Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
JO MONARKISË FASHISTE NË SHQIPËRI, SEPSE KA ORIGJINË SERBOMADHE!
Publikuar më 16 dhjetor, 2011 në orën 22:28 ( ) Xhemil ZEQIRI | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Duke i parë rrethanat e sotme historike që, mejrisht ende po zhvillohen së prapthi, - kujtoj që është e nevojshme të ribotohet ky shkrim)
Autori

Siç lajmëron "Lajme Net", më datë 06.07.2004, një grup intelektualësh paskan dalë me një qëndrim përkrahës ndaj sistemit të monarkisë.

Kjo, ka të ngjarë sigurisht që, ata janë të nxitur nga partia e Legalitetit, e pse jo edhe nga partia e Ballit Kombëtar.
-Këto parti simotra binjake që nga Lufta e Dytë Botërore, si përkrahëse të fashizmit italo-gjerman, ishin dhe janë për një Shqipëri monarkiste jo republikane apo presidenciale.
Kjo do të ishte e ndershme, -sikur këto parti që tani përfaqësohen edhe në parlamentin shqiptar, të dilnin hapur e të kërkonin sërish Referendum popullor për ta kthyer Shqipërinë në sistemin monarkist. Por kjo s´mund të ngjajë tek ata që prej kohësh e kanë humbur nderin në politikë dhe për pasojë edhe Referendumin mbajtur më 1997, kur populli shqiptar i tha, JO, -këtij sistemi të importuar nga Nikolla Pashiqi, që e morën të parët e tyre: Naum Sidoni dhe Xhelal Pashë Zogu, si „përfaqësues të popullit shqiptar", - në kohën kur borgjezia serbomadhe s´lente gurë pa lëvizur, për të realizuar programin e "Naçertanies" të Ilia Garashaninit, të zëvendësonte perandorinë osmane me feudalizmin serb.

Xhelal Pashë Zogu, ishte gjyshi i Ahmet Zogut, i cili më vonë lidhi miqësitë e vjetra me Nikolla Pashiqin.

-Dokumentet serbe tani po e vërtetojnë që Xhelal Pashë Zogu, atëbotë i bëri shërbime të mëdha Serbisë.
-Për këto shërbime Serbia i dha një rrogë të majme dhe për ta ruajtur konspiracionin e veprimtarisë së tij, -sivëllezërit e tij, ia ndërruan edhe emrin, me ç´rast në emër të kryqit të Savës, e pagëzuan, Stanko Ivanoviq.

Ndërsa, nipi i tij, Ahmet Zogolli, njihet historikisht si bashkëpunëtor i krajlëve serbë.
Sa për ilustrim po japim këtë shkrim nga "Politika" e Beogradit, 18 mars 1998 ku midis të tjerash shkruante me titull: “Liçna Garda Ahmet Begzogua”, që në shqip do të thotë: (“Garda Personale e Ahmet Zogut”), -ndër të tjera, në këtë fejton thekson: "Në vitin 1924 u formua një brigadë Soli dekalorsie kozake nën komandën e gjeneralit Ullagaj. Ajo ishte në uniformë ruse dhe e armatosur në mënyrë të përsosur. I tërë kuadri udhëheqës ushtarak ishte i Vrangelit (gjeneral rus).
Kjo brigadë shkoi në Shqipëri për aksione të armatosura, pra, që të përmbyste nga pushteti Fan S. Nolin dhe në vend të tij të sillte Ahmet Beg Zogun…
-Pas përmbysjes së Fan Nolit nga Brigada, u veçua një kolonë kalorësie dhe një batalion artilerie si gardë personale e Ahmet beg Zogut" "Politika, Beograd, 18 mars, 1998.

Në ato momente të vështira për popullin shqiptar, kur kryeministri serb Nikolla Pashiq, i cili pasi e mbajti 72 ditë në pallatin e tij në Beograd, Ahmet Zogun e nisi me një ushtri të armatosur për ta përmbysur Qeverinë e Nolit.
Kjo tradhti ndaj atdheut do të kurorëzohej me ikjen e tij, “nga sytë këmbët”, jashtë shtetit, më 7 prill të vitit 1939, kur Italia fashiste do ta pushtonte Shqipërinë.
Po i rikthehem pak historisë së hidhur, për sa kohë që mbreti Ahmet Zogolli e sundoi Shqipërinë.

-Pas fitores së reaksionit monarko-fashist dhe rënies së pushtetit të parë demokratik në Shqipëri dhe në Ballkan, i drejtuar nga strategu demokrat Fan S. Noli dhe politologu trim, Hasan Prishtina i ndihmuar nga publicisti demokrat, Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi me shokë, të cilët e shpallën Shqipërinë të Pavarur, me në krye plakun e Vlorës, Ismail Qemailin; -padyshim me nxitjen e serbomëdhenjve; -filluan vrasjet, internimet dhe burgosjet dh gjyqet e ligjeve të xhunglës mesjetare, kanunore e krahinoriste.
Atëbotë, mbretëronte regjimi i hurit dhe i litarit, kundër çdo mendimi përparimtar, kundër të gjithë atyre që ishin kundër çizmeve të huaja të çfarëdo lustrash, që shkëlqenin nga gjaku i pastër shqiptar.

Gjatë kësaj kohe të atij tundimi të keq, I PËRMBLEDHJES SË TË GJITHA TË ZEZAVE: -Ahmet Zogu do ta shpërblente Serbinë me faljen e Shën Naumit dhe Vermoshin, për ndihmën që krajli serb, i bëri për ardhjen e tij në pushtet.

-Këtë po e planifikonte dikur në vitin e hidhur 1920, daja i tij, krimineli, Esat Pasha, i cili i premtonte mbretërisë të SKS-së, atje në Konferencën e Paqes në Paris, që po të vinte në pushtet, pas vdekjes së tij, kjo mbretëri e shteteve të huaja okupatore, do ta merrte nën sovranitetin e saj tërë Shqipërinë.
-Kjo, gjëmë e madhe, fatbardhësisht nuk realizua kurrë, -sepse këtij shitësi të atdheut, Esatit, ia tregoi vendin e merituar, -dora atdhetare e heroit, Avni Rustemi.

Njerëzit përparimtarë i revolton fakti, tani, se si është e mundur pas kaq e kaq vitesh, disa njerëz pseudointelektualë, brenda e jashtë atdheut, që hiqen se janë ajka e kombit, e në të vërtetë s´janë as hirra i tij, sepse i harrojnë të gjitha ato krime e marrëveshje fataliste që aq shtrenjtë i kushtuan Shqipërisë etnike dhe kombit shqiptar, që monarkistët fashistë i bënë me të huajt, -fqinjët tanë mizorë.
-Kjo, të çon tek mendimi i kthjelluar që këta politikanë fajtosh e sterilë, në politikë, të gjitha këto orvatje i bëjnë t´i shesin popullit sapun për djathë, vetëm për interesat e tyre vetjake, anipse kjo për çdo ditë pakufishëm çon ujë në mullinjtë e armiqve tanë shekullorë.

Në këtë përsiatje do të përpiqem që lexuesve të nderuar t´jua përkujtoj disa nga premtimet dhe parashikimet monstruoze që shumë prej tyre u dolën boshe, ndaj Shqipërisë Etnike.

Me këto insinuata, brenda dhe jashtë atdheut, mund të konkludojmë lirisht, që për më tepër se një dekadë, Shqipëria e ka marrë si mos më keq tatëpjetën.

Këtu ishin dhe janë burimet e të gjitha të këqijave që i erdhën e po i vijnë Shqipërisë - vendit të shqiponjave, -siç e quanin miqtë tanë nëpër botë para viteve 90-ta.

-Argumente për këtë kemi sa një malet, që s´ka njeri që mund t´ i përshkruaj në një libër.

-Këto, maskarada “ politike” mund t´i përshkruajnë vetëm një grup shkencëtarësh, akademikë atdhetarë, trima e tepër seriozë në punë të pandërprerë, bile, për vite të tëra, dhe tejet të paanshëm ideologjikisht.

Në mos tani, le të shpresojmë që në të ardhmen, kokat e ndritura të breznive tona, do të kthjellohen nga traumat e kësaj historie tepër rrënuese, që na çuan në prapakthehu, në historinë tonë të vjetër e të re.

-Le të shpresojmë, gjithashtu se herët a vonë;
- historia do të shkruhet drejt, për kombin tonë të lashtë.
Që nga vitet 90-ta, dolën si kërpudhat dhe kërmijtë pas shiu, liderë popullistë "demokratë" e monarko-ballistë si: Sali Berisha, Ibrahim Rugova, Zekeria Cana, Veton Surroi, Nevzat Halili, Uzair Uzeiri, Edita Tahiri, Milazim Krasniqi, i vetëquajturi mbret i shqiptarëve, Leka Zogu.

Ismail Kadare, shkrimtari “ i depolitizuar djathtist i skajshëm; - i cili;
Për çmimin "Nobel",
Faqe po ndërron,
Dje lavdëronte,
Sot shkretëron...,
Janë në lojë,
Dhe shumë të tjerë,
Që pafundësisht,
E paturpësisht,
U ka marrë koka erë!…

Tani, do të filloj sipas radhës;

Sali Berisha - e krijoi PDSH-së, me ndihmën e LKK-së, gjegjësisht, LDK-së, me I. Rugovën “në krye”, ndërsa LK- e moderuar e Kosovës e ashtuquajtura LDK, e themeluan me direktivën e ish-ambasadorit amerikan në Beograd, Lorenc Igëllberger (dhëndër serb) dhe Lordit Karington, i cili do të ishte organizatori i Konferencës së Londrës, që e projektuan që Kosova me vise shqiptare, të mbeten nën juridiksionin serbosllav; kjo që në fillim ishte fatkeqësia jonë kombëtare.

Ibrahim Rugova - puthadori i mjerë i S. Millosheviqit, në shtator të vitit 1989, deklaronte për revistën "Start" të Zagrebit:
"Millosheviqi është një stalinist", ndërkohë që kroatët, sllovenët dhe evropianët e quanin fashistë. Qëllimi i I. Rugovës ishte lufta kundër Shqipërisë londineze, për faktin që Evropa në atë kohë e quante Shqipërinë, shtet stalinist. Sali Berisha, gjatë mitingjeve të para do të thërriste deri sa i ngjirej zëri: "Enver Hoxha e kishte shitur Kosovën", - ishin këto gënjeshtra nëpër qiell, po ashtu, çirrej si demokrat i denjë kur thoshte, "Enver Hoxha, ka krijuar armiq të paqenë", - bënte thirrje që: “ Të përmbysej Shqipëria Socialiste, sepse Evropa dhe Amerika do t´na japin çeka të bardhë” – pastaj, ku do ta bëjmë Shqipërinë lule, si Zvicra, ne do t´i shndërrojmë bunkerët në lule e gjepura të tjera të politikës së tij ditore-mortore. Tash pas dy deceniesh po shihet nga të gjithë, a ishin të imagjinuar armiqtë nga i madhi Enver Hoxha dhe si e bëri “lule” Shqipërinë, puthadori i okupatorëve sllavë, S. Berisha.

Zekeria Cana, (ish- pijanec dhe merakli me banane) ; - i cili gjatë vizitës së tij në Tiranë, do të deklaronte paturpësisht "Me nder me thënë, Shqipëria Socialiste…!"

Veton Surroi, i biri i ish-ambasadorit serbosllav, i cili në cilësinë e analistit titist, në vitin 1986 do të deklaronte, në gazetën "Rilindja" që: “Kosovës nuk i duhet statusi i Republikës”, -pastaj, po ky "politikan i pavarur" në vitin 1994, do të deklaronte që: “Ne shqiptarët e Kosovës duhet të dalim në zgjedhje të lira serbe, përkrah Drazhkoviqit, Tadiqit, Xhingjiqit e të tjerë, pra me opozitën serbe, ta rrëzojmë, S. Millosheviqin, pastaj është ky "demokrat" i madh, i cili doli i pari me shkrime pas luftës, propagandonte kundër UÇK-së. - Pastaj, foli kundër simbolit të rezistencës shqiptare, do të shkruante, kinse "Demaçi, është në luftë kundër vetvetes"… e të tjera gjepura të këtij lloji…

Dom Lush Gjergji, gjatë një vizite në Kopenhagë, në mars të vitit 1990, me rastin e fillimit të një Konference të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, do të përshëndeste të gjithë të pranishmit e në veçanti me ambasadorin italian, - ndërsa si i pacipë dhe tendencioz që u tregua; - i shikonte me përbuzje, shtrembër, delegacionin shqiptar nga Tirana, që ishte si observator në këtë Konferencë, ndërsa në mbrëmje deklaronte para bashkatdhetarëve se: ”Ka premtime të mëdha nga ambasada italiane se atë ditë, që do të shkatërrohet regjimi socialist në Shqipëri, ju do të shihni se çfarë do të bënte Italia, për Shqipërinë dhe shqiptarët”!!!…

Nevzat Halili, i cili organizonte simpatizantët e PPD-së, që t´ i ndihmohet sa më shumë, Sali Berisha, me mjete dhe të holla, sepse ai është duke e shkatërruar komunizmin në Shqipëri.

Uzair Uzairi - zyrtar i lartë i PPD-së, gjatë formimit të degës të partisë së tij, deklaronte me theksin turk; “Se, mirë janë punët tuaja që punoni me forcat daneze, por të jeni të sigurt se ne kemi garancia nga doktor Rugova, Fehmi Agani dhe Diogardi se ta prishim Shipnin, komuniste, leniniste, staliniste, marksiste e ne masandej ta bajmë Shipninë të madhe ". Nuk munda ta duroja më tej këtë filo-turk të mjerë, ndaj u ngrita e i thashë po aty, ia përplasa në surrat: “Të gjithë armiqtë e kombit shqiptar janë të interesuar ta shkatërrojnë Shqipërinë, po për ta bërë të madhe, - siç thua Ti, -shikoje bërrylin tim!” - Ia ktheva kështu, me nervozizëm. - Ia thashë i vendosur këto,- sepse e dija plotësisht se këto ishin veçse parulla demagogjike, ishin tërësisht vetëm mashtrime.

Milazim Krasniqi - alias, Hiqi, një katror puthadori i I. Rugovës, gjatë një mbrëmjeje me bashkatdhetarët shqiptarë në Kopenhagë, kur e pyetën: - çka do të ndodhë me ne, nëse Sllovenia dhe Kroacia shkëputen nga ish-Jugosllavia, ai me një retorikë, “aktor cirkusi”; pa menduar gjatë, u përgjigj: "Ne, vëllezërve sllovenë e kroatë u dëshirojmë rrugë të mbarë për në Evropë, ndërsa, ne me Serbinë, do t´i zgjedhim problemet; si të duam ne!... -Po, pastaj kur UÇK-ja, bënte rezistencë heroike kundër hordhive çetnike në Kosovë, ishte ky Milazimi, që digjej prej gëzimi, që t´i vinte NATO-ja në Kosovë. Ai shëtiste nëpër Maqedoni, ndërsa Drenica po lahej në gjak. Ne, tani jemi dëshmitarë, se çfarë po ngjet me ardhjen e ushtarëve të huaj. Tani, ata po na i burgosin komandantët dhe ushtarët e UÇK-së, dhe si komb, kështu e po na nënçmojnë si mos më keq.
Gëzohu tani o narcisi "demokrat"… Gëzohu o qyqar, Milazimi, për fitoret e brishta, në këto kohë të prishura “margaritarë”!…

Leka Zogu - i cili e kishte të ndaluar kthimin së pari në vendin e tij, pastaj në mbi 30 shtete të botës si trafikant, armësh dhe drogash e grash, ndërsa, tani po na del si kërpudha pas shiut duke e pretenduar mbretërinë e zezë që ia lanë të parët. Ky zotëri, që hiqet se e do aq shumë për Shqipërinë Etnike, dihet nga të gjithë që nuk bëri asgjë për shtetin shqiptar, premtimet e tij s´i ka realizuar kurrë as nuk na mbanë shpresa se do t´i realizoj ndonjëherë, as pasardhësi i tij…

Edita Tahiri - (tash opozitarja e I. Rugovës), me rastin e vdekjes së deputetit, 80 vjeçar, Anton Çetës, në radhët e LDK-së, kur intelektuali, Bajram Kosumi, e propozoi, bacin Adem, që të hyjë si deputet në (parlamentin e paformuar kurrë para luftës, - por vetëm të pretenduar) të Kosovës, ajo, me nervozizmin e saj titist, ngritet, dhe nuk e pranon propozimin e Bajramit, -duke qitur petulla në ujë diplomacie – “-tha: “kërkoj nga z. Demaçi, ta sjellë karakteristikën moralo-politike"!!! Kësaj politike përrallore i thonë. Na ishin njëherë disa shqipfolës / e cerberë!...

Ndërsa, Fan S. Noli i madh do t´ këndonte:
"Vaj vatani mjerë mileti,
lum populli, se mbretin e gjeti,
që kur e humbi s´fjeti…
lum për ne, pamë kismet,
hallvaxhinë, e bëmë mbret!…
No koment!…

Sot, shqiptarët, në Shqipërinë Etnike, as pas tri luftërash çlirimtare nuk po munden të vendosin vetë për fatet e veta në historinë tonë të re. Kur të huajt - hileqarë e gjakatarë, ta projektojnë strategjinë kombëtare, prej asaj "strategjie" priten vetëm kataklizma makabre.

Botuar në Revistën „Shqiperiaebashkuar“, “Lajmet“ dhe në faqen shqiptare: “Zëri i Kosovës”.

Kopenhagë, më 08. 07. 2004

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhemil ZEQIRI
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 1,536 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi