Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MEMORANDUM - Drejtuar: Departamentit të SHBA-ve, Zonjës Hillary Clinton
Publikuar më 25 shkurt, 2012 në orën 00:33 ( ) Kristina Rasi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ishte korrespondenti i njohur amerikan me prejardhje italiane Marco Markoni i Transatlantik Wireless Telegraph i cili me shumë nguti kishte vrapuar i entuziazmuar pranë dyerve të “New York Times” për të publikuar korrespodencën e tij mbi ujdinë që kishin arritur kapitalistët amerikanë dhe ata rusë për konstruktimin dhe ndërtimin e rrugës lundruese për lidhjen e Danubit me Detin Egje.

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK),
Kryesia Qendrore e FDBK,
Prot. Nr. 31-0012-22/AKT PUBLIK/.

Si filloi kolonizimi i Luginës së Preshevës nga Serbia?

Marrëveshja Ruso-Amerikane për hapjen e kanalit ujor Danub-Deti Egje 13 janar 1913 në Shën Peterburg,

Sqarim: Duhet parë foto 1 dhe linku i “Nju Jork Times” ku shkruan per marrëveshjen.
http://query.nytimes.com/gst/abstract.html?res=F70E11F6395F13738DDDA10994D9405B838DF1D3

Ishte korrespondenti i njohur amerikan me prejardhje italiane Marco Markoni i Transatlantik Wireless Telegraph i cili me shumë nguti kishte vrapuar i entuziazmuar pranë dyerve të “New York Times” për të publikuar korrespodencën e tij mbi ujdinë që kishin arritur kapitalistët amerikanë dhe ata rusë për konstruktimin dhe ndërtimin e rrugës lundruese për lidhjen e Danubit me Detin Egje. Kështu që, me datën 18 janar të vitit 1913, gazeta prestigjioze amerikane “Nju Jork Tajms” publikon raportin nga Vjena me titull: “Kapitalistët amerikanë dhe ata rusë kanë arritur marrveshjen për ndërtimin e përbashkët të rrugës lundruese që do ta lidhte Danubin me Detin Egje”, duke vazhduar citatin e Markionit : “Të rejat e arritura nga këtu, nga Shën Peterburgu, tregojnë efektin pozitiv të bisedimeve ne mes kapitalistëve amerikanë dhe atyre rusë për fillimin e përbashkët të konstruktimit dhe ndërtimit të kanalit ujor që do të lidh lumin Danub me detin Egje, kjo donë të thotë një kanal ujor që do të lidhë lumin Morava dhe lumin Vardar, pra nga Serbia në Maqedoninë e Epërme.”
Nga këtu edhe filluan përleshjet, ndoshta edhe të para, midis superfuqive të ardhshme për sferat e interesit regjional në Ballkan. Si pasojë e tendencës Ruse për mosrespketim të marrëveshjes shfaqet, pa asnjë dilemë, interesimi i herëshëm amerikan për rajonet e Ballkanit dhe bëhen vlerësimet e para për pasuritë e tyre, të jashtme e të brendshme duke ndikuar drejtperdrejt edhe në përpilimin e politikave të shumë administratave të tjera amerikane në vijim.
Në atë marrëveshje, siç shkruajnë mediat amerikane, ishte vendosur që kjo ndërrmarrje të ndërtohej bashkërisht mes kapitalit Rus dhe atij Amerikan. ( Nju Jork Tajms 18 janar /1913).
Një investim i përbashkët mes SHBA-së dhe Rusisë , qe thyerja e interesave dhe shfaqja e dyshimit sapo kishte filluar. Se në cfarë kahje u zhvilluan në vitet në vazhdim këto marrëdhënie gjithë e dimë, kur pak para dhe fill mbas Luftës së Dytë Botërore këto dy vende zyrtarizuan politikat e tyre që ishin diametralisht në kontrast njëra me tjetrën.

Lugina e Preshevës, pengu i Interesave Ruse në Europën Jug-Lindore!

Spastrimi i vijës strategjike nga Lugina e Moravës drejt Luginës së Vardarit nga shqiptarët, rrënjët i ka tek politika Ruse për krijimin e kushteve në terren për tradhtinë dhe mosrrespektimin e Marrëveshjes së 13 Janarit të 1913-tës
Lugina e Preshevës që mund të quhet vija ndarëse e dy bazeneve të mëdha, atij të Moraves së Madhe dhe Vardarit, gjithmonë ka qenë në vëmendjen e madhe dhe gjithmonë, e vecmas në shekullin e kaluar, në fillim shekullin e 20-të, gati se ishte shëndrruar në moll sherri midis Perëndimit ( Francës, Anglisë dhe Gjermanisë) në njërën anë dhe Rusisë e Serbisë në anën tjetër.
Menjëherë pas fillmit të Luftërave Ballkanike dhe rënies së Perandorisë Otomane filluan edhe interesimet e para për këto rajone.
Shumë kohë më parë, në vitin e largët 1841, filloi interesimi dhe u hapën shumë pyetje për kapacitetet lundruese të Moravës së Madhe si sistemi më i komplikuar ujor në Serbi dhe kështu filluan edhe lundrimet e para të anijeve të postës deri në Qipri dhe nga këtu edhe u hap debati (në atë kohë) për të analizuar kapacitetet lundruese të krejt Moravës e vecmas të degës jugore të saj.
Për këtë arsyeje edhe kompania e njohur atëbotë franceze që ishte një konglomerat serbo-francez me emrin “French-Serbian Shipping Company” që e kishe krijuar Millosh Obrenovici për të rregulluar trafikun lundrues në Danub, Savë dhe Moravë, në bashkpunim me kompaninë tjetër franceze “Principal Shipping Company”, zhvilluan me miratimin e Napoleonit të III-të (më 14 shtator të vitit 1850) fillimin e studimeve dhe krijimit të projektit të publikuar për restaurimin dhe hapjen e një kanali që do të lidhte Danubin dhe Vardarin për të krijuar rrugën lundruese për në Portin e Selanikut.
Serbia në atë kohe kishe shfaqur interesim maksimal për këtë projekt dhe kishte lehtësuar të gjitha proceset ligjore për fillimin e punimeve.
Ishte vetëm intervenimi i atëhershëm i Rusisë që në momentet e fundit e kundërshtua aplikimin i “Principal Shipping Company” qe e kishte bërë më 1 korrik 1859 për marrjen me koncesion për 30 vite të lundrimit nëpër këtë kanal posa që ai të ndërtohej.
Millosh Obrenovici i kërcënuar nga qeveria e Moskës së atëhershme, me prishjen e mardhënieve diplomatike, që për Serbinë ishin shumë domethënëse në kohën e luftërave kundër Perandorisë Osmane, pranoi kërkesat e Rusisë për mos dhënien me koncesion të drejtës së lundrimit kompanisë franceze “Principal Shipping Company” që ishte edhe pronë e vetë Napoleonit të III-të.
Pas shumë negociatave dhe vetëm pas intervenimit të konsullatës Ruse në Beograd ishte arritur marrëveshja që kompanisë shtetërore ruse t’i jepej e drejta e ndërtimit dhe shfrytëzimit të më vonshëm të kësaj rruge lundruese dhe më në fund marrveshja ishte arritur më 18 shtator të vitit 1860.
Marrëdhëniet e prishura me francezët ishin arsyeja që më në fund Obrenovici kishte pranuar t’i jepte edhe disa të drejta të limituara Francës për të drejtën e lundrimit dhe kështu në vitin 1864 francezët të irrituar i kishin prishur përfundimisht marrëdhëniet me Obrenovicin dhe i kishin ndërprerë punimet për restaurinim e Moravës dhe as që kishin filluar ndërtimin e kanalit.
Derisa tensionet në aksin Serbi-Francë-Rusi po vazhdonin, lidhur me dominimin e projektit dhe rrugës lundruese, në vitin 1867 anija me emrin “Morava” me ekspeditën e udhëhequr nga Ante Aleksiq kishte filluar hulumtimet serioze për vlerësimin e kapaciteteve lundruese të Moravës.
Disa vite më vonë, shoqata me emrin “Messenger of Serbian Learned Society”, në vitin 1879 e publikon librin që ishte një punim shkencor i Ante Aleksiq me emrin “Morava, gjendja prezente dhe mundesit e saj lundruese”, qe ishte një vlerësim dhe pohim për mundësinë e ndërtimit të kësaj rruge dhe analizat e punës teknike dhe arsyetimin e fitimeve ekonomike.
Por, vetëm fillim shekulli i 20-të ishte koha kur seriozisht filluan interesimet konkrete për fillimin e ndërtimit të aksit magjik Danub-Moravë-Vardar-Deti Egje.
Ishte viti 1904 kur filloi lëvizja për lidhjen e Danubit me Detin Egje dhe hapjen e kanalit që do t’i lidhte këto dy lumenj.
Për tu realizuar kjo ide interesim special kishin shfaqur Anglia dhe Gjermania që si dëmshpërblim kishin pranuar të financonin vet punimet dhe krejt projektin.
Qeveria mbretërore serbe e dinastisë së Obrenovicëve, si pjesë integrale e konjukturës së aparatit strategjik të Rusisë Cariste në Ballkan, menjëherë filloi të zgjerohej drejt jugut të lumit Morava duke filluar një elimininim masiv të shqiptarëve autokotonë që banonin rreth brigjeve të Moravës, duke spastruar terrenin dhe krijuar ” ngujime” të reja me kolonë serbë përgjatë krejt vijës së lumit Morava dhe Vardar duke përfshirë edhe krijimin e fshatrave artificiale serbe me kolonë të ri edhe në jug të Preshevës dhe rreth qytetit të Kumanovës.
Plan i menduar mirë me qëllime serioze strategjike krejtësisht në dobi të realizimit praktik të kushteve për forcimin e pozitave Ruse në Ballkan dhe rritjen e influencës Ruse për mosrrespektimin dhe tradhtinë e kësaj marrëveshje në të ardhmen.
Spastrimi i zhduku nga harta vendbanimet shqiptare prej Nishit e deri tek Vranja.
Ardhja e kolonëve serbë rezultoj me uzurpimin e tokave dhe krijimin e vendbanimeve artificiale tek Stacioni i trenit në Preshevë, Bujanoc, Ristovc etj. U krijuan fshatra artificiale me serbë mes Kumanovës dhe Likovës sic janë: Recica dhe Tabanoci, me qëllim që pjesa strategjike e rrafshit të Kumanovës dhe Preshevës (Lugina e Presheves) të mbipopullohet dhe transformohet në tokë serbe, si dhe t’i ndryshohet ekuilibri etnik me të vetmin qëllim prishjen e marrëveshjes me Amerikanët dhe krijimin e monopolit Rusë në hapjen e kanalit dhe lundrueshmërinë përmes tij.
I planifikuar në mënyrë precize dhe ekonomikisht shumë mirë i arsyetuar, ky plan kishte elektrizuar aq shumë klasën sunduese serbe të asaj kohe, sa që implikimi Rus ishte bërë aq i domosdoshëm sa herë që qeveria e Obrenovicit mendonte se pozicioni serb ishte dobësuar në nivel ndërkombëtar.
Çfarë e kishte ushqyer aq shumë qëndrimin e ashpër Rus, në kundërshtimin dhe minimin e vazhdueshëm të çfarëdo marrëveshje mes Qeverisë Serbe dhe asaj Amerikane për marrjen me koncension të terrenit ku do të rregullohej ky kanal, ishte frika Ruse për rritjen e mundëshme të influencës amerikane mbi ekonominë serbe të asaj kohe dhe tmerri i Rusë i humbjes së faktorit Serbi në planet e saja për rregullimin e Ballkanit.
Ky qëndrim i ashpër i Rusë dhe pozita e saj e fuqishme ndërkombëtare në botën e viteve 1910-13, përballë pozitës shumë të dobët ndërkombëtare të Qeverisë Amerikane (si një shtet që po konsolidohej në vazhdimësi) kishte imponuar bisedimet e Janarit të 1913 -tës, në Oborrin Mbretëror të Shën Peterburgut në Rusi.
Rusia ka dislokuar forca speciale ushtarake në Luginën e Preshevës …
Rusia përmes Serbisë dëshiron të krijojë një pozicion të ri dhe të fortë strategjik në Ballkan.

Qëllimi i Rusisë është që përmes këtyre bazave ushtarake të krijojë një situatë të tendosur në Ballkan, konkretisht në Kosovë, në kundërshtim me planet e BE-së dhe të SHBA-ve.
Gjithashtu, Rusia është kundër një shteti funksional në Bosnjë e Hercegovinë dhe punon në kundërshtim me kursin e këtij shtetit drejt BE-së dhe NATO-së.
Ajo (Rusia) është duke mbështetur ato forca politike fashiste në të ashtuquajturën “Republika Serpska”, një krijesë gjenocidiale, e cila kërkon shkëputje dhe bashkëngjitje me Serbinë.
Projekti tjetër strategjik i Rusisë dhe Serbisë është hapja e një kanali detar nga Danubi përmes Moravës, nëpër Luginë të Preshevës dhe Vardar të Maqedonisë.
Më 20 tetor të vitit 2009, gjatë vizitës së Presidentit Rus, Dimitrij Medvedev, në Beograd ishte nënshkruar një marrëveshje në mes Kremlinit dhe Beogradit për hapjen e një të ashtuquajture Qendër logjistike “humanitare” ushtarake, e cila do të shërbente si përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe teknologjike të këtyre dy vendeve, por edhe vendeve tjera të rajonit.
Kjo bazë “humanitaro-ushtarake” do të shërbente edhe si mbrojtje ndaj projektit të “Gazpromit” rus, gypat e të cilit do të kalojnë nëpër tokën serbe. Ndërsa, ajo do të ngrihet afër qytetit të Nishit, një zonë mjaft strategjike, e cila gjendet në trekëndëshin afër Bullgarisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Këtë marrëveshje e kishin nënshkruar Sergej Shoigu, zv/ministër i ushtrisë ruse dhe Ivica Dacic, zv/ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.
Sqarim: Kështu, kishin njoftuar mediat serbe, sidomos Televizioni B-92, më datë 21 tetor 2009.
Padyshim, kjo marrëveshje i hap dyertë Rusisë për ta furnizuar Serbinë me armatim të ndryshëm për një periudhë të gjatë. Gjithashtu, kjo bazë ushtarake konsiderohet edhe si një përgjigje simbolike ndaj bazës ushtarake amerikan në “Bondstill” të Ferizajt, në anën e Kosovës.
Jo vetëm kjo, por edhe hapja e mëhershme e bazës ushtarake në fshatin Cepotinë të Bujanocit, e cila do të ketë rreth 1200 trupa, tregojnë për synimet e qarta të Beogradit. Bëhet e ditur se, në këtë bazë ushtarake ka trupa të ndryshme ruse dhe shërbejnë si bazë logjistike e Shërbimit Inteligjent Rus (KGB-së së dikurshme), por edhe presin ndonjë moment të volitshëm për intervenim. Këto forca, tanimë janë duke vepruar në Luginë të Preshevës, duke u “përkujdesur” për popullatën shqiptare, por edhe për veprim nëpër enklavat serbe në Republikën e Kosovës, të cilave u ofrojnë mbështetje logjistike dhe materiale, sidomos të ashtuquajturave struktura paralele serbe.
Po ashtu, këto baza i duhen Rusisë që të qëndrojë ende si pandanë ndaj Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në mënyrë që të ndikojë në këto vende në formë politike dhe ushtarake.
Vlen të theksohet se baza ushtarake në Cepotinë ka kushtuar rreth 200 milionë euro, derisa këto mjete financiare janë dhënë nga bankat perëndimore për qëllime ekonomike, ndërsa Beogradi zyrtar kishte ndryshuar destinacionin e tyre duke i investuar në baza ushtarake.


Pushtimi rus i Luginës së Preshevës vulos thundrrën Ruse në Ballkan

Pozicionimi rus në bazat ushtarake serbe afër Nishit dhe dislokimi i tyre në Cepotinë të Bujanocit sinjalizon shenjat praktike të ekzekutimit të një plani gati 100 vjecar për shfarosjen e shqiptarëve nga korridori strategjik Morava –Vardari.
Tani ka mbetur vetëm Lugina e Preshevës dhe Kumanova si “pyka shqiptare” mes luginave të Moravës dhe Vardarit, andaj finalizimi i planit Rus po vazhdon pikërisht në këto dy pika kryesore.
Planet e ndarjes së Luginës së Preshevës dhe spastrimi i qytetit të Kumanovës nga shqiptarët, duke krijuar Komunën e Likovës, me cka Kumanova mbetet shumicë serbo-maqedone janë vazhdimësi e planit shekullor Rus për, fillimisht zhdukjen e shqiptarëve nga Korridori Strategjik Morava–Vardari dhe prishjen e marrëveshjes me amerikanët të nënshkruar në vitin 1913, dhe më vonë,
edhe blerjen dhe hapjen e Kanalit Strategjik Ujor: Morava–Vardari, duke vendosur monopolin e transportit ujor në linjën Roterdam–Selanik.
Me vendosjen e këtij monopoli, qëllimet Ruse janë, dobësimi i pozicionit Anglez me humbjen e rëndësisë së Gjibraltarit dhe dobësimin strategjik të Turqisë duke humbur rëndësinë e Bosforit dhe grykës së Dardaneleve.
Pushtimi Rus i Luginës së Preshevës vulos thundrrën ruse në Ballkan për shumë vite në vazhdim.
Ndarja e Luginës së Preshevës dëmton interesat amerikane në rajon.

A qëndron shteti rus prapa planit të coptimit të Luginës së Preshevës dhe pse..?!

Interesi amerikan për rajonin e Luginës së Preshevës ishte i hershëm, shumë më i hershëm se sa që dihet dhe shkruhet nga publicistika, historia dhe media shqiptare.

Për Luginën e Preshevës shumë kohë më herët shfaqen intereset dhe hidhen shtizat e interesit nga fuqit kryesore të asaj kohe dhe kohës së sodit duke u përpiluar plane dhe ide për dominimin e rajonit dhe projektit gjigant të rrugës lundruese Danub-Deti Egje.
Projekti që Serbia ka filluar me të madhe ta propagandoj, nëpërmjet konferencave e deri tek propaganda mediale nëpërmjet webfaqeve www.danube-propeller.com si variant pan-europian dhe nëpërmjet webfaqes sava-solunsrbkanal.com anashkalon krejtësisht autenticitetin shqiptar të Kosovës Lindore.
Siç edhe mundur të shihet nga plani dhe mapa e paraqitur në këtë projekt apo variant serb të projektit, qëllimi është që kjo rrugë të mos kalojë nëpër vendet “jo miqësore” për Serbinë dhe Greqinë.
Ata e shohin këtë plan si një rrugë që do kaloj në Serbi-Maqedoni dhe Greqi me çka në një mënyrë apo tjetër krijohen dhe forcohen aleancat e reja, apo boshti pan sllavo-grek Beograd-Athinë me Shkupin zyrtar Maqedoni.
Ndarja me vija ushtarake me anën e bazës Cepotinë, që ndan Bujanocin dhe Preshevën, si dhe tendencat për vizatimin e vijave të reja administrative të Komunës së Preshevës shkojnë dhe janë në favorin e aleancës së pa shpallur Serbo-Greke për dominimin e rrugës ujore, tokësore dhe hekurudhore, duke krijuar kështu kapitalin e transportit në Gadishullin Ballkanik, që as për së afërmi nuk shkon në dobi të palës Shqiptare dhe aleateve të tyre.


Presheva është qytet kryekëput shqiptar. Presheva shtrihet jo vetëm nga qyteti e rreth malësisë së Karadakut, por edhe përtej autostradës e deri tek malet apo harku i Rujenit.
Por, zërat për një ndryshim dhe mundësia për krijimin e një komune të re të Stacionit të Trenit, jashtë pushtetit të Komunës së Preshevës, dhe krijimit të disa zonave të reja administrative përtej hekurudhës dhe autostradës, duke ndarë në dysh lidhjen e fshatrave shqiptare me Preshevën dhe Malësinë e Karadakut, shpjegon qartë planin e ri “urbanistik” serb për ndarjen e re të Kosovës Lindore.

Edhe më keq, kur i shtohet kësaj edhe baza e re ushtarako-policore Cepotinë, në mes Preshevës dhe Bujanocit, s’do mend të kuptohen qëllimet serbe.

Këshilli Nacional Serb së fundi po kërkon dhe demanton regjistrimet e popullsisë në vitin 2002, duke e akuzuar hapur Ambasadën e SHBA-ve në Beograd, per kinse manipulimin e këtij rezultati në favorin e “Shqiptarizimit të Bujanocit”.

Ata, haptas kanë filluar të kërkojnë ndarjen e Komunës së Bujanocit në vija etnike, në Komunë Shqiptare dhe Komunë Serbe, për të filluar procesin e dekompozimit të ri të Luginës së Preshevës mbi bazat e Planit Rus për rimarrjen e Luginës së Preshevës.

Lugina e Preshevës me status kolonial.

Të zgjidhet problemi mbi parimin e vetëvendosjes!

Lugina e Preshevës sot është problem shumë më i madh se sa përmasat e saj të dukshme.

Nga shkelja e të drejtave të njeriut e deri tek karakteri i saj strategjik dhe pozicional në raportet e vjetra-reja të super poleve ushtarako-politike, ky problem me histori shumë të lashtë konflikti duhet shtruar për zgjidhje, ashtu siq i takon një regjioni me lloj llojshmëri karakteristikash.

Por, gjithëherë baza e zgjidhjes së saj duhet të jetë e drejta e vetëvendosjes së asaj popullate që jeton aty, asaj duhet lejuar të thotë fjalën e saj.

Vitin që vjen do të mbushen 100 vjet nga koha e nënshkrimit të Marrëveshjes mes SHBA-së dhe Rusisë Cariste për hapjen e kanalit ujor. Brenda kësaj kohe ka ndryshuar gati krejt tablloja e botës politike. As Rusia më nuk është Cariste, por as SHBA-të më nuk janë shtet në konsolidim.

Gjithashtu, as shqiptarët nuk janë thjesht objekt që duhej për llogari të vendosjes së monopoleve pushteti në Ballkan. Ka ardhur koha të zgjidhet ky problem.

Formula e vetme dhe e sigurt është aplikimi i parimit të vetëvendosjes.

Pra, që t’i lejohet asaj popullate atje të thotë fjalen e fundit se me kënd donë të jetojë, duke i dhënë kështu fund politikave eksperimentaliste në Ballkan.

SHBA ka të drejtë mbi Luginën e Preshevës.
Asociacioni Amerikan i Inxhinjeris Civile në Nju Xhersi kishte marrë me koncesion këtë territor…
Kanali ujor Danub-Preshevë-Deti Egje, ide e vjetër amerikane!

Ishte shumë interesante që gjatë gjithë dokumenteve historike mbi marrëdhëniet Ruso -Amerikane në Ballkan, marrëveshja e 13 Janarit e vitit 1913 për ndërtimin e përbashkët të kanalit ujor në Luginën e Preshevës (që pati tendenca tradhtie nga Rusia dhe Obrenoviqi më vonë) është marrëveshja e parë e nënshkruar mes këtyre dy vendeve për ndonjë çështje që zhvillohet në Ballkan. Edhe pse Lugina e Preshevës ishte survejuar nga Konsulli Amerikan me seli në Konstantinopojë (sot Stambolli) z. Xhon Lieshman, i cili për herë të parë nga terreni kishte raportuar mbi idenë e hapjes së këtij kanali ujor në raportin e 7 korrikut të vitit 1909 në statusin e Konsullit gjeneral Amerikan në Konstantinopoj duke e publikuar në dokumentacionet e përjavëshme të U.S.Consular and Trade Raports.
Qeveria Serbe dhe ajo Ruse shumë gjatë (që vazhdon edhe sot ) kishin tentuar të humbin orgjinalitetin e këtij propozimi duke e paraqitur gjatë viteve herë si plan serb i një ish Mbreti të tyre e herë si ide europiane duke tentuar të humbin origjinalitetin e saj si ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej ditës së 7 korrikut të 1909 kur për herë të parë Konsulli amerikan në Konstantinopojë shkruajti për këtë ide dhe raportojë direkt nga terreni, saktësisht nga Lugina e Preshevës dhe Shkupi ku ishte me vizitë zyrtare.
Në dokumentacionin dhe korrespodencat e asaj kohe raporti i Konsullit Amerikan në Stamboll, z. Xhon Lieshman, është dokumenti i parë zyrtar në gjuhën angleze që ka të bëjë me idenë e rregullimit të kanalit ujor.
Kjo ishte projektuar nga Asociacioni of Civil Enginners of New Jersey me 1920 (Dokumenti ekziston në arkivat e Universietit te Kalifornias).
SHBA gëzon të drejtën e shfrytëzimit të Luginës së Preshevës (përdorimin e territorit të saj) për hapjen e Kanalit Ujor Morava-Vardar. Këtu kemi Marrëveshjen Ruso-Amerikane të vitit 1913 dhe dokumentacionet e letërkëmbimeve diplomatike të viteve 1909-1920 midis Qeverisë Serbe dhe asaj Amerikane që tregon se Asociacionit Amerikan të hapjes së kanaleve ujore me seli në Nju Xhersi i ishte dhënë me koncension territori ku do të hapjej ky kanal ujor. Ky Asociacion e kishte e dizajnuar këtë projekt dhe e kishte emërtuar Linja e Gravitetit të Ekonomis Europiane në drejtim me Suezin.
Këto fakte mirë të dokumentuara, janë bazat e të gjitha ngjarjeve të mëvonshme që kanë ndryshuar fatet politike të Luginës së Preshevës dhe…

PROPOZIM:

Kryesia Qendrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), propzon për sa më poshtë vijon:

1. Lugina e Preshevës të kthehet në fokusin amerikan si një territor "overseas"(tejdetar ) amerikan,
2. Lugina e Preshevës është po aq e rëndësishme sa është edhe Zona e Kanalit të Panamas, që ishte eksterritor brenda Panamas, apo territoret e tjera tejdetare ku SHBA-të mbajnë prezencën e tyre.

Me respekt e konsiderata të larta!

Në emër të Kryesisë Qendrore të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK),
Zëdhënësia e FDBK,
Kristina RRASI (d.v.)
kristina.rasi@hotmail.com

Tiranë, më 22 shkurt 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Kristina Rasi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 2,591 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi