Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TË DYFISHTË”!
Publikuar më 04 shkurt, 2012 në orën 03:25 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri Diplomatik

*** Bajram Rexhepi: “Jemi të vetëdijshëm se, do të jetë problem integrimi i veriut në sistemin e Kosovës, por oferta jonë është që, njerëzëve, të cilët jetojnë në veri të Ibrit, t’u njihet AUTONOMIA THELBËSORE brenda Kosovës së pavarur.” (Shih: http://www.b92.net/info/vesti/24/06/2007).

Mesazhi i kësaj deklarate, nuk do të thotë “më rrove, të rrova, brisku i berberit”, por “ më mirë ta vras veten sesa armikun”!?

Çfarë naiviteti dhe miopie politike, minoritetit kolon serb në Veriun e Kosovës, qysh në vitin 2007, një vit para se Kosovës, t’i njihej pavarësia (17.02.2008), ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës dhe, tani, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajaram Rexhepi u ka premtuar njohjen e statusit politik të “AUTONOMISË THELBËSORE”(!)

Kjo është e gjithë tragjedia dhe fatkeqësia politike, pse Beogradi dhe Prishtina, po luajnë me fatin e Kosovës së Shqipërisë!

Duke qenë se Tirana zyrtare qe 20 vjet po hesht, duke mos guxuar, që ta pohojë të vërtetën historike, legjitime dhe legale, se Kosova është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë, atëherë, pse bajram rexhepët, të mos e hedhin në pazar Veriun e saj, kush i pengon ata, askush, sepse Shqipëria nuk ka zot, po të kishte pasur, së pari, në Kosovën shqiptare, nuk do bëhej gjenocid nga Serbia (1989-1999), dhe, së dyti, Kosova qëmoti, do t’iu kishte rikthyer Shqipërisë Mëmë!

“Dialogu teknik”-strategjia e serbizimit të Veriut

Derisa Beogradi të mos e njihte pavarësinë e Kosovës, drejtuesit e qeverisë së Kosovës, nuk do të duhej të fillonin kurrfarë “dialogu teknik” me Serbinë, sepse ky së fundi, do t’u “dalë dardhë me bisht” siç thotë populli, me gjithë zhurmën e tyre politiko-propagandistike në sy të opinionit publik shqiptar, se kinëse, serbëve në Veriun e Kosovës, nuk do t’iu njohin kurrfarë statusi të autonomisë speciale!?

Ky është gabim i pakorrigjueshëm politik dhe diplomatik i qeverisë aktuale të Kosovës, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Nga një pamendësi e këtillë politike dhe diplomatike, do të përfitojë vetëm Beogradi dhe minoriteti serb në Veriun e Kosovës ngaqë Prishtina zyrtare, do të jetë e detyruar, që të bëjë koncesione në favor të njohjes së autonomisë speciale serbëve në Veirun e Kosovës ngaqë vetë, në mënyrë të vullnetshme ka pranuar të hyjë në “dialogun teknik” me Serbinë, pa menduar fare se çfarë do të sillte epilogu i tij politik për fatin e Kosovës Veriore.

Sikur pala shqiptare e Kosovës, të mos pranonte kurrfarë “dialogu teknik” me palën serbe të Beogradit, për shkak të faktit se më 17 shkurt 2008, është mbyllur zgjidhja e statusit të Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, Serbia, do të kishte ngelur “me gishta në gojë”, nuk do të kishte pasur kurrfarë shansi politik e as diplomatik, që psotfestum, të ndërhynte në çështje të brendshme të Kosovës, duke kërkuar ndërkombëtarzimin e pjesës veriore të saj.

Tani, pavarësisht nga pluhuri dhe mjegulla propagandistike, që po e çojnë përafqësuesit e qeverisë së Kosovës, duke manipuluar me Parlamentin e Kosovës dhe me popullin, se gjoja “kurrë nuk do të pranojnë negociata politike” me Beogradin për statusin e Kosovës Veriore, “dialogu teknik” ka provuar të kundërtën-vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë së Kosovës, që të negociojë me qeverinë e Serbisë dhe me faktorët ndërmrjetësues ndërkombëtarë për zgjidhjen e statusit politik të pjesës veriore të Kosovës.

Kjo është punë e kryer, këtë e di jo vetëm kryeministri i qeverisë, Hashim Thaçi, por edhe ministri Brendshëm, Bajram Rexhepi, i cili qysh në vitin 2007 (kur ishte kryeministër), një vit para se të pavarësohej Kosova, pat deklaruar botërisht se: “Jemi të vetëdijshëm se, do të jetë problem integrimi i veriut në sistemin e Kosovës, por oferta jonë është që, njerëzëve, të cilët jetojnë në veri të Ibrit, t’u njihet AUTONOMIA THELBËSORE brenda Kosovës së pavarur.”(Shih: http://www.b92.net/info/vesti/24/06/2007).

Kjo deklaratë është argumenti më i qëndrueshëm dhe më i justifikueshëm politik, pse ka filluar “dialogu teknik” midis Prishtinës dhe Beogradit, jo për reciprocitetin e targave të automjeteve, të kthimit të kopjeve të dokumenteve të kadastrave dhe të regjistrave civilë, si dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave Kosovë – Serbi.

Thjesht dhe shkurt, si mund të ketë lëvizje të lirë të njerëzëve dhe këmbim të mallrave-reciprocitet me Beogradin, kur de fakto dhe de jure, pjesa veriore është okupuar nga Serbia, që nga përfundimi i luftës në Kosovë (1999-2012)?! – Serbët e veriut, nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, por vetëm Serbinë! –Kjo, edhe ishte aryeja pse Beogradi ia imponoi “dialogun teknik” qeverisë së Kosovës, e cila, fatkeqësisht, pa asnjë rezervë e përqafoi atë si “zgjidhje strategjike” për t’ua njohur “AUTONOMINË THELBËSORE” serbëve të Veriut, sipas ofertës skandaloze të Bajram Rexhepit (dikur kryeministër, sot ministër i Brendshëm i Kosovës).

BE-ja nuk është fajtore, por Prishtina

“Shpikja” e “dialogut teknik” është pjellë e strategjisë “lebensraum” e Beogradit, që hap pas hapi synon rikthimin e sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovën shqiptare.

Realisht, këtë formulë të vjetër hitleriane të sundimit kolonial shekullor të Serbisë, qeveria e Kosovës e ka pasur për detyrë, që ta “neutralizojë”, duke ia “përplasur në fytyrë” Serbisë së Boris Tadiqit, dhe, prerazi, duke e refuzuar para BE-së, si të dëmshme dhe të rrezikshme për statusin e Kosovës së pavarur dhe sovrane. Mirëpo, qeveria e Kosovës e bëri të kundërtën, e pranoi atë, pa asnjë kundërshtim, gjoja për “normalizimin” dhe për “reciprocitetin” e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tregtare etj.

Pra, gabimin politik dhe diplomatik, pse erdhi në shprehje “ dialogu teknik” midis Beogradit dhe Prishtinës, duhet kërkuar në Prfishtinë, jo në Bruksel, as në Uashington.

Prandaj, asksush nuk mund t’ia hedh fajin e as prgjegjësinë BE-së, pse ka filluar dhe, pse po kërkohet, që të vazhdojë “dialogu teknik” ngase ky është “produkt” i politikës strategjike të Serbisë, që përmes tij, të vërë në pikëpyetje statusin e pavarur dhe sovran të Kosovës, me tendecë, që brenda një afati të caktuar kohor, sipas formulës “lebensraum” të Hitlerit, ta shkëpusin pjesën veriore të Kosovës në favor të territorit dhe të shtetit të Serbisë.

Bashkimi Evropian (BE), as Amerika e as NATO-ja, nuk janë duke i pyetur as duke i lutur: Boris Tadiqin (president), Vuk Jeremiqin (ministët i Jashtëm), Ivica Daçiqin (ministër i Brendshëm dhe nënkryeministër), Mirko Cvetkoviqin (kryeministër) dhe Slavica Dejanoviqin (kryetare e kuvendit) dhe negociatorin e “dialogut teknik” Beograd-Prishtinë, Borislav Stevanoviqin etj., se çfarë modeli të pushtetit shtetëror serb, janë të interesuar, të vendosin në veriun e Kosovës, por sheshit po thonë, që sa ma parë të tjetë e mundur, t’i pezullojnë strukturat paralele kriminele serbe, heqjen e të gjitha barrikadave nga rrugët e bllokuara në pjesën veriore të Kosovës, në mënyrë që të normalizohet jeta e të gjithë qytetarëve të atjeshëm për të lëvizur lirisht, si dhe të bëhet i mundur qarkullimi dhe këmbimi i mallrave midis dy shteteve, pa asnjë pengesë.

Këtë është duke e kërkuar BE-ja, NATO-ja dhe Amerika nga Serbia, jo kurrëfarë kushtëzimesh dhe modalitetesh të tjera politike për zgjidhjen e problemit te veriut të Kosovës, ashtu siç kanë deklaruar presidenti serb, Boris Tadiq, Borislav Stefanoviq dhe Ivica Daçiq, gjoja se refuzimi i kandidaturës së Serbisë për në BE, është bërë për shkak se “BE-ja paskësh kërkuar, që Serbia së pari, ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës”. Pohimet e tilla, nuk janë të vërteta, sepse burimet zyrtare të BE-së, pohojnë të kundërtën, shkaku i refuzimit të kandidaturës së Serbisë për në BE, ka qenë zhvillimi i ngjarjeve dramatike në veriun e Kosovës, për shkak se bandat kriminele terroriste serbe, kanë plagosur më se 20 ushtarë të KFOR-it, duke i pamundësuar, që të ushtrojnë misionin e tyre paqësor në zhbllokimin e rrugëve, si dhe në rivendosjen e lëvizjes ës lirë të qytetarëve dhe të qarkullimit të mallrave në pikat kufitare Jarinje, Bërnjak, Zubin Potok, Leposaviq etj.

E drejta ndërkombëtare nuk njeh “sovranitet të dyfishtë”!

Kërkesa e Beogradit për vendosjen e “sovranitetit të dyfsihtë” në Veriun e Kosovës, do të thotë vendosjen e sistemit dyshtetëror serbo-shqiptar mbi territorin integral të Republikës së Kosovës. Do të thotë, sundim dypushtetësh serbo-shqiptar mbi Veriun e Kosovës së Shqipërisë. It’s cannot be done, pavarësisht nga pretendimet territoriale të Serbisë për copëtimin gradual të Republikës së Kosovës, edhe pse në vitin 2007, Bajram Rexhepi u ka premtuar serbëve të Veriut të Kosovës, se do t’iu njihet “ AUTONOMIA THELBËSORE” gjë që, kur ky term, të përkthehet në gjuhën juridike dhe kushtetuese, do të “sovranitet i dyfishtë” brenda territorit dhe shtetit sovran të Republikës së Kosovës!

Mirëpo, një budallallëk i tillë politiko-juridik i dyanshëm, nuk do të duhej të vinte në shprehje, për shkak se veriu i Kosovës, nuk është pjesë e Serbisë, ashtu siurse nuk janë as pjesët e tjera të Kosovës së pavarur, madje, duke përfshirë, edhe Preshevën. Bujanocin dhe Medvegjën, sepse historikisht dhe ligjërisht të gjitha këto territore i përkasin Shqipërisë.

Serbët e Veriut, pranojnë “autonominë thelblësore” të Bajram Rexhepit!

Serbët e Veriut të Kosovës (nuk do t’ia lënë rastit, që t’u bjerë “mini për mustaqe”, ashtu sikurse dikur serbëve të Krajinës) nuk do ta refuzojnë “Autonominë thelbësore” të Bajram Rexhepit, ashtu siç vepruan serbët Krajinës, duke refuzuar “Planin Z4” të Autonomisë së ofruar nga Dr. Franjo Tugjmani. Tani, ata janë penduar, por vonë, u ka “ ikur treni”! – Kanë ngelur nëpër “rezervatet” strehuese kolektive të Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Nuk ka kthim prapa, “çfarë të mbjellësh, atë, edhe do ta korrësh”, thotë një fjalë e popullit.

Nuk ka asnjë dyshim se, serbët kolonë të Kosovës, jo vetëm pas ardhjes në krye të Serbisë së kriminelit Slobodan Milosheviq, por që nga rënia e Kosovës nën Serbi-Jugosllavi (1945-1999), janë dëshmuar shumë më dinakë, më perfidë dhe më largpamës sesa vetë serbët e Beogradit ngase këta me ankesat dhe me paditë e tyre të shpifura kundër shqiptarëve të Kosovës (gjoja se ishin të diskriminuar politikisht, ekonomikisht dhe të detyruar të shpërnguleshin nga Kosova, për shkak të “zullimit” të shqiptarëve etj.), ia patën arritur që t’i mashtrojnë, jo vetëm qeverinë e Serbisë, por edhe atë të Jugosllavisë.

Kështu që, akuzat e trilluara antishqiptare, serbëve kolonë të Kosovës, ua patën hapur të gjitha dyert e pushtetit serbo-jugosllav, i cili i konsideronte dhe i trajtonte si “viktima” të “represionit” dhe të “seperatizmit” shqiptar në Kosovë.

Në bazë të shpifjeve dhe të akuzave të tilla kundër shqiptarëve të shtypur dhe të kolonizuar, serbët e Kosovës, ia arritën që të krijonin pasuri edhe jashtë Kosovës në Serbi, duke përfituar falas shtëpia, banesa, prona private (tokë) dhe, duke zënë vende më të mira pune. –E, në anën tjetër, shqiptarëve ua grabisnin dhe shisnin nga dy-tri herë tokat, shtëpitë dhe banesat e tyre. Domethënë, përfitimi i tyre material, financiar dhe pronësor, ishte i shumëfishtë ngase pa të drejtë e shfrytëzonin egërsisht edhe Kosovën, edhe Serbinë. Kjo politikë e rafinuar, tinzare, shfrytëzuese dhe grabitçare e kolonistëve serbë të Kosovës, bëri që regjimi çetniko-fashist i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), ta shndërrojë Kosovën në shkrum e hi, duke kryer gjenocid, terror dhe maskra mbi 2 milionë shqiptarë.

Një politikë të tillë antishqiptare e kolonëve serbë vazhdon të jetë e gjallë dhe shumë aktive, edhe sot, si në Veri, ashtu edhe në pjesët e tjera të Kosovës, kanë të njëjtën strategji për shfrytëzimin dhe dekompozimin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, pavarësisht nga participimi i tyre në strukturat dhe institucioent e ndryshme të pushtetit shtetëror të Kosovës (qeveri, parlament etj.).

Ndryshe nga serbët kolonë të Kroacisë, të cilët, të mashtruar, të përpunuar dhe të manipuluar nga regjimi fashist, militar dhe policor i Slobodan Milosheviqit, patën refuzuar “Planin Z4”-Autonominë e ofruar nga ish-presidenti i ndjerë kroat, Dr. Franjo Tugjman, tash,si serbët e veriut të Kosovës, ashtu edhe Beogradi zyrtar, janë bindur se Amerika dhe BE-ja, kurrsesi nuk do të lejojnë copëtimin territorial të Kosovës, në sy të tyre, në aspektin taktik, përkohësisht, kanë modifikuar strategjinë politike “lebensraum” dhe, në vend të saj, kanë pranuar ofertën e ministrit, Bajram Rexhepi, që veriut t’i njihet “AUTONOMIA THELBËSORE brenda Kosovës së pavarur”.

Një modifikim të këtillë taktik të politikës strategjike dhe gjeostrategjike të Beogradit zyrtar, e parashikojnë edhe “Katër Pikat” e presidentit serb, Boris Tadiq (edhe pse ai në sy të BE-së dhe të Amerikës, deklarativisht e mohon ndarjen e Kosovës), të propozuara qeverisë së Kosovës, BE-së dhe Amerikës, sipas së cilave kërkohet njohja e statusit special të autonomisë së serbëve në Veriun e Kosovës, si dhe të mbrojtjes dhe të garancisë së autonomisë eksterritoriale të kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë.

Nëse këto “Katër Pika” të Planit të Boris Tadiqit, do të pranoheshin nga Prishtina zyrtare, nga BE-ja dhe nga Amerika, atëherë, nuk ka dyshim se, pjesa veriore e Kosovës, do të vihej nën “sovranitetin e dyfishtë” serbo-shqiptar, edhe pse një status i tillë, do të ishte në shpërputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën e Shqipërisë.
__________

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 2,653 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi