Xhemajli se kurdoherë që, kur ne shqiptarët kishim veprimtari si demonstrata, konferenca,e të tjera në dobi të atdheut, kurdoherë, aty kanë qenë të pranishëm njerëz të politikës, të artit dhe të kulturës, pa harruar të ta kujtoj, se të gjithë a ishin të ftuar nga unë?

-Me këtë rast gjithashtu, dua të të përkujtoj se, edhe ti fort mirë e dije se, të gjithë udhëheqësit politikë të Shqipërisë Etnike, që ishin vërtetë, në përpjekje për liri, -por, madje, madje edhe disa që, këtë respekt nuk e meritonin, sepse ato përpjekje nuk i kishin me seriozitet; (pacifistët);- pra të gjithë i kam ndihmuar dhe njëkohësisht, i kam kundërshtuar, kur e shihja se punët tona po shkonin keq dhe ashtu kuturu, në rrugë të pakrye!

Ndihmat e mia ndaj tyre i kam fokusuar në veçanti nga dy aspekte: -nga aspekti më i domosdoshëm për të krijuar lidhjet me qarqet politike, kulturore dhe shkencore këtu dhe, nga aspekti aq shumë i domosdoshëm, ai, financiar.

Këtë të fundit e kam bërë herë-herë me ndihmat e miqve danezë, por edhe duke u angazhuar personalisht.
Unë, kurdoherë kisha tendenca të theksuara për ta bashkuar komunitetin shqiptar.

Veprimtarët e mëdhenj të çështjes shqiptare si: Adem Demaçin, i cili erdhi për herë të parë në Danimarkë, e bëri debatin e famshëm në parlamentin danez; kjo ka qenë në fillim të viteve 90-ta, -kjo ka qenë nismë imja në bashkëpunim me miqtë danezë. Por, juve iu ftova që të bashkoheshim e jo të ekspozohesha i vetmuar si pusi i pafund…

-Pastaj, po kështu kam vepruar kur erdhën këtu; Hajrullah Gorani, (atëherë Kryetar i Sindikatave të Kosovës), Arbër Xhaferi, Driton Lajçin – në emër të Unionit të Pavarur të Studentëve të Prishtinës, Arben Xhaferin, Xhafer Shatri e të tjerë…
Nuk e din, apo nuk donë ta kujtosh, që nuk ka gazetë në Danimarkë, që nuk ka bërë intervista apo nuk i ka botuar reagimet e mia ndaj sojit të sllavëve që bënin politikë antishqiptare në shtypin danez, në shumë artikuj të tyre jam cituar sipas qëndrimeve të mia - që, tani publikisht po dihen, mbase për këtë kam botuar tri libra politike.
Kujtoj këtu, rastin më të errët dhe njëkohësisht më të ndritur për mua, kur shtypi i djathtist, konkretisht gazeta ”BT”, shkroi se ”UÇK-ja është organizatë ushtarake terroriste dhe narkomane”, atëherë, pa ngurruar menjëherë dola me mbrojtjen, se ”UÇK-ja nuk është ushtri terroriste, por është ushtri çlirimtare, që përbëhet nga djem e cuca të kombit shqiptar; -e, sa i përket financimit, vetëm unë, këto ditë i kam dhënë 20.000 korona daneze për një muaj, sepse duam që të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga okupatorët”.

Kur shkrova më lartë se jam injoruar nga Këshilli i LPK-së, mund t´i ketë shkuar mendja dikujt se, po shprehem kot së koti: por, ja vetëm një fakt ndër ato shumë fakte të tjera që ju të Këshillit i keni bërë: - kur një delegacion danez ishte në Kosovë në fillim të viteve 90-ta, kujtoj, ishte delegacioni i parë parlamentar, studiues të universitetit dhe ca gazetarë të udhëhequr nga kryetari i grupit parlamentar të partisë konservatore daneze Vigo Fisher, që atëbotë e kishin pushtetin.
Unë me familjen time i nderova me përcjellje dhe më pastaj, kur u kthyen i prita me lule në aeroport me vetëm pesë pionierë; - të cilët mezi i binda të dalin atje, sepse “nuk kishte fëmijë shqiptarë, që prindërit e tyre i lejonin lehtë të vinin atje. Mirëpo, me atë rast ngjau një befasi që mora materialet, intervistat etj., për ato që kishte bërë delegacioni, -po ato ditë Këshilli ”famshëm” i LPK-së, organizoi një darkë për delegacionin në fjalë.
I mblodhën lekët për darkën, i caktuan pjesëmarrësit kush do ishin të pranishëm, mirëpo, për ”habi”, unë nuk u ftova – komedia allë politike, qëndronte si shtyllë turpi aty se ata nuk e dinin kush kishte qenë në delegacion dhe më kërkuan mua që t´i ftoja miqtë danezë; por, pastaj në vetëdijen time, ia bëra pyetjen vetit: -si të shkoja e t´i ftoja ata, kur unë nuk isha i ftuar në darkë; as nuk do të isha i pranishëm-pastaj?!!!

Fort i habitur nga kjo marrëzi e tyre ”koprracie” iu fola atyre ”shokëve bujarë”, se si mund t´i ftoja miqtë danezë, kur aty nuk jam i pranishëm dhe për më tepër, si mund t´i prisni ju ata, kur asnjërin prej tyre nuk i njihni?!
…Dhe, i shpotita: Do t´ju them danezëve, ejani e hani darkën me njerëz të panjohur!!! Pastaj u kthjelluan dhe u detyruan të më ftojnë në darkë!... Z. Ibrahim Xhemajli, si duket ti paske kujtuar të mbrohesh si Don Kishoti nga armiqtë e paqenë! Konkretisht, nga asnjë sulm imi ndaj teje; -apo paske kujtuar se shpëton ”nderin” e humbur, sikur i mbyturi që mbahet pas një fije kashte, kur me kënaqësi e paske cituar letrën e Xh. Idrizit. Jo, ore zotërinjë!

Vlerësimi i Xhemil Idrizit aspak nuk më shqetëson kur të gjithë shqiptarët e dinë, se çfarë peshe ka veprimtaria e atij burri që e paska marrë mundimin të më vlerësoj mua. Njëkohësisht, për mua e dinë jo vetëm shqiptarët, por edhe danezët çfarë përpjekjesh kam bërë për Shqipërinë tone të dashur.
Për ”avokatin” tënd të tanishëm, po të kujtoj vetëm rastin, që po ky Idrizi dikur ishte sulmues-prokurori yt. Shpresoj, nuk të ka humbur kujtesa për kërcënimin e Xh. Idrizit: ”Do t´ju djegë me 10 litra benzinë juve stafin dhe redaksinë tuaj, - i cili i revoltuar për ”gafin” tuaj, që për 50 korona daneze iu mashtroi një turkoman i quajtur, “Haxhi” Shabani, duke e porositur një këngë turke në radion që ti ishe redaktor, pastaj, ju jeni përçarë…


-Kur shkrova në fillim të shkrimit, se ke shprehur një cinizëm, faktet i kam dhe për këto tendenca krejt të pakuptimta, kinse mua më paskan lënë pa legjitimet, element si ti, Idrizi e të tjerë, si ju.

Jo, ore zotërinjë!

Mos kujtoni se më bëni të mërzitem për gjepura të tilla si këto; sepse legjitimitetin për të qenë ”Në ballë dhe tek këmbët e këtij populli” -siç do të thoshte i madhi Jusuf Gërvalla, në radhë të parë më ka dhënë puna ime shumëvjeçare, përkushtimi i pandërprerë për të arritur në cakun ku jemi nisur ajo armatë e madhe e liridashësve të vërtetë. E, këtë pastaj e vërtetojnë me shkrimet dhe deklaratat e tyre, të cilat edhe mua më kanë inkurajuar; i madhi atdhetar, Adem Demaçi, Hulusi Hako, Dritëro Agolli, Hysni Milloshi, Beqir Berisha, Zaim Beqiri, Hajrullah Gorani, Hakif Bajrami, Ramadan Pllana, Shaqir Shaqiri, Shqiptar Oseku, dhe krejt natyrshëm ka respekt të veçantë, siç e thekson edhe ti, o shkretan dhe ”shoku Fadil Shyti”!!!

Prandaj, do të ishte naivitet i paskajshëm, që mua edhe shokëve të mi, të na e njihnin legjitimitetin ata që për vite të tëra herë hapur e herë maskuar me të gjitha format, -pa i zgjedhur mjetet na kanë penguar me apo pa vetëdije; në rrugën e lirisë dhe të ribashkimit kombëtar.

Duke vijuar më tej në jermin e tij propagandistik kundër meje midis tjerash z. I. Xhemajli shkruan: ”Në intervistën e 22.07. 2010 Xhemil Zeqiri pretendon se e ka organizuar vizitën e kryeministrit Thaçi në Danimarkë. Kjo edhe pse nuk është e vërtetë nuk është shkaku i reagimit tim, por shpifje, trillim dhe shtrembërimi i fakteve me qëllim të ofendimit të personalitetit tim”!!!

-Ke shkruar me pompozitet pastaj se: ”Jo vetem gënjeshtër por maskarallëk i llojit të vet është shpjegimi i tij, duke shtrembëruar faktet në lidhje me idenë e realizimit të vizitës së Thaçit në Danimarkë kinse ai i paska telefonuar dr Shaqir Shaqirit etj etj”…

-Sa i përket organizimit të H. Thaçit në Danimarkë, mbetem sërish i patundur në qëndrimet e mia se isha nismëtar, që kjo vizitë të bëhej me sukses. E pranoj faktin që kur kam shkruar për telefonatën time me Ibrahim Kelmendin me Hashim Thaçin dhe Bilall Sherifin për këtë vizitë kam folur me telefon të Ibrahim Kelmendit; kam mundur të bëja një ”lapsus” do të thosha, sepse Ibrahim Kelmendi me shokë, (ka mundësi të ishte në Tiranë, Zvicër apo në Austri, kur po bisedoja në celularin e tij), -kurse, unë kam menduar se po flas me të nga Kopenhaga në Bochum të Gjermanisë.

-Se, kisha apo jo ndikim tek organet daneze më së miri e sqaron letra e Shaqir Shaqirit (lexoje letrën me kujdes-se, çfarë shkruan ish-përgjegjësi i Zyrës së Republikës së Kosovës, me seli në Stokholm). Mirëpo, pikërisht kur thua për hir të së vërtetës-pikërisht, atëherë ti i ikë asaj.

Ndërsa, kur ke shkruar se: ”Për hir të së vërtetës sqaroj se: ”Meqë kryeministri Thaçi (pas marrëveshjes së Rambujes) ishte në një turne vizitash të suksesshme në vendet perëndimore dhe duke vërejtur reflektimin pozitiv të këtyre takimeve i telefonava përfaqsuesit të qeverisë së Kosovës në Skandinavi Dr Shaqir Shaqirit. Ne biseduam se nëse kërkesën do ta bënte Dr.Shaqir Shaqiri, gjasat për një përgjigje pozitive, nga qeveria daneze, do të ishin reale. Dr Shaqiri reagoi menjëherë dhe shumë shpejt mori përgjigje pozitive. Kështuqë kryeministri Thaçi erdhi në Danimarkë dhe u takua me kryeministrin danez, Poul Nyrup Rasmussen, ministrin e punëve të jashtme, Niels Helveg Petersen dhe ministrin e punëve të brendshme, Thorkild Simonsen”!!!.
- Kjo nuk qëndron hiç e vërtetë!

- Sepse nuk është aspak e ndershme të pretendosh t´i bindësh lexuesit kinse Hashim Thaçi paska zhvilluar disa vizita në vendet perëndimore; e vërteta qëndron se, Hashim Thaçi, ka qenë atëbotë vetëm në Danimarkë, kurse gjatë kthimit e vizitoi Bullgarinë dhe Maqedoninë.

- Kujtoj, se veç Danimarka figuron gjeografikisht në Skandinavi, gjegjësisht në perëndim; ndërsa Bullgaria dhe e bija e saj, Maqedonia - i përkasin Ballkanit, apo jo?! Kur shtron pyetjen krejt pa kuptim se me çka u kthye Hashim Thaçi në Kosovë; përgjigjen po ta jap krejt thjesht. ”as më ka interesuar me çka kthehet Hashimi në Kosovë; mua më ka interesuar të respektohet institucioni i Kosovës, e jo Hashim Thaçit si person.

Më tutje ore zotëri, je ankuar se unë të paskam akuzuar ”padrejtësisht”, se ti je herë me LDK, herë me Ilir Metën e partinë e tij, e me Sali Berishën Bamir Topin, Ibrahim Rugovën etj… -kështu fshihesh pas intervistave të cekura të poshtëshënuara dhe shkruan tejet me paturpësi: ”çka do të thotë se logjika e tij është e nivelit aq të ultë” - sa që takimet e mia për qëllim interviste me Bamir Topin, Ibrahim Rugovën (gjatë vizitave të tyre të fundit në Kopenhagë) dhe me Ilir Metën më 28.05.2010 po ashtu në Kopenhagë i konsideron si përcaktime dhe anime të mia partiake. Qesharake!!!

- Jo, asgjë këtu nuk ka qesharake, përveç kameleonizmit tënd të pacipë!

Elementë të tillë si ti, që ”i ndërrojnë gëzofët sipas motit”, mund të ngarkohen jo makinat, por trenat e zi të perëndimit…

Krejt në fund të kësaj përgjigje po të theksoj dy kërkesa:

-E para, që, po deshe kur të duash bëjmë debat publik për gjithçka që ty dhe si-vëllamët e tu, ju mundon, - aspak nuk ua kam frikën se do të fitoni me forcën e argumenteve!

-Dhe, e dyta, kurrë mos merr mundimin e kotë të mësosh apo të këshillosh të tjerët ”se kanë përgjegjësi”; kë dhe si të më marrin intervista mua dhe me të tjerë që po ua prishim rehatinë ”demo(n)kratike” –pra, shokë të mi- si Fadil Shyti dhe ” Shyta të tjerë” - të cilët Serbia; Maqedonia dhe Mali i Zi, i kanë në listat e tyre të zeza si elementë destruktivë dhe të padëshirueshëm.

Kopenhagë, 10 tetor 2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhemil ZEQIRI
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,202 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi