DHJETË ARËSYET PËRSE ÇAMËRIA DUHET TË RIBASHKOHET ME SHQIPËRINË! |
Publikuar më 16 qershor, 2011 në orën 18:36 ( ) |
Kristina Rasi | Opinion | |
|
|
TI dëshiron...
Të jetosh si deri më tani, larg shtëpisë dhe të mos mund të kalosh kufirin në trojet e tuaja amëtare?
Të jetosh si i dëbuar dhe jo në vendin tuaj, Camërinë??
Apo...
Të jesh pjesë e asaj që ta mori dikur dikush me forcë, të asaj që ishte vjedhur pa të pyetur ty, pa e ditur ti dhe pa e lindur ende ti?
Të gëzohesh prej shanseve më të mëdha që do të mund të të siguronte jetësa në tokën tende dhe sjellja s'i në shtëpinë tende, pa u frikësuar se këto shanse do të ishin të anuluara, sërish dhe sërish...?
1. Nuk je grek, por je shqiptar;
Shteti yt është Shqipëria;
Toka e Çamërisë është tokë e Shqipërisë;
Mbaju krenar që je shqiptar!
2. Toka e Çamërisë ra nën sundim total grek më 1913, pas agresionit grek ndaj saj dhe pas përligjes nga ana e Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të pushtimit të Athinës mbi Çamërinë .
3. Shqiptarët me fe myslimane të Çamërisë u spastruan nga vendet e tyre të banimit. Spastrimin etnik të Çamërisë e kryen forcat e EDES, të udhëhequra nga Napoleon Zerva.
4. Fushata e Zervës filloi në fund të qershorit 1944. Trupat e Divizionit X të EDES, të komanduara nga Kamara, më 26 qershor u futën në Çamëri nga ana e Paramithisë dhe e Margëllëçit. Të përgatitur mirë për këtë sulm, ata bllokuan popullsinë e këtyre vendeve me qëllim që ta shfarosnin atë. Zerva dhe oficerët e tij, duke u betuar për flamurin grek dhe në nderin ushtarak e gënyen parinë e Paramithisë se askush nuk do të pësonte gjë, prandaj ata nuk duhej të trembeshin. Kështu që, e gjithë popullsia e Paramithisë qëndroi në vend pa u larguar nga aty. Më 27 qershor filloi masakra, ku u vranë, u therën dhe vdiqën nga torturat më tepër se 600 burra, gra e fëmijë. U përdhunuan mjaft gra e vajza, dhe shumica e tyre u mbyllën në burgje. Pas këtij krimi të shëmtuar, Zerva u përpoq të detyronte parinë e Çamërisë që të pranonte një marrëveshje, e cila synonte përdorimin e popullsisë çame në favor të qëllimeve të tij.Më 28 gusht 1944 bandat e Zervës vranë në Pargë 49 burra dhe 8 gra. Më 14 shtator forcat zerviste në Filat grumbulluan gjithë burrat e mbetur në qytet, shumica e të cilëve ishin pleq dhe pas një “gjyqi” formal i dënuan të gjithë me vdekje. Numri i të vrarëve dhe i të zhdukurve në qytetin e Filatit ishte 259 veta. Më pas u pushtua Koska. Edhe në Korfuz bandat e Zervës vranë disa shqiptarë të Çamërisë që gjendeshin atje.Një fushatë tjetër spastrimi u ndërmor në muajin tetor 1944.
5. Shumë dokumente hedhin poshtën tezën greke se çamët ikën bashkë më gjermanët kur këta u tërhoqën për në Shqipëri, për arsye se ndiqeshin për krimet e kryera. Burimet britanike, amerikane dhe greke vërtetojnë se spastrimi etnik i Çamërisë u bë me metodat më barbare dhe të përgjakshme.Nga ana tjetër, dihet se vet Napoleon Zerva ka qenë bashkëpunëtor i ushtrisë gjermane dhe ka qenë në raporte të mira me të.
6.Nga një popullsi shqiptare prej 35000 vetash që ishte para lufte, në Çamëri mbetën vetëm disa dhjetëra familje shqiptarësh myslimanë. Gjatë masakrave të qershor – tetorit 1944 u vranë 2000 burra, gra e pleq dhe u grabitën pasuritë e tyre.
7. Emigrimi i detyruar i popullsisë çame drejt Shqipërisë filloi në gusht të vitit 1944 dhe vijoi deri në mars të vitit 1945.
8.Në fillim të vitit 1945, kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS dhe Çamëria u vu nën kontrollin e tyre, një pjesë e popullsisë çame që gjendej afër kufirit u riatdhësua. Numri i tyre ishte rreth 3000 veta. Por kjo situatë nuk zgjati shumë. Pas marrëveshjes së Varkizës, çetat e Plastirasit, të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës, ndoqën shembullin e Zervës, duke masakruar sërish banorët e rikthyer të Çamërisë.
9.Politika e shtetit grek kishte dekada që po e përgatiste dhe po punonte për spastrimin etnik të Çamërisë.Përpjekja më e ethshme u bë në vitet 1923-1925 në fushatën e shkëmbimit të popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë.
Ndërsa në Luftën e Dytë Botërore forcat nacionaliste greke vetëm sa gjetën momentin e përshtatshëm për ta realizuar tërësisht këtë objektiv. Qeveria greke e miratoi dhe e mbështeti këtë akt. Ajo u përpoq që ta justifikonte këtë krim të rëndë dhe mori të gjitha masat politike dhe diplomatike që të bllokonte një kthim të mundshëm të popullsisë çamë në trojet e veta. Kurse, në vitin 1947 u morën të gjitha masat që çamëve t’iu hiqej nënshtetësia greke, duke i akuzuar ata për veprime kundër interesave të popullit grek.
10. Akuzat të qeverisë greke nuk qendrojnë. Asgjë nuk i përligj këto krime të planifikuara dhe të paramenduara të Greqisë mbi Çamërinë, përveç se vetëm egërsia shoveniste antishqiptare që donte të spastronte etnikisht Krahinën shqiptare të Çamërisë! Populli shqiptar i Çamërisë duhet përfundimisht të kthehet në pronat e tyre në Çamëri.Greqia duhet të hiqe ligjin e luftës me Shqipërinë, të dëmshpërblejë shqiptarët për gjenocidin e kryer kundër tyre dhe të garantojë se kurrë nuk do të bëjë më një gjenocid të tillë. Përfundimisht Çamëria duhet të rikthehet në gjirin e shtetit shqiptar, Shqipërisë Etnike.
Autorja është Zëdhënëse e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).
Zvicër, më 10 qershor 2011
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 59 vizitorë |
Lexuar:
1,194 herë
|
|
|
|
|
|
|