Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Arti dhe artistët shqiptarë në Diasporë
Publikuar më 10 janar, 2011 në orën 12:34 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
PRITET THEMELIMI I SHOQATËS SE PIKTORËVE DHE SKULPTORËVE SHQIPTARË NË GJERMANI

Shkruan: Dibran Demaku

Ditë më parë u hap një ekspozitë artistike nga Malë Myrtaj skulptor, Dan Gashi, Sokol Maloku, Valdete Berisha, Asllan Dibrani, dhe Augustin Pergega nga te cilët ishte një ekspozitë me tematikë kombëtare, por pjesa frekuentuese e pikturave ishin të fiksuara ne figurën e Nëne Terezës. Në ambientet e asaj shtëpie të kulturës ju dha një petk me nuanca flleshi e valëzuar me ritmin muzikal të gërshetimin rrezatues në bramshin kombëtare. Këta piktorë i dhanë një pamje mbështetëse kësaj figure që frymëzoj poetet, krijuesit, këngëtarët, por kësaj here preku botën dhe shpirtin e këtyre piktoreve qe u përballen me figura e Nënë Terezës, ku secili në këndin e vet madhështuan figurën e Nënë Terezës. Iniciativa ishte nga Piktori Asllan Dibrani ku njëkohësisht është edhe anëtar i Kryesisë se Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani.

Të pranishmit në atë akademi kushtuar Nënë Terezës patën rastin që me shumë artistë të njihen me këtë veprimtari të pikturës dhe skulpturës si dhe me punimet e tyre. Numri i tyre ishte i madh si asnjëherë më parë. Dhe në konkursin në fjalë u shpërblyen disa nga ata. Juria e përbërë nga Pal Sokoli, Shaban Cakolli dhe Sadri Gashi, e shpërblyen me vendin e parë piktoren nga Belgjika-Valdete Berishën. Vendin e dytë e ndanë për piktorët nga Gjermania, Asllan Dibrani dhe Dan Gashi. Ndërkaq vendin e tretë e ndanë gjithashtu për piktorët nga Gjermania, Sokol Maloku dhe Augustin Përgjegjaj. Ndërkaq shpërblimin e publikut e mori skulptori i njohur Malë Myrtaj.

Duhet theksuar se shumë nga këta piktorë dhe skulptorë tashmë janë të njohur për publikun shqiptarë si dhe për publikun në vendet ku ata jetojnë dhe krijojnë. Shumë nga ata artin e bukur të pikturës dhe skulpturës e kishin filluar në Kosovë dhe e kishin vazhduar pastaj në vendet ku ishin vendosur. Ndërkaq një numër i konsiderueshëm i tyre(i atyre më të rinj në moshë hapat e parë në fushën e këtyre arteve i kishin bërë këtu në vendet e ndryshme në Diasporë. Por edhe pse të rritur e ndonjëri i lindur këtu, arti i tyre kishte të bënte kryesisht me historinë dhe zakonet e kombit të vetë, pra të kombit shqiptarë. Andaj publiku duke i shikuar punimet e tyre domosdo do të ndiente një krenari të ligjshme për ta dhe punimet e tyre. Kjo do të thotë se ata edhe pse të shkëputur fizikisht nga atdheu i tyre, shpirtërisht ishin ngushtë të lidhur për trungun dhe rrënjën e atdheut.

Asllan Dibrani artisti dhe krijues shumëdimensional!

Pa asnjë dyshim, nga këta krijues të arteve pamore, kishte kohë qe ishte kujdesur për tubimin dhe afrimin e këtyre krijuesve artist në një ombrellë bashkëpunimi të grumbulluar në një Shoqatë të krijuesve të artit pamor. Zoti Asllan Dibrani është edhe një publicist i veçantë. Si rezultat i kësaj pune të pa lodhshme të zotit Asllan Dibranit një njeri shumëdimensional, piktor që punon në realizëm në stile të ndryshme në vaj, akuarel, grafikë, pastele por edhe në drugdhendje.

Asllan Dibrani në gatishmëri për ti bashkuar piktorët, skulptorët dhe krijuesit tjerë ma me zë në Gjermani dhe ma gjerë me qëllim të krijimit te një ure ndërlidhëse me shoqatat e artistëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup Diasporë dhe ma gjerë!
























Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës
Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës, në Shqipëri, portreti i heroinës Maria Shllakut. Punon edhe në karikatura sidomos në karikatura me karakter politik. Veprimtaria e tij prej një artisti shumëdimensional, i afirmuar gati në të gjitha fushat e arteve pamore, me të drejtë zë vend te merituar në fushën e kulturës posaçërisht në piktorë ku përmes tij arritëm ti mësojmë emrat e shumë piktorëve dhe artistëve dhe në takimin në fjalë do t`i publikonte ata emra që për pjesëmarrësit do të ishte një befasi e këndshme. Do tu hynim në hak nëse nuk do t´i përmendnim emrat e tyre për lexuesit tanë. Dhe ata janë:

Gjelosh Gjokaj, Arsim Kajtazi, Dalip Kryeziu, Augustin Përgjegjaj, Rafet Jonuzi, Bedri Shala, Bekim Rexhepi, Arta Hajdari, Bukirie Dalladaku, Asllan Dibrani, Fadil Bujupi, Valdete Berisha, Fadil Sadiku, Gazmend Cakiqi, Hidajete Zeneli, Malë Myrtaj, Mentor Ejupi, Dan Gashi, Ramë Ukaj, Dafinë Hysenaj, Zenel Avdiu, Musa Aliu, Shani Sejdiu, Zeqir Berisha, Avni Alia, Sebahate Byci, Elvine Dibrani, Muhamet Lutfiu, Martin Lucaj, Sylë Muja, Qemajl Bekeri, Bedri Veseli dhe Besnik Hyseni etj .

Pra siç e cekëm edhe më lartë dikujt nga këta krijues duke e ditur numrin kaq të madh të këtyre krijuesve, i kishte lindur ideja që të ftonte piktorët dhe skulptorët që të formonin shoqatën apo asociacionin e tyre në diasporë. Dhe idenë e vetë do ta shpaloste pikërisht në akademinë kushtuar Nënës Terezë.

Nga kjo do te thotë se me punën përkushtuese piktorit dhe krijuesit shumë i njohur dhe të talentuar zotit Asllan Dibranit, Diaspora Shqiptare do te jetë edhe ma e fuqishme në fushën e artit dhe kulturës. Me propozimin e Asllanit për themelimin e këtij asociacioni u pajtuan si piktorët dhe skulptorët ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë. Kjo ide e Asllan Dibranit, nga publiku pjesëmarrës u përcoll me vëmendje dhe me duartrokitje të gjata.

Ideja për themelimin e një shoqate apo asociacioni të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në diasporë, Asllanit i kishte lindur kaherë, por ai këtë ide e shpalosi pikërisht në Festën e së Madhes sonë-Nënës Terezë.

Me atë rast ai tha se një shoqatë apo asociacion i tillë do të jetë me rëndësi të madhe për piktorët dhe skulptorët shqiptarë në diasporë në përgjithësi,e për ata të rinjtë në veçanti. Pas themelimit të asaj shoqate apo asociacioni, piktorët dhe skulptorët shqiptarë në diasporë do ta kenë një çati të përbashkët, ku ata do të mund të takohen dhe njëherit edhe t`i shkëmbejnë përvojat e tyre. Pastaj si shoqatë apo asociacion ata do ta kenë më të lehtë që të depërtojnë tek publiku i vendeve ku ata jetojnë. Përveç kësaj ata pas themelimit të atij asociacioni do të mund të hapin edhe ekspozita të përbashkëta. Nëse është e vërtetë ajo fjala e urtë popullore se: "Bashkimi bën fuqinë" atëherë edhe shoqata apo asociacioni i piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në diasporë,shpresojmë se pas themelimit do të paraqitet me shumë sukses. Jo vetëm që shpresojmë por jemi shumë të bindur në këtë konstatim. Andaj nuk na mbetët tjetër vetëm që themelimin e kësaj shoqate apo asociacioni të piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë në diasporë ta përshëndesim dhe t´i urojmë shumë suksese!

Dhe krejt në fund për lexuesit po i publikojmë edhe disa nga foto të pikturave të piktorëve dhe skulptorëve si dhe disa nga punimet e tyre gjatë këtij takimi.


Punim ne vaj vërshima e ujt të një pas dite nga Asllan Dibrani

Asllan Dibrani piktorë e në Atelienë e vete te punës





















Skulpturë nga Malë Myrtaj

Punim nga Valdete Berisha





























Punim nga Valdete Berisha





























Pamje nga disa piktura te Piktorit Asllan Dibrani

Punimet nga piktori Dan Gashi të publikuara ne ditën e kësaj feste






















Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 6,364 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi