MOCION APO MONTIM I ORGANIZUAR “ALEANCIST”! |
Publikuar më 01 nntor, 2010 në orën 15:01 ( ) |
Kristina Rasi | Opinion | |
|
|
Mocioni i dizajnuar nga Aleanca Kosova e Re (-AKR-ja), me të cilën do të “rrezohej” Qeveria e Kosovës, nuk mundet me qenë asgjë tjetër, pos një montim poltik i dizajnuar nga vetë urdheheqësit e Patisë Demokratike të Kosovës dhe i dalë në publik nga AKR-ja.
Ky mocion është më shumë se sa një montim politik, sepse ky mocion do ta sjellë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që nuk i sjellë asnjë dobi për popullin e saj.
Ky mocion është një mund të jetë edhe shumë i rrezikshëm, sepse mundësia për të manipuluar me votën e lirë të qytetarëve është shumë më e madhe, sepse koha është shumë e shkurtër dhe përgatitjet për zgjedhje nuk mund të jenë në nivelin e duhur.
Shtrohet pyetja, kujt i bën dobi ky Mocion, PDK-së, apo AKR-së, por asesi qytetarëve të Kosovës?
Unë, kujtoj se, ky Mocion i motuar i bën dobi se pari PDK-së, sepse PDK donë me çdo kusht të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për shumë arsye:
Që të „legjitimohen“ dhe të rifitojnë bisedat me Serbinë, biseda të cilat janë të dëmshme për Kosovën dhe shqiptaret në përgjithësi, sepse legjitimiteti i kësaj partie është i humbur qe shumë kohë.
PDK-ja ,dhe qeveria e Kosovës e ka humbur prej kohësh legjimitetin e saj, sepse kjo qeveri nuk e ka kundërshtuar asnjëherë shkeljen flagrante nga ana e presidentit të saj, Kushtetutës së Kosovës, Kushtetutë të cilën vetë Presidenti dhe Kryeministri e hartuan dhe e përpiluan sipas dëshirave të tyre pa pyetur në asnjë mënyrë popullin e Kosovës, po ja që gjë për shkelje të Kushtetutës nuk na paska qenë në dijeni Presidenti, përndryshe ai nuk e kishte miratuar fare Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe tërë Parlamenti i Kosovës ka bërë shkelje të asaj Kushtetute, duke lejuar që, nga “i pari” i shtetit të Kosovës të shkelet.
Kjo qeveri është dashur të bie, që ditën e parë kur është miratuar, e ashtuquajtura, “Kushtetuta e Kosovës” në fakt Kushtetutë, ahtisariane.
Shiheni dhe, kur ndodhi, “mrekullia” politike!
AKR-së, tani i ra ndërmend që të kërkoj mocion për „rrëzimin“ e kësaj Qeverie, apo ndoshta AKR ka ndonjë qëllim tjetër, që pikërisht të shpëtojë ardhmërinë politike të partisë së Thaçit me këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ky, është qëllimi i AKR-së në këto zgjedhje, dhe tani të shohim, pse përkrah AKR-ja PDK-në?
-Qëllimi i AKR-së që këto zgjedhje në kohën me të keqe të mundshme, pra, në dimrin me borë dhe acar, dhe që sa më pak votues të dalin në këto zgjedhje, dhe të dalin ata votues që janë paguar për votat e tyre.
-AKR-ja, për çudi po bën edhe Aleanca të çuditshme , siç ishte kjo aleanca e fundit për zgjedhje me PD-në. Partia e Drejtësisë, dihet që është një parti më shumë me ndikime fetare se sa ato kombëtare, dhe që kjo aleance do i bëjë dëme ceshtjes sonë të pazgjidhur kombëtare.
Partia Demokratike e Kosovës duhet të ketë kujdes të nëse e fiton, qeverinë e ardhshme të Kosovës të mos ketë aty, njerëz me ndikime fetare, sepse ato gjëra i dëshirojnë vetëm Serbia dhe Rusia.
-Pra, populli i Kosovës, duhet të ketë kujdes montimeve të tilla politike, të cilat do e dëmtojnë seriozisht çështjet tona ende të pazgjidhura kombëtare dhe do na qojnë drejtë një katastrofe kombëtare.
Zvicër, 31 tetor 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 460 vizitorë |
Lexuar:
1,809 herë
|
|
|
|
|
|
|