Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FDBK: Letër Profesorit të Universitetit të Çikagos, zotit David Philips
Publikuar më 24 qershor, 2012 në orën 12:30 ( ) Kristina Rasi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
I nderuar zoti profesor!

Nisma juaj për projektin e njohur si "Projekti i lagjes shqiptare", që respekton parimet e Lidhjes se Prizrenit, që në thelb e përkrah idenë e Shqipërisë Etnike , është e mirëpritur nga të gjithë shqiptarët.

Shqiptarët janë për më shumë se 99 vjet të copëtuar e të pushtuar dhe çështja shqiptare ka karakter kolonial.

Teoria e të drejtës ndërkombëtare na mëson se aksioni kolonial modern mund të përcaktohet në disa drejtime:

a) nga pikëpamja politike, është një operacion me mjete të armatosura apo subversive kundër popujve që nuk kanë rrezikuar me asgjë sigurinë e shtetit agresor. Agresioni ka si qëllim sundimin për marrjen e disa përfitimeve të natyrës ekonomike,

b) nga pikëpamja ekonomike është një plaçkitje grabitëse ekonomike që varet nga interesat ekskluzive të metropolit, që ç’organizon ekonominë tradicionale, duke zvogëluar në një bazë të mjeruar të jetesës popullsinë, duke çoroditur strukturat shoqërore dhe sistemi i vlerave të saj,

c) fenomeni i servilizmit të klasës udhëheqëse, që është e degraduar e korruptuar përmes vet statusit të ndërmjetësit të shfrytëzimit kolonial. Procesi sjell në gjendje mizërie njeriun e thjeshtë, d.m.th. shumicën e popullsisë autoktone, dobëson autoritetin e udhëheqësve, gjë që zvogëlon për një periudhe të gjatë mundësinë e kundërshtimit ndaj sunduesve,

d) retorika e kolonizatorëve është një e superioritetit, se duan të civilizojnë "barbarët", trojet e të cilave i grabiten me forcë; pas kolonizimit, popullata autoktone detyrohet të "civilizohet" sipas zakoneve të imponuara nga kolonizatorët deri në asimilimin e saj të plotë. Ky faktor i shkretimit dhe të zhezhitjes është një kataklizëm i vërtetë sepse zakonisht shoqërohet me represion asgjësues.

Historia shqiptare nuk u ruajt nga fenomeni i kolonizimit modern.

Ato fqinje që nuk mundeshin të përmbahen nga dëshirat e veta për ekspansion, kanë pushtuar e kolonizuar një pjesë shumë të madhe të shtetit shqiptar. Le të marrim në konsideartë secilën prej pikave të lartpërmendura, për të arsyetuar këtë konstatim:

- Shteti modern serb, duke filluar nga mesi i shekullit XIX, ka mbështjellë një politikë shovene e nacionalist-agresive ndaj popullit shqiptar, e sintetizuar përmes planit "Naçertanije" të ministrit të jashtëm të atij kohë, Ilija Garashnin, përmes të cilit të gëlltitën (aneksuan) ¾ të territorit shqiptar, si: Toplica shqiptare, Sanxhaku, Kosova historike e një pjesë të Shqipërisë së sotme administrative – pjesa e veriut deri në lumin Shkumbin.

- Shteti modern grek lëshoi planin "Megali Ideja", përmes të cilit kishte ndërmend të kapte në duar pushtuese Çamërinë e pjesa e jugut të Shqipërisë së sotme administrative, gjithashtu deri në lumin Shkumbin.

Është shumë e rëndësishme thënja e Jovan Cvijiçit që justifikonte politikën nacional-agresive e ekspansioniste të Beogradit nëpërmjet "domosdoshmërive" të Serbisë për të pasur një dalje në Detin Adriatik: "për pavarësinë e saj ekonomike, Serbia duhet të ketë akses në Detin Adriatik nëpërmjet bregut shqiptar. Përmes okupimit dhe marrjes së këtij territori, Serbia do të ketë të drejta e transportit në rajon".Prej kësaj del qartë se Beogradi ndiqte okupimin e një territori të huaj për "interesa jetike" ekonomike, edhe pse shqiptarët nuk i kanë shkaktuar asnjëherë popullit serb asnjë agresion. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për politikën greke, që nuk mori parasysh ndihmën kolosale e shqiptarëve në çlirimin e grekëve ndaj sundimit turk.

“Qentë që lehin karshi hënës”, siç po i pagëzoi me ironi populli shqiptar, tërboheshin duke përpiluar plane diverzive agjenturore dhe njësi terroriste të koordinuara për përgatitjen e ndërhyrjeve ushtarake agresive. "Veprimtaria e agjentëve serbë do të shtrihet duke nisur nga deti deri në qarqet e Durrësit, Elbasanit, Ohrit, Përlepit, Velesit, Shtipit, Kratovës, Xhumasit në veri gjer në Ballkan. Agjentët grekë do të kishin si fushë veprimi këto qarqe: Berat, Goricë, Manastir, Demir-Kapi, Radoviq, Razllog, gjer në jug të Ballkanëve" (Shaban Braha, Genocidi Serbomadh në Kosovë, Tiranë 1994, f.27).

Rezultatet e çmendurisë kolektive serbo-grekomadhe, pa harruar as ajo malazeze, janë më shumë si llahtarshme. Një shembull i "harruar" nga shërbëtorët shqipfolës, të cilat po shiten për para duke "biseduar" në Vjenë me Serbinë: pas traktatit të paqes së Berlinit të vitit 1878, në zonën e emëruar Toplica (Nish, Prokupli, Leskoc, Vranje etj) mbi 700 fshatra shqiptare u shkatërruan prej themeleve. Llogariteshin 35000 viktima shqiptare, mbi 100 000 muhaxhirë, vetëm aty. Përshkrimet të kohës të bëjnë të mendohesh nëse këta që vepruan kështu kundër shqiptarëve ishin njerëz apo kafsha të egra me dy këmbë:"Togje kufomash shqiptare vatër me vatër, shtëpi të rrënuara, nëna të ngrira me foshnje në gji, fëmije të uritur e të pambrojtur, uri dhe skamje nga zjarret dhe nga plaçkitjet për pasiguri dhe skena të trishtueshme në qarqet e Nishit, Pirotit, Vrajës, Leskocit, Prokupës, Kushumlisë, Shpuzës, Podgoricës, Ulqinit etj. si dhe në rajonet e Beogradit dhe të Cetinjes me dyfytyrësinë e tyre djallëzore mburreshin për "lirinë" e sjellë në këto anë, nga ana tjetër, çetnikët terroristë shfrynin me mjakrrat e tyre të përgjakura, duke u lëshuar si egërsirat mbi prenë e tyre" (Shaban Braha, po aty, f. 45). Duke reflektuar në këtë manovër, Dr. Jovan Haxhivasilieviç tha, në librin "Albanska kongra": "Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllimin e transformimit të Serbisë në një shtet të pastër etnik dhe për krijimin e mundësisë së drejtimit ë një veprimi të pastajshëm drejt Kosovës" (f.14-15)

Më të vërtetë, etapa e dytë të agresionit ushtarak kundër shqiptarëve do të realizohet në fund të vitit 1912. Në momentin kur Lëvizja kombëtare shqiptare arriti çlirimin prej sundimit osman, Beogradi, Athina dhe Cetina iniciuan një ndërhyrje blic nëpërmjet të cilës dëshironin të prekin planet utopike të pushtimit të Shqipërisë. "Në tërë muajin korrik tërë Shqipëria hyn në gjendje kryengritëse dhe në muajin tetor shpërthen luftën e parë ballkanike, Vendi i Shqiponjave duke qenë e invaduar prej trupave serbe, malazeze dhe greke. Qëllimet e okupatorëve ishin të qarta: serbët donin Kosovën dhe përafërsisht tërë Shqipëria e qendër-veriut (duke lënë malazezëve zonën e Shkodrës) dhe grekët donin Epirin dhe tërë Shqipërinë qendrore-jugore; Shkumbini do të shënonte kufirin e përbashkët" (Michelle Rallo, Shqipëria dhe Kosova, f. 12). Operacioni ushtarak ishte gjithashtu i paraprirë nga rrjeti agjenturor, çetat terroriste, rrjeti shkollor dhe kishtar, me qëllim të përgatitjes së terrenit, edhe nëpërmes tradhtisë shqipfolëse, atentateve, kërcënimeve, plaçkitjeve, propagandës antishqiptare (Shaban Braha, po aty, f.115-120).

"Agresioni dhe pushtimi i kryer nga shovenët kundër shqiptarëve, përdorimi i kolonizimit me kolonë serbë, grekë, shpërnguljet masive të qindra mijëra shqiptarëve, nga terroristët nga territoret e tyre etnike, burgosjet, torturat dhe vrasjet, përndjekjet, deri në helmimin i fëmijëve të shkollave, etj. s'kanë emër tjetër veçse terrorizëm shoven" (Veip Alikaj. Fqinje apo ujqër?, f.95). Është terrorizmi specifik të të gjithë kolonizatorëve, të cilët, për interesat e tyre ekonomike shkelnin shumë herë edhe mbi kufomat e popullatës civile shqiptare të pambrojtur.
Pasuritë të mëdha turistike, bukuritë të mrekullueshme natyrore, bazat portuare si në Malësinë e Madhe (Liqeni i Shkodrës, Deti Adriatik) apo në Luginë të Vardarit (Liqeni i Ohrit dhe të Prespës), rëndësia strategjike ekonomike e rrugore, begatitë natyrore nëntokësore (minerale polimetalike, qymyrgur, plumb, zink, bakër, argjend, ar, feronikel etj) dhe mbitokësore (tokat pjellore e përshtatshme për bujqësi, ujërat minerale etj), potencialet industriale dhe të prodhimit, të gjithë këto ishin dhe janë lakmuar, edhe ruajtur nga pushtuesit dhe kolonizatorët serbo-sllavo-maqedonas, grekë dhe malazezë, si dhe nga ato ndërkombëtarë të UNMIK-ut në ditët e sotme të Kosovës Protektorat! Është e njohur edhe thënia që qarkullonte në Kosovën e ngushtë: "Trepça punon, Brogradi ndërton" Nëpërmjet dëbimeve të shqiptarëve prej tokave të tyre nga Toplica (prej serbëve) dhe nga Çamëria (prej grekëve), si dhe konfiskimi i pasurisë shqiptare nga sllavomaqedonët, me dëbimin e tyre në Turqi, të gjithë këto pushtuese fituan pronat e tyre, i shfrytëzuan dhe vazhdohen të shfrytëzohen. Kolonizatorët kishin përfitime ekonomike të kohës së shkurtër: konfiskimi i kafshëve, të veglave të punës, farës, prodhimit në arë ose në depo" (S.Braha) dhe afatgjata: puna mbi kurrizin e shqiptarëve të kthyer në skllevër, të varfër dhe në gjendje ekonomike të mjerueshme. Edhe sot, në Kosovën Protektorat, mbi 30 % të popullatës jeton nën nivelin e varfërisë, kurse serbët favorizohen duke marrë rroga edhe nga buxheti i "institucioneve vendore", edhe nga Beogradi. Gjatë pushtimit dhe kolonizimit u shfaqën edhe fenomene shoqërore negative: spiunimi i shqiptarëve nga shqiptarët, përçarja politike apo në baza të tjera, bajraktarizmi, mercenarizmi, mungesa e solidaritetit deri në martesat e përziera dhe asimilimit, si dhe frika e fillimit të luftës së armatosur, janë vetëm disa shembuj.

Kolonizimi mbi trojet shqiptare ka qenë i përforcuar nga formimi i një klasë servilësh e tradhtarësh gjithmonë të gatshëm për të zbatuar urdhrat e armiqve. Që nga ato "bejlerë" që agjentura serbo-greke "i thërriste për "kontakte", "bisedë", "marrëveshje"me qëllim që t'i vënë nën shërbim të fshehtë"(Shaban Braha), duke vazhduar me krerët të shitur të periudhës titiste që pushkatuan, dënuan, e torturuan mijëra shqiptarë nën urdhrin e Beogradit nëpër qelizat e UDB-së, si Ali Shukria, Rrahman Morina apo Azem Vllasi dhe deri te liderët e tanishëm të "Grupit të Unitetit" që në "bisedimet" e "dialogjet" e Vjenës po e sheshin Kosovën dhe e bëjnë "të pavarur" me kokën nën Serbi dhe sipas modelit boshnjak, ndërkohë që po urdhërojnë arrestimin dhe pushkatimin e djemve shqiptarë nëpër demonstrata, të gjithë këta janë zagarë të sistemit kolonial të fqinjëve agresorë. Nuk duhet të harrojmë as "liderët" të Luginës së Preshevës, të Vardarit dhe të Malësisë së Madhe që po marrin pjesë në strukturat lokale / parlamentar-qeveritare të shteteve koloniale. Këta janë të privilegjuar duke qenë të paguar prej sllavëve, se kanë një kolltuk dhe pushtet pa fuqi. Ata nuk kanë interes të shohin popullin e tërë që është maltretuar, arrestuar, burgosur, varfëruar. Këta liderë janë frenuese edhe të procesit të çlirimit kombëtar nga inercia (por në bashkëfajësi nëse nuk ngrisin zërin kundër kolonializmit apo nuk veprojnë aspak në vijën e caktuar kombëtare) apo me dashje (në mënyrë jomorale, si Medeea e grekëve të lashtë, që dinte ç'është e mira dhe ç'është e keqja, por parapëlqente të bënte keq) dhe po luajnë rolet e paracaktuara në teatrin e regjizuar të armiqve të kombit shqiptar. Janë propagandues të parimeve titiste të tipit brastvo-jedinstvo "multietnik" dhe propagandojnë koncepte që kanë për synim mbetjen në gjumë të popullit dhe mosndërgjegjësimin e mbarë popullit për mobilizim gjithëkombëtar në sensin e dhënies fund të pushtimit dhe kolonizimit të huaj.

"Superioriteti" i proklamuar nga sllavo-grekët mbi shqiptarët para botës së qytetëruar po bën pjesë prej strategjisë së tyre. Qeveritë serbomëdha dhe grekomëdha po prezantuan si të "qytetëruar", se përmbajtja e tyre ishte "kulturë", "zhvillim", "ligj", "mirësi" e "humanizëm" dhe jo si robëri, dhunë, mjerim, terrorizëm dhe gjenocid. Përkundrazi vetëmbrojtja shqiptare propagandohej si "egërsi", "primitivizëm", "prirje kriminale", tani "ekstremizëm", "terrorizëm". Kush ishte primitiv e kush jo, kush ishte barbar e kush jo, po dëshmojnë fakte të panumërta. "Agresioni dhe pushtimi i kryer nga shovenët kundër shqiptarëve, përdorimi i kolonizimit me kolonë serbë, grekë, shpërnguljet masive të qindra mijëra shqiptarëve, nga terroristët nga territoret e tyre etnike, burgosjet, torturat dhe vrasjet, përndjekjet, deri në helmimin i fëmijëve të shkollave, etj. s'kanë emër tjetër veçse terrorizëm shoven" (Veip Alikaj. Fqinje apo ujqër?, f.95). Është terrorizmi specifik të të gjithë kolonizatorëve, të cilat, për interesat e tyre shkelnin shumë herë edhe mbi kufomat e popullatës civile shqiptare të pambrojtur. Pastaj, janë njohur shumë mirë planet e kolonizimit si ai i Çubrilloviçit, Ivo Andriçit, marrëveshja turko-serbe, greko-turke për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, përpjekjet e planifikuara dhe sjelljen e kolonëve në trojet e pushtuara, ndryshimi i balancës etnike në qytete tradicional shqiptare si Manastir, represioni kundër lëvizjes kombëtare dhe shumë shumë akte të tjera dëshmojnë se historikisht, politikisht, ekonomikisht, çështja shqiptare është çështje koloniale.

Ne të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK) konsiderojmë që, Ju duhet në vazhdim të veproni për ndërgjëgjësimin e botës akademike dhe politike të botës demokratike për karakterin kolonial të çështjes shqiptare, si dhe për domosdoshmërinë e ribashkimit kombëtar. Shqiptarë kurrë nuk do të harrojnë këtë kontribut Tuaj.
Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj!

Me konsiderata të larta!

Në emër të Kryesisë Qendrore të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK),
Zëdhënësia e FDBK-së

Kristina RRASI (www.fdbk.eu)

Tiranë, më 22 qershor 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Kristina Rasi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 1,264 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi