Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ragmi Mustafa nuk do përballje as me Daciqin e as me Thacin
Publikuar më 25 janar, 2013 në orën 01:11 ( ) Azem Zekaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk janë të interesuar që të konfrontohen me udhëheqësit shqiptarë, as dhe me Thaçin, sepse adresa e vërtetë e kundërshtarëve është treshja: Nikolic, Dacic e Vucic. Por Ragmi Mustafa duket që se ka guximin që të konfrontohet as me Serbinë. Sic duket Lideri i Presheves pret që problemet e grumbulluara në Luginen e Preshevës tia zgjidhë dikush tjetër, qoftë nga Kosova apo Bashkësia Ndërkombtare.
Më habit fakti që Shqiptaret presin që për të drejat e tyre Kombëtare dhe Kulturore të luftojnë të tjerët, madje ka nga ata që mendojnë se për Mitrovicen apo Presheven por dhe viset në Maqedoni duhet te luftojnë Amerikanët e Gjermanët.

Dua tja kujtoj Ragmi Mustafës se Lapidari i UÇPMB-së duhej të mbrohej dhe me gjak sepse ai Lapidar ishte ngritur në Tokë Shqiptare dhe jo ne ate serbe dhe nese vinte serbia ta shkulë, atëherë duhej mbrojtur me çdo kusht. Me cdo mënyrë rezistence, të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar në atë vend, duhet të mos lejonin kurrsesi heqjen e tij nga serbia. Atë Lapidar kushtuar djemve e vajzave që dhanë jetën per atë tokë e për clirimin e trojeve shqiptare.

Vetëm me këmëngulje e vendosmëri për të mos lejuar shkeljen e së vërtetës e historisë do arrinin te fitonin mbështetjen të Bashkësisë Ndërkombëtare, sikurse Shqiptarët në të gjitha viset e tjera.

Veprimet e kryeminstrit Thaqi dhe Qeverisë së Shqipërisë si ndihmojnë Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ne fakt, të dyja palët, si Qeveri te konsoliduara Shqiptare, duhej të bënin më shumë për mbështetjen ndaj popullit te Preshevës. Mbështetja politike në nje kohë kur serbia nuk rrezikon dot të bjerë në sy si burim konflikti në rajon, do kishte qënë një hap i madh dhe i sigurt drejt « presheva është tokë shqiptare dhe e jona ! » Ashtu do të forcohej edhe dinjiteti e vetëdija kombëtare e ndrydhur nga qeverisja « paqësore » e banorëve te asaj krahine.

Edhe deklarata e Xhavit Halitit se Ragmi Mustafa nuk u konsultua me askënd kur vendosi të ngrejë Lapidarin, është një deklaratë e pamenduar dhe vetëm përpjekje për të justifikuar mosfuqinë për tu përballuar me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe serbinë. Kjo, kur në fakt vetëm këmbëngulja në të drejtat që na takojne si popull i bind ata se duhet të na respektojnë sepse ndryshe kanë probleme si në të kaluarën.

Shqiptarët në të gjithë Ballkanin duhet të binden përfundimisht se këto qeveri që kanë nuk janë në gjendje të mos lejojne askënd tu bëjë presion por të jenë vetë celësi i zgjidhjes të gjitha shqetësimeve te popullit të tyre e jo te behen mashë e kujtdo.

Edhe Bashkësia Ndërkombëtare ka interes të këtë në Ballkan nje partner Shqiptar dhe të gjejnë së bashku një zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë. Nuk kanë interes të shpenzojnë miliarda me kontigjente ushtarake e investime të pafundme duke pasur vetë një gjendje të rrezikshme financiare e politike. Kur të gjithë shqiptarët të dalin me një qëndrim të vetëm mbi veten e tyre atëherë do gjejnë zgjidhje sepse zgjidhjen e ka sjellë historikisht këmbëngulja e vendosmëria për të qenë i pamvarur e i bashkuar!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Azem Zekaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 754 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi