Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LPK: Komunikatë
Publikuar më 11 mars, 2012 në orën 00:23 ( ) Azem Zekaj | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të nderuar Lexues të Gazetës "Zëri i Kosovës"

Të nderuar Komentues

Azem Syla eshte njeri ndër veprimtaret më të devotshem të Ceshtjes Kombetare dhe njeri nga veprimtaret e hershem të grupeve Ilegale që eshte denuar me burgim të gjate nga gjyqet e pushtetit Jugosllav ne bashkpunim dhe më shqipfolesit që i sherbyen me përkushtim Jugosllavise së Titos dhe më pas Serbise.

Ai ka qene aktiv ne "Lëvizjen Popullore të Kosovës" deri në Kryesine e saj, duke mbajtur dhe nje nder tre postet me te larta ne drejtimin e LPK-se ku dy te tjeret i mbanin Ali Ahmeti dhe Xhavit Haliti, te tre kane qene ne sektorin e vecante, nje nder sektoret me te rendesishme qe ishte dhe lidhja kryesore me UCK-ne.
Azem Syla ka ardhur në Zvicerr diku nga viti 1994 dhe shume shpejt i eshte njohur Statusi i Refugjatit. Ka patur të drejtat si cdo Qytetar, me pune apo jo, me marje ndihme sociale apo mundesi integrimi pikerisht si dhe te gjithe banoret e Zvicrres pa marre parasysh a jane zvicrrane, shqiptare, italiane apo aziatike.
Azem Syla fale lirimit nga detyrimi per Pune, ka patur mundesi të angazhohet plotesisht ne Ceshtjen Kombetare dhe keto dukuri nuk kane qene aq te panjohura atehere për zyrtaret vendas. Ama po ta shohim nga ana praktike, ku do e conin autoritetet zvicerane Azem Sylen te punonte, ne ndonje fabrike apo firme ndertimi?? Azem Syla pervec aktivitetit politik e ilegal vetem vuajtjet e burgut njihte. Autoritetet e zvicres e kane ditur heret si te veprojne ne keto raste duke mos i ngarkuar me kerkese llogarie as Azem Sylen e as shume e shume shqiptare te tjere qe me raste te shumta kane mberritur ne Zvicerr direkt nga burgjet e tmerrit pa kaluar dot as nga dera e shtepise se tyre!
Asnjehere qeverisja zvicerane, as kantonalja e as ajo qendrorja nuk eshte marre me keto raste sepse shqiptaret e kane „ndertuar“ vendin. Jane deri sot rreth 200 mije banore te rregullt, me familje e pune, me jete normale e pa probeme qe mundohen te mbajne veten e familjet e tyre me djersen e ballit! Mirenjohjen Zvicra shqiptareve ua tregoi me njohjen e Pamvaresise si i pari shtet i botes!
Kush jane ata qe u intereson te degradojne aktivitetin politik shqiptar duke shantazhuar Azem Sylen, Fatmir Limen apo Xhavit Halitin? Kush ishin ata qe u perpoqen te degradojne Ali Ahmetin duke i bere dhe dosje fallco per gjoja bashkpunim me UDB-ne? A mos valle perseri Dick Marty? Apo ndonje tjeter si ai??
Ne nuk duhet te harrojme se cdo akuze ndaj krereve te levizjes kombetare do te thote sulm ndaj Luftes per Clirim dhe se asnje individ nuk vuan nen keto akuza e shpifje te pakuptimta aq sa vuajme ne si popull. Po mundohen te na perdorin per ti hapur ne vete varrin vetes!!
Azem Syla veproi pa u lodhur kurre për formimin dhe zhvillimin e UÇK-së dhe veproi dhe gjate Luftës në Shtabin e UÇK-së duke qene Komandant i Përgjithshem i UÇK-së, e më pas u strukturua në Partine Demokratike të Kosovës.
LPK-ja eshte dhe sot krenare që në gjirin e saj kishte Ali Ahmetin, Azem Sylen, Xhavit Halitin shum atdhetare tjere që ende kane aktivitet te forte politik.

Ju lutem të gjithe lexuesve të kursehen me sharjet dhe etiketimet sepse ato vecse cojne uje ne mullirin e armikut. Azem Syla ka nje problem personal me organet vendore te Zvicres dhe me sigurimin social qe e akuzon ate personalisht. As aktiviteti i deri para 12 vjeteve ne LPK, as perfshirja e tij ne UCK e ne Qeverine e Kosoves nuk kane te bejne me jeten e tij private. Cdo pasoje e mer ai persiper dhe jo LPK- ja, PDK-ja apo Qeveria e Kosoves.

Ju falenderoj per mirkuptimin
Redaktori i Gazetës "Zëri i Kosovës“

Azem Zekaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Azem Zekaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 1,217 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi