Një dekadë e më tepër pas clirimit të Kosovës qytetarët e Kosovës kanë pritur ndryshime kolosale në të gjitha fushat. U pa më vonë se improvizimet institucionale kanë qenë të gabuara, sidomos në fazën e zhvillimeve të reja në sportin e Kosovës. Në të vërtetë me kalimin e kohës nuk ndryshojë gjë, përkundrazi shumëcka lidhej me të kaluarën, dikujt akoma nuk po i largohet nostalgjia për ideologjinë jugosllave.
Eshtë krejtësisht e pakuptueshme që me rastin e shpalljes së sportistit më të mirë të Kosovës mysafir nderi i Federatës së Futbollit të ftohet Zoran Batroviqi, ndërsa të anashkalohen yjet e futbollit ndërkombëtarë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Lorik Cana etj., bile po të ftohej dhe të nderohej selektori i reprezentacionit të Zvicrës për përkushtimin ndaj futbollistëve me origjinë shqiptare të cilët u inkorporuan në pozita standarde do të ishte një nder dhe futbolli i Kosovës do të kishte përfitime të shumëfishta, jo kështu të ftohet një shërbyes i interesave jugosllave dhe kjo po reflekton në paaftësinë e bordit të Federatës së Futbollit të Kosovës. është dashur më në fund elita e futbollit kosovarë të kuptojë se në Kosovë është krijuar një realitet i ri, pra një liri e plotë dhe një pavarësi e tillë cfarë është, por e drejta e vetëqeverisjes së institucioneve është garantuar edhe me kushtetutë. Me ndjenjat e sportdashësve të Kosovës mund të manipulohet lehtë, sidomos të atyre të cilë kanë qenë të lidhur për Prishtinën si mishi me kockë, por realisht e kaluara e sportit kosovar, sidomos e futbollit udhëhiqej edhe nga një ndjenjë atdhetare e mbulual me qeleshen si simbol i garës sportive në nivel jugosllav, dhe skuadra e Prishtinës nuk vecohej me rezultate kulmore sportive, më tepër dallohej me dëshirën e madhe të futbollistëve dhe sportëdashësve që prishtina të mbetet në elitën jugosllave asgjë më shumë. Dhe të tërë ata sportistë të po kësaj periudhe janë bërë alfa dhe omega e futbollit kosovarë, dhe po të njëjtit nuk bënë gjë në avansimin e futbollit, as në ngritjen e cilësisë, por as në masovizimin e tij nëpër shkolla të mesme. E si do ta bënin këta që në jetën e përditshme sillen si anti sportistë, përkushtimi i tyre është tavolina me mish dhe llojllojshmëria e alkoolit... Sporti i Kosovës po lëngon akoma nga paaftësia menagjuese, sportitin e kanë vërshuar interesxhinjët, jo sportdashësit e njëmendët, akoma nuk janë vu shtyllat ligjore për sportin. është temë krejtësisht tjetër kjo, qëllimi i shkrimit nuk ishte pretendimi për të kritikuar rrjedhat shoqërore në përgjithësi dhe ato të sportit në vecanti, sa ishte kriticizimi i rrjedhave të mbrëmjes më të rëndësishme të vitit, të ndarjes së shërblimeve, mirënjohjeve, falenderimeve, për tërë atë armatë sportistësh. Pamjet që jipte televizioni 21 nuk ishin aspak atraktive, ngase shumica e mysafirëve të tubuar nuk e kishin kuptuar këtë eveniment si solemn, kur ndahen shpërblimet për punën njëvjecare, për më tepër teleshiquesi po krijonte përshtypjen se aty kishin shkuar për të ngrën dhe pirë, edhe veshja e mysafirëve ishte në dakordancë me përshtypjen e krijuar.
|