Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
" FENOMENI I DRURIT " në mesin e partive shqiptare në FYROM!?
Publikuar më 24 nntor, 2010 në orën 00:13 ( ) Baki Sulejmani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqiptarët në trevat e tyre në FYROM, të mbetur në udhëkryqin goditës të robërisë si asnjëherë më parë, pikërisht përshkak vazalitetit ndaj unitarisë vrastare të pushtuesit, gjegjësisht bashkëpuntorëve të devotshëm, të cilët marrin pushtete falë stërvitjeve në oborrin dhe kuzhinat e okupatorit sllav për të qenë ata të pushtetshëm e populli i pushtuar. Bile edhe sot, në kohën kurë e gjithë bota për herë të dytë përqëndron vëmendjen në golgotën e Ballaknit, e në vacanti kah procesi i zgjidhjes të një padrejtësie të moçme mbi popullin më të lashtë të këtij gadishulli, ata sërish i gjejmë të pa pjekur, të pa koordinuar për mos me thëne të pa pëgaditur për ate se çka duhet bërë!

Në realitetin e sotshëm të politikbërjes shqiptare në FYROM, mund çdokush të konstatojë profilin këmbëngulës të partive shqiptare, për të mbetur në pushtet dhe për të përfituar nga i njejti, pa mos mbajtur llogari për misionin e çeshtjes shqiptare, për të cilën kanë dhënë jetën heronjtë dhe dëshmorët e anatemuar, të burgosurit e ndërgjegjes, të shpërndarit nëpër diasporë, deri tek nënat shamizeza që pritën në prag dhe ëndërruan një ditë lirie e pavarësie. Një ditë bashkimi! Përkundër përpjekjeve racionale dhe hyjnore për të arsyetuar këtë sakrificë të dhimbshme dhe mjaftë humane, me një politikë konstruktive dhe nacionaliste, partitë tona të gjithë potencialin e vetë e vendosën në shërbim të dallkaukëve të profiliziuar si politikanë, e të përkrahur nga klanet partikulare të pushtetit që shqiptarët i projektojnë si copa të ndara. Duke i goditur ata me tirani shtypëse si në planin horizontal ashtu edhe në atë vertikal, si dhe në planin intergral!
Në një situate të tillë, është mjaftë vështirë të kuptohet se nga kush u vijnë goditjet e papërballueshme shqiptarëve, nga politika defanzive dhe vazale e subjektit shqiptar të akomoduar në sistem, apo nga sistemi i cili përdor të gjitha mekanizmat shtetërore me botëkuptime asimiluese dhe praktika etnocidi në të gjitha nivelet e nënsistemet e frymëmarjes dhe shtrirjes së shqiptarëve në FYROM!?
Ajo, që ende më shumë sot për sot i brengos shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë, është se politika aktuale shqiptare duke qenë mire e informuar për të kaluarën e popullit të vetë, dhe për ate se pikërisht shqiptarët e kësaj ane, që nga 1946 e deri më sot, kanë qenë në shënjstër të poligonit përndjekës dhe atij të ndëshkimit, vetëm e vetëm se këta të fundit nuk kanë pranuar legitimitetin dhe sovranitetin e të huajve mbi trojet e veta autoktone dhe se të njejtit edhe sot e kësaj dite e refuzojnë këtë model, të qenurit qiraxhinjë në shtëpinë e vetë.
Përkundër këtij argumenti dhe mesazhi mjaft njerëzor që buron nga zemra e çdo shqiptari në FYROM-in e mallkuar , ata, respektivisht partitë politike edhe në këtë kohë veprojnë sipas urdhërave të padronit. Ti intergrojnë shqiptarët e robëruar me një shtet unitar i cili ka një kapital të veprimit shtypës dhe gjenocidi kundër shqiptarëve gjatë qeverisjes ish-jugosllave, por, me të njejtën ndjenjë të kritereve dhe parimeve, ky shtet e pushtet vazhdon edhe dita sot.
Në këtë kontekst qartazi shihet animoziteti i parimeve racionale në mes qytetarit shqiptar dhe politikanit shqipfolës! Ky dallim qoftë në veprim, mendim apo realizim tash më dita ditës mer edhe forma institucionale, gjegjësisht në njërën anë kemi partinë, që sa herë që shteti i merr në prehërin e vetë, ata mundohen të bindin opinionin shqiptar në FYROM, se kërkesa e ribashkimit me Shqipërinë dëmton procesin e intergrimit në EU, ku ne të gjithë kushtimisht gjithnjë sipas tyre edhe do të “bashkohemi” ., dhe nga ana tjetër kemi popullin shqiptar të vetëdijshëm se këta të fundit ia fusin kot përallave të bashkimit në EU, dhe me këmbëngulje presin që politikanë e tyre sëpaku ti kthehen realitetit aktual dhe ti bashkangjiten kësaj radhe popullit, i cili si duket i lodhur nga politika mistike dhe neomaterialiste, bindshëm dhe qetë hapëron me kohën dhe situatën e krijuar konform vulnetit të shqiptarit në Tiranë e Prishtinë, që t'i thotë një PO, bashkimit kombëtar , përpara bashkimit europian!
Përveç kësaj, kërkesën e këtij populli për pavarësi e bashkim, e arsyetojnë jo vetëm pasojat dhe plagët e marra përgjatë një shekulli, por edhe niveli i mirëqenies së keqësuar, partikularizmi, si dhe rrezikshmëria e ekzistnës biologjike si tërësi kompakte. Shqiptarët thjeshtë nuk mundët të gëllitisin versionin e bshkëjetesës me ata që për një shekull krijonin dhe krijojnë mekanizmat e margjinalizimit, duke i larguar shqiptarët nga rjedha e zhvillimit, me qëllim etnocidi. Andaj partitë politike sot kanë një problem të madh në raport me votuesit e tyre. Të jeshë sot përballë kërkesës reale të shqiptarëve në Ballkan, do të thotë të jesh në të njejtën frekuence, të qenurit në një frekuencë me vullnetin e popullit që të përzgjedh në FYROM, tashmë për partinë shqiptare paraqet një hall të madh, ngase këta, o duhet të ndryshojnë kursin e të qenurit të lakmuarit e padronit, o duhet të pëgadisin platform për defokusim të vullnetit shqiptar në Fyrom, ose do të duhet që t'i lënë kolltuqet sllave dhe të fillojnë të mendojnë ashtu siç do u thotë votuesi!
Në këtë drejtim siç duket politikëbërësi shqiptar kanë zgjedhur të dytën, ngase vetëm në këtë mënyrë ata do të mundët që ti mbajnë kolltuqet dhe në të njejtën kohë të jenë të lakmuar nga shteti e pushteti, ngase të njejtët shpeshherë me veprimet e tyre kanë deshmuar se shqiptari shqiptarit më lehtë i shitet i forte e patriot, e përpara të huajve bëhemi bretkoca, lepuj e paqësorë!
As që dua të përmendi sajesat e ca kuvendeve në mes kryetarësh, vazalësh dhe dallkukëve nën patronatin e një kryeministri super nazist dhe presidenti jolegjitim të cilët hapur flasin, mnedojnë dhe veprojnë anti-shqipatrisht, anti-vlerave evroamerikane. Kjo është bile edhe një arsye që shqiptarët hapur të flasin hapur, për kontekstin historik e politik, ashtu siç kanë të drejtë të çojnë zërin e arsyes deri te mekanizmat e drejta ndërkombërtare, që shqiptarët të intergrohen me shqiptarët, Jo shqiptarët të okupuar e të ndarë, të nisen në luftëra pë të intergruar kombe pa identitet, por përkundrazi ashtu siç janë natyror, po aq , kanë të drejtën e tyre për të qenë të bashkuar me Shqipërinë dhe Kosovën, prej të cilave padrejtësisht u ndanë! Ndërsa të tjerët le të integrohen ku të duan por jo me shqiptarë dhe jo mbi dinjitetin dhe tokat e tyre.
Por, prap poltikanët e këtushëm e kanë si problem të kuptojnë këtë, edhe përkundër rezultateve nga anketat e institucioneve mjaftë relevante, ku qartë shqiptarët shprehin vullnetin e tyre për bashkim e vetëvendosje. Ata vazhdojnë që në terenin tonë të liferojnë propaganda dhe platforma nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm të mos e prish rehatinë në godinën autoqefale të ortodoksisë unitare sllavomaqedonase. Ata vazhdojnë që ta ushqejnë opinioin vendas me aq shumë oferta politike të ngjashme, por që dallojnë vetëm për nga stili i transmetimit të të njejtave në etërin shqiptar, sa që ndonjherë fillon edhe të besosh se diçka po zihet? Ata në këtë mënyrë krijojnë mjegullën para elektoratit, me qëllim krijojnë oferta me vokabulare romantiko-patriotike që të blejnë kohë dhe më vonë edhe ti traumatizojnë të njejtit, respektivisht ata nëpërmjet ofertave iracionale po krijojnë pasqyrë të rrejshme apo më mire me thënë në këtë mënyrë at para syve të shqiptarëve krijojnë të ashtuquajturën “ Fenomenin e drurit”, “ ..nga gjethet e shumta nuk mund të dallosh degën dhe frutën..”
Në këtë rast politikanët shqiptar me kësi soj ofertash politike, siç duket qëllimisht blejnë kohë nga elektorati i ndëgjegjshëm duke ofruar surrogate platformash dhe shpikje të kota juridike vetëm e vetëm për ta paraqitur proçesin e devotshmerisë politke drejtë bashkimit për pavarësi si fenomeni i “ mollave të ndaluara “ për ne!
Dhe për në fund,meqë jemi në prag të kremtës së 28 nëntorit të radhës, ditës së flamurit, dua t'i përkujtoj partitë tona, se 28 nëntori nuk është vetëm dita flamurit por është edhe dita e përgjegjësië, është dita kur çdo kush nga ne duhet t'i përgjigjet pyetjes, çka bëra unë për Shqipërinë? Kur e dijnë se me vendimet e ambasadorëve në Londër ajo humbi Kosovën, Çamërinë, Iliridën dhe Malësinë, Shqipëria humbi krahët, mushkëritë, zemrën ajo mbeti e vetëm dhe e lënduar, si një loke e mjeruar për fëmijtë e sajë të humbur!
Cka bëri kjo politikë për gjuhën shqipe, për kulturën shqiptare, për flamurin shqiptar, etj etj? Më në fund do ta mbyll këtë shkrim timin me një citat të At Gjergj Fishtës, si mesazh për politikën shqiptare në FYROM , ..” flamuri shqiptar, nuk ka çka bën ndër ne, poqese nuk kemi dashni për atdhe…”



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Baki Sulejmani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 1,628 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi