Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DOLI NË TREG NUMRI I PARË I EDICIONIT MBARËSHQIPTAR COMPUTERWORLD Albania
Publikuar më 26 dhjetor, 2012 në orën 00:22 ( ) Teknologji |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tiranë-Prishtinë, 25 dhjetor 2012 - Shtëpia Botuese ICTS Media nxori në treg edicionin special në lëminë e teknologjisë, revistën periodike COMPUTERWORLD Albania.
Ky numër jubilar, që doli në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka 100 faqe material, të shtypura në format modern, shumëngjyrësh dhe të ilustruar.
Tematika qendrore e këtij edicioni është “Shqiptarët dhe teknologjia nëpër shekuj”.

Botimi përmban tema të ndryshme, intervista me personalitete të shquara nga bota e teknologjisë ndër shqiptarë dhe opinione e informacione të shumta rreth trendeve më të fundit teknologjike në botë.
I ndarë në disa kapituj, si: Teknologjia e Informacionit, Teknologjia e Komunikacionit; Teknologjia e Bankës; Teknologjia e Medias; Arti dhe Teknologjia; Shqiptarët dhe trendet e fundit dhe Bota dhe trendet e fundit, ky numër special i COMPUTERWORLD Albania, sjell material të bollshme, që nga fillet e teknologjisë ndër shqiptarë, që datojnë tre shekuj më herët, e deri te prezentimi i emrave të mëdhenj shqip, që po lënë gjurmë dhe po bëjnë revolucion në fushën e teknologjisë në botë, sidomos në atë të teknologjisë informative dhe asaj të telekomunikacionit.
Revista periodike inovative për teknologji, informacion dhe komunikim, COMPUTERWORLD Albania, ka startuar me shtrirje në pjesën më të madhe të pikave të shitjes në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe shumë shpejt do të jetë në duart e të gjithëve, kudo nëpër hapsirën mbarëshqiptare, si dhe në Evropë, SHBA e vende të tjera.
COMPUTERWORLD Albania është botim i parë i një natyre të tillë në median shqipe, në fushën e teknologjisë. Ky është veç një fillim i mbarë në botën e teknologjisë së medias ndër ne, dhe synon të jetë bindshëm forum i kësaj fushe për të gjithë shqiptarët, të cilët tre shekuj më parë ishin shumë përpara të tjerëve në fushën e teknologjisë.
# # #
ICTS Media Limited – Marketing & Communications Department – Website: http://www.ictsmedia.com E-mail: info@ictsmedia.com

t. +355 (0)69 403 3999
t. +377 (0)44 102 808
e. info@ictsmedia.com

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 15 vizitorë
Lexuar: 3,174 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
"Philae" bën ulje historike në kometën 67P
E enjt, 13 nntor 2014 - 00:30
Sonda Philae është ulur me sukses, një ngjarje historike, në një kometë, pasi u shkëput nga anija “mëmë”, moment i cili është raportuar gjat...
Çfarë është FOSS?
E enjt, 21 tetor 2010 - 10:58
FOSS qëndron për “Free and Open Source Software” (në shqip: Softueri i Lirë dhe me Burim të Hapur). Është një lëvizje e nisur në vitin 1983 n...
Çfarë është Linux?
E enjt, 21 tetor 2010 - 10:55
Linux është një sistem operativ për kompjuterin tuaj, në një mënyrë të ngjashme siç janë edhe Microsoft Windows e Apple OSX sisteme operative p...
Promovimi botëror i sistemit operativ Micros...
E premt, 30 tetor 2009 - 19:29
MICROSOFT WINDOWS 7 NE TREGUN KOSOVAR Përmes kompanive dhe rrjeteve të shitjes, Login Systems do të bëj distribuimin e Windows 7 në Maqedoni, Kosov...
Windows 7, rekord shitjeje
E hn, 26 tetor 2009 - 07:36
Ai vlerësohet dhe më i rëndësishëm se libri më i fundit nga JK Rowling, 'Harry Potter and the Deathly Hallows'.
më shumë nga - Teknologji »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi