Një ditë eksituese për sportdashësit e Kosovës |
Publikuar më 23 maj, 2012 në orën 22:52 ( ) |
Agim Vuniqi | Sport | |
|
|
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore
Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës së FFK-së për të zhvilluar lojë miqësore ndërkombëtare të reprezentacionit të Kosovës me reprezentacionet tjera, është përafërsisht i një rëndësie të veçantë, sikurese ai që pat korrur diplomacia amerikane dhe presidenti Nixon përmes takimit të pingpongistëve të SHBA dhe Kinës i njohur si "diplomacia e pinpongut".
Kritikat e deritanishme në adresë të FFK-së kanë qenë shprehje të humbjes së durimit të adhuruesve të sportit, i klubeve, dhe i vet sporistëve, që rezultoi se kanë qenë të padrejta, ngase Komiteti drejtues i FFK-së dhe kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, përndryshe legjenda e futbollit kosvar, kanë kryer punët në heshtje, duke u ofruar sportdashësve të Kosovës një lajm historik, ndoshta njëri ndër vendimtarët në historikun e sportit kosovar, që kaloi një rrugë të vështirë, që nga koha e pavarësimit të sportit, duke filluar me kryetarin e saj të parë Rexhep Abdullahun, pastaj Sabri Hashanin e deri të negociatorët kryesor ministri i kulturës dhe sportit të kosovës, Memli Krasniqi dhe, kryetari i FFK-së Fadil Vokrri. Përndryshe Memli Krasniqi që nga fillimi, kur mori pozitën e ministrit, ka kryer reforma të rëndësishme në sportin kosovar, duke punuar në infrastrukturën ligjore, por edhe duke u inkuadruar drejtpërdrejtë me kryetarin e KOK-ut Besim Hasanin dhe trajnerin e saj Driton Kukaj, në rastin e xhudistes Majlinda Kelmendi, si përfaqësuese e denjë e sportit të pavarur të Kosovës, duke arritur normën olimpike, për pjesëmarrje të drejtpërdrejt në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Londër më 2012. Prandaj ishte i denjë takimi i kryetarit të FFK-së me gazetarë, ku ai sqaroi strategjinë e FFK-së që u tregua e sukseshme, ishte ky suksesi më i madh i diplmacisë kosovare të sportit, jo si ai i vrapimit në Afrikë duke hargjuar mjete të mëdha finaciare për të ngritur numrin e njohjeve. Domosdo duhet përmendur suksesin e sportistëve të Kosovës, të cilët treguan rezultate kulminate në arenën ndërkombëtare, për tu hapur sytë zyrtarëve të FIFA-së, se futbolli i Kosovës është vatër e pashterrshme e talentëve. Ky ishte një motivim më tepër për t'i dhënë fund politikës diskriminuese ndaj sportistëve kosovarë në nivel ndërkombëtarë. Më në fund z. Blater ia bëri me dije Fedratave të futbollit, sidomos asaj të Sërbisë se të rinjtë kosovarë meritojnë të realizojnë të drejtën e plotë të luajnë me të tjeratë në fushën e gjelbër, për të garuar me njëri tjetrin, më mirë sesa të urrehen apo të luftojnë. Kjo fitore e sportit kosovar është njëkohësisht edhe fitore e FIFA-së, e cila nisi stafetën e njohjeve të reja të sportit kosvar, por edhe shtetit të Kosovës.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 27 vizitorë |
Lexuar:
3,922 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Të krenohemi me lojtarët shqiptar |
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21 Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t... |
"Shkëlqimi” i Federatës së Futbollit të... |
E hn, 09 janar 2012 - 20:10 Një dekadë e më tepër pas clirimit të Kosovës qytetarët e Kosovës kanë pritur ndryshime kolosale në të gjitha fushat. U pa më vonë se improviz... |
më shumë nga - Sport » |
|
|
|
|
|