Robër të lumtur dhe” Republika e re Shqiptare” !!! |
Publikuar më 26 nntor, 2010 në orën 17:27 ( ) |
Baki Sulejmani | Opinion | |
|
|
Të nderuar zonja e zotërinjë, tregtarë e furaxhinjë, politikanë e berberë , shkencëtarë e duhanxhinjë, shumë të respektuar luftëtarë e byrekçi!
Kështu jemi ne të mjerët, të ndarë, ndër milet e kafene ca patriotë, ca të majtë e ca gjysëm të majtë. Jemi deshmitarë të kohës se kemi besa edhe shumë këngëtarë e menaxherë, ca me qifteli e disa me tupana kalamajsh, i këndojmë sëbashku mjerimit e robërise, bukës e dashurisë, vobekësisë dhe Shqipërisë, këndojmë pa ndal në teatrin e huaj ngase tonin s'jemi duke e bërë dot!
Krakëllojmë në parlament e vajtojmë për emrin e kësaj godine snobistësh.
Ah sa mirë që jemi “ robër te lumtur”, dhe më keq i këndojme roberisë. Para disa muajsh bile njëri nga ata të brigadës së Aranjellit, nëse ju kujtohet, gjatë një mendimi të thellë dhe shumë analizave doli me preshin në dorë dhe habiti miletin me Ilirinë e tij të Makes! Bile para samitit të Lisbonës nipi i tij për të konfirmuar këtë të parin kërcënoi se; ..”o intergrohemi me juve, o e prishim vëllazërinë..”, për pak desh i besova!
Eh, vaj halli për ne, kur këta të vëllazërimit e bashkimit me ata të Porecesev këndojnë me një melodi, e lëre këtë të parin që i kreu të gjitha komediat e MO-së, e çoi amanetin në vend “ kuptohet të ASHAMIT “,! E i mbeti emri këtij, oh çna gjet!! Gjyshi shpesh më thoshte; shqiptarit pa mos ia lavdëru të ëmën baba nuk të thëret! Unë kurë s'e kuptoja se çka e ka hallin ky plak! Edhe pse rjedhte nga një familje e kombinuar deshmorësh, ca ballistë e ca partizanë! Po kështu edhe sot, ca me bukë, e ca me gurë. Kujtoj ditët e para ca muajve kur Mekima i kërkon falje Tarzanit në emër të një fry-ere te miletit tim. Ky i shkreti, njëherëz që moti na i shkruante miletit me gjuhën e lepurit duke menduar se luanët ishin vërtetë mbretërr të pyellit. Kur u pa puna se këta luanë nuk qenkan vërtet edhe aq te mëdhenjë se sa dukeshin, Mekima i shkret iu fut miletit dhe pa ç'pa i dha vetes detyrë. Se për hatër të dhelprës së bukur t'ia dedikojë shkrimin e leximin në gjuhën e bariut, që ky i fundit mos ta kuptojë se dhelpra është tepër dinake dhe ka hallin e pulave qorre, se sa për miletin e mëhalles, mjafon t'i thuashe se Mekima është i Tarzanit, do të thotë besnik e cirkus, respektivisht të qash e të vajtosh në të njejtën kohë. Mirëpo, kur Mekima e heton dhelprën se është mishngrënëse e madhe të më del ne Bit Pazar për banane, dhe papritmas degjon se ca barinj të rinj po kërkojnë nga mbreti të drejtën e kopesë më të madhe dhe ky pa një e pa dy futet ndër këta të fundit që të gjejë axhami për me pjek ca gurabi, ngase bananat ishin si jeshil. Dëgjon mirë këta barinjë dhe në atë çast i kujtohet dhelpra e kuqe, e i thot vetes; Këta barinjë janë axhami e po lypin kope. Dhelpra i lajthitet mbretit e ka nevojë për mish e unë mbeta cirkus , pa të shkoj të meremi vesh me dhelprën e të bëjmë ne një union kopesh me këta axhamij, që të ketë pak mish për dhelprën dhe unë nga çirkuzi do të dalë në front, dhe ndoshta mbreti i vjetër për hir të jaranisë sime me lepurin, do të më jep nje çiflik ku do të bredhin këto barinjj axhami.
Por halli i tij si puna e lepurit, një të shkume me ca jarana të mbretërisë së kuqe tek kryembreti për të marë verdiktin, këta të fundit nuk mundën me i gjet kapelë, se veshët t'i dalin pak si të gjata dhe ta ken ditur se Mekima i Tarzanit dhe shoku i tij të kenë pasur jarani të moçme me mbretin e vogël që dinte gjuhen e lepurit. Kështu që puna e Mekimës së shkretë mbeti një ëndërr e pa realizuar pikërisht për shkak të jaranisë së moçme e të gabuar me mbretin e xhuxhave të fortë. Kjo punë falë pleqnisë së kryembretit doli ne pah se përndryshe do të shkonte kopeja dhe axhamitë si në gjah.!
Sidoqoftë ne po i kthehemi jetës sonë në godinën tone. Në fakt, akte mizore, raste trishtuese po kaplon miletin tonë, euforia njerëzore po shndërrohet në mëkat, trillime dhe gënjeshtra të padurueshme, gjithkush flet për kulmin e godinës, askush nuk guxon të thotë, se kjo godinë ka themele të dobëta, se këtë godinë nuk mund ta mbajë mileti ynë më në supet e veta, se kësaj godine i ka skaduar afati, se kjo bukë është mykur.
Të nderuar njerëz të mirë, pse mendojne këta të “Partall-mentit” se ne vërtet u besojmë atyre? Pse këta të fundit japin emra të godines kur e dinë mirë, se ne tash se duam as godinën e vjetër e as mocali-llëkun e Ohrisë , ne duam SHTET, , ne duam KOMB, ne duam GJUHE, ne duam FLAMUR , edhe ne duam dhe kemi të drejtë për VETEVENDOSJE!
Ndërsa këta të kuqtë të kaltërt që po mbrojnë unitarinë vrastare të godinës së lepurit, le të shkojnë për kurorë në Beligrad, e jo ndër milet, se ne nuk kurorrëzojmë lepuj me bretkoca. Asnjë nga partitë tona të ngrata, që po përgadisin dhëmbët për zgjdhjet ku ata votojnë veten, deri më tash nuk thotë këtë, por u pëlqen pozita nëpërkëmbëse e popullit të vet, ngase për këtë edhe paguhen nga ajo Godina e dreqit!
Shqiptarët e kësaj Godine pas një kapitali gjaku e deshmorësh, pas një kapitali sakrifice, referendumi, mundimesh e investimesh më njerëzore, sërish mbetën në mëshirë të Zotit e fatit! Ne jemi bërë vegël e instrument tallës të partive tona, të pamëshirshme ndaj fatit dhe jetës sonë! Fenomeni i Omertës po ushtrohet gjithandej, me propaganda partishë e kolltuqesh, me shantazhe e kërcnime e më në fund edhe me vrasje, FALEMNDERIIT PARTI! Ju kemi borxh edhe një kafe për këtë! Tash si asnjëherë më parë pozita jonë kombëtare është për të ardhur jo keq, por turp! Këtë mjerim kombëtar në kohë, kur në pah është periudha e Rilindjës së re kombetare te të gjithë popujt tjerë, e tolerojnë vetëm ato parti e popuj që kanë probleme serioze me psikën e tyre, këtë sëmundje “ skizofrenia-paranoika “, e kanë sidomos partitë tona, që për çdo katër vjet ia dredhin këtij populli! Andaj, për të qenë të sinqertë, kujtoj opinionin shqiptar se ka adhur koha që ne të ecim drejtë një fillozofie të re kombëtare, drejtë së drejtës sonë për bashkim dhe bashkëveprim, drejtë një Rilindjeje të re kombëtare, drejtë lirisë së mendimit dhe veprimit alternativ politik, në suaza të shtetëformësisë sonë, ngase ne e meritojme këtë! Ne dhamë më shumë se partitë tona, ne punuam për të qenë të lirë, në mendim e në veprim. Ngase me asgjë nuk arsyetohet robëria e skllavëria, ne askujt nuk ia kemi dhënë të drejtën ekskluzive që të na denojnë sa të duan, të frikësojne e vrasin kur të duan, të na ndajnë drejtesinë, të na mësojnë dëgjueshmërine e të ngjajshme. Ne meritojme sovranitet në trojet tona! Të tjerëve u deshirojmë sovranitet në tokat e veta, por kurrë më në tokat shqiptare! Neve nuk kemi pse te mbajmë llogari për paqen në rajon, ngase historikisht ne asnjëherë askënd nuk e okupuam, por, na kanë okupuar e zaptuar të tjerët.
Ne dëshmuam se jemi të vetmit paqebërës, ne jemi të vetmit robër të lumtur në Ballkan e Evropë! POR, NE KEMI TE DREJTE TE KERKOJME LIRINE DHE VETEVENDOSJEN, këtë na garantojnë rezolutat e OKB –së. Ne jemi njerëz, DHE NE JEMI SHQIPTARË! Dhe s'jemi qeraxhinjë në tokën tonë. Para se të dalë në fund, apelojë faktorët poltikë shqiptarë në këtë godinë komediash, si dhe lëvizjet progresive kombëtare për bashkëpunim në drejtim të zgjidhjes së kësaj katrahure kombëtare, në një kuvend kombëtar, nga ku do të dalim me qëndrim të përbashkët, drejtë problemeve të pazgjidhura, drejtë së drejtës kombëtare, drejtë Republikes se re Shqiptare, si shans i vetëm për mbrojtje të identitetit dhe sovranitetit mbi trollin e stërgjyshërve tanë. Ngase shpesh herë e drejta nuk falet por fitohet! Edhe pse e di dhe jamë ithtar i fillimit te procesit të bashkimit kombëtar! Por ja një pikënisje sa për fillim të mbarë!?..
Rroftë populli shqiptar!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 47 vizitorë |
Lexuar:
1,067 herë
|
|
|
|
|
|
|