Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Barazia gjinore në Kosovë
Publikuar më 18 maj, 2012 në orën 12:31 ( ) Isuf I. Bytyçi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mundësitë e femrës për integrim edhe pengesat

„ Me edukatë nga nëna e arsimuar, kemi fëmijë të edukuar“
Sami Frashëri

Në organizim të Shoqatës Bavareze-Kosovare SHBK me seli në Munih, në këto ditë u organizua seminar me temën:

Përfshirja e gruas shqiptare nga diaspora në lëmi të ndryshme të jetës në Kosovë, shkëmbimi i përvojës dhe dijes: diasporë - Kosovë

Diaspora shqiptare, në Munih
Me ftesë të kryetarit të shoqatës Bavareze – Kosovare z. Mislim Berisha në Munih të Gjermanisë, në këto ditë ishte zonja Edona Hajrullahu, kryeshefe ekzekutive në Agjensinë për barazi gjinore pranë Zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga Shoqatat Shqiptare të Mënihut me rrethinë, si: Shoqata Bavreze - Kosovare, Shoqata e Gruas Shqiptare nga Munihu, Shoqata humanitare Nëna Terezë, Shoqata e Gruas Shqiptare nga Ingolstati, Shoqata Kulturore Iliria, Shoqata këshilluese për familjet shqiptare VMK dhe bashkatdhetarë të tjerë, edukatorë e keshilltarë pranë institucioneve shoqërore, gazetarë dhe bashkëpunëtorë tjerë nga lëmi të ndryshme profesionale.
Pas një prezantimi të shkurtër të përfaqësuesve të Shoqatave si dhe te pjesëmarrësve, fjala iu dha ligjërueses, e cila kishte ardhur enkas për këtë temë nga Kosova, znj. Edona Hajrullahu.




zonja Edona Hajrullahu

Përveç tjerash znj. Hajrullahu theksoi se diskriminimi i femrës në Kosovë është i shumanshëm:
Diskriminimi, në Kosovë bëhet në baza gjinore, sidomos në vendet rurale,
Diskriminimi nga familja (motra s`ka trashëgimi) si dhe nga Banka, sepse vajzat nuk kanë garantë per kredit,
Fjala e vajzës shqiptare nuk çon peshë, diku-diku, etj.

Idetë dhe projektet

Pastaj vazhdoi zj. Hajrullahi me ligjëratën, që kjo çështje nuk ëshë edhe aq e lehtë, pasi që faktorët kryesorë dhe shak për diskriminim të femrës në shoqërinë shqiptare janë gjendja e rëndë ekonomike edhe mentaliteti ballkans. Gjendja ekonomike e bën femrën shqiptare e, sidomos kosovare të jetë e varur materialisht nga burri apo prindi e vëllau, kurse faktori mentalitetit, poashtu luan rol të madh, pasiqë meshkujt e Ballkanit e, sidomos shqiptarët i kemi, mjerisht, gjurmët e kulturës orientale, pasi që na kanë sunduar osmanët 500 vjet. Mirëpo, tani ka ardhur koha, që ta kuptojmë realitetin se „ Pa nënën e arsimuar, s`kemi fëmijë të edukuar“, thoshte Samiu i ynë.
E vërtetë është kjo, por të mos harrojmë se Kemal Ataturku ka thënë se: „ Gratë e Europës e kanë fituar lirinë edhe të drejtat me punë, kurse ne turqit, ua kemi falur të drejtat grave tona“. Kjo nuk do të thotë se: ne t`ua mohojmë të drejtat grave, motrave dhe nënave tona, por edhe të mos ua falim, sepse çdo gjë e falur, një ditë do të ndalet. Por ne duhet edhe do t`i përkrahim ato. Qysh t`i përkrahim? Nuk është e lehtë, por kjo çështje do angazhim të parreshtur. Hapi i parë është që të mbajmë seminare dhe t`i informojmë edhe t`i motivojmë të dya gjinitë, në lidhje me këtë drejtim, pastaj Ta gjejmë rrugën se si t`i përkrahim materialisht. Mendimi ishte, që hapi i parë në ndihmën materiale është dhënja e kredive për minifirma, por të mos jenë kamatat e larta sa që të mos kenë mundësi për t`i kthyer. Ky është një angazhim, i cili do të ndihmojë në këtë drejtim. Prap më kujtohet një proverb kinez në të cilin thuhet: „ Mos më fal peshk, por më mëso se si mund të zë, sepse kur mësohem të zë peshk, zë kur të mundem, kurse ti që më fal, një ditë mund të mos më falësh“. Ky, pra është qëllimi, që të jenë të pavarura së paku në kushte minimale, në saje të të ardhurave të tyre që i fitojnë femrat shqiptare.

Pastaj u fol edhe per rolin e mediave ne këtë çështje, sidomos pati kritika kundër televizionit që sjell programe të pavlefshme dhe nuk e paraqet në mënyrë reale punën e mërgatës shqiptare. Ne TV të Kosoves jepen shumë programe të dobëta e, të mos them edhe degjeneruese me ato seriale, ndërsa programet më të mira jepen zakoisht mbas mesit të natës e, emisionet arsimore në orët e mëngjësit, atëherë kur fëmija janë në shkollë.
Në drejtim të sensibilizimit të situatave të ndryshme e, edhe të barazisë gjinore duhet organizuar takime edhe ato të publikohen si në shtyp ashtu edhe në emisione televizive.

Akoma s`ka plan konkret për përfshirjen e gruas shqiptare nga diaspora në shoqërinë kosovare, gjë që kjo punë duhet bërë sa më shpejt.

Prezantimi i projekteve ekzistuese dhe ato të mundshme u bë nga: znj. Drita Berisha, z. Mislim Berisha, etj.
Aty nuk munguan kritikat drejt qeverisë së Kosovës në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes shëndetësore: Gjermani - Kosovë, e cila ishte bërë në mes të Gjermanisë edhe ish-Jugosllavisë, në vitin 1968, të cilën marrëveshje e kishin rishikuar Sllovenia, Kroacia, B e Hercegovina e, tani mendoj se edhe Mali i Zi edhe Maqedonia, kurse Kosova humbë shumë në buxhetin e saj, deri sa të mos e ndryshojë këtë gjendje ekzistuese.

Duke përfunduar, mbetem me shpresë, që hapi i parë do të fillojë me oranizimin e semianreve të përbashkëta për ta sensibilizuar shoqërinë shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në diasporë për barazi gjiore.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf I. Bytyçi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 3,027 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi