Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA (I)
Publikuar më 27 shkurt, 2013 në orën 07:31 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E PARË)

NUK KAM PRETENDIME
VËLLA I DHEMBJES KRENARE

1. E kujt është merita?
2. Më 14 dhjetor e braktisa Prishtinën dhe Kosovën
3. Shoku i Lëvizjes, Bashkim Prishtina, qe i mendimit
4. Unë isha pa pasaportë me pak të holla në xhep
5. Tunelin e kalova me vrap
6. Gëzimi ynë s'pati kufi
7. Duke qenë njeri i përvuajtur dhe i thjeshtë
8. Do të iki me krahun tënd të bukës e me mezhdën e arës
9. Jusufi mori obligim që në Gjermani ta formoj degën e Lëvizjes
10. Unë e mora detyrën që të kaloja në Shqipëri
11. Ishte dita e 23 dhjetorit të vitit 1979
12. Në konsultim me Metush Krasniqin u vendos
13. Bir, në dorë të Zotit!
14. Pikërisht më 23 dhjetor 1979
15. Shumë shpejt vumë kontakte të rregullta me Jusuf Gërvallën
16. VËLLA I DHEMBJES KRENARE

17 Shkurti dhe 15 Maji 1982
1. "17 shkurti 1982" në librin "Vrasja e trefishtë"
2. 17 shkurti 1982 në dorëshkrimin e Osman Osmanit
3. Ballafaqimi i teksteve të vitit 2010 dhe1982
4. Ethem Çeku dhe simbolika e 15 Majit
5. Komunikata e 15 Majit 1982

ILIADA, ODISEJA DHE PJESA E TRETË
1. ILIADA
2. ODISEJA
3. "HUMBJA" DHE GJETJA E PJESËS SË TRETË

KUSH JANË ATA?
1. I rrënjosur thellë deri nëpër familje
2. Regjimi komunist
3. Ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore
4. Kush janë ata
5. Përpiqen të fitojnë kapital politik
6. Ju lutemi, na dërgoni materialet tuaja!
7. Amaneti dhe porosia
8. Për mua dhe vëllezërit e mi
9. Për nënën tonë
10. Për nënën Ajshe
11. Për shumë njerëz në Kosovë
12. S'KEMI PSE UA DËRGOJMË AS "HELMIN"

KAM PRETENDIME
1. Vrasësit nuk kanë pasur motive politike
2. Kam heshtur rreth faktit që e njoh çdo faqe të dosjes
3. Kam heshtur rreth asaj që kam mësuar
4. Kam heshtur edhe prej moshës 10-18 vjeçare
5. Nuk duhet të heshtin dëshmitarët
6. Nuk duhet të heshtet as për atë burrë që e dërguan me armë tek Babi
7. Le ta thyejmë heshtjen së bashku…
8. Cila është ajo heshtje që duhet thyer?
9. Heshtja për të cilën kam folur nuk ka të bëjë me rrethanat e vrasjes
10. Kërcënimi i detyron këta njerëz të heshtin
11. Ka ardhur koha të mos heshtet
12. Kam pretendim që në Kosovë ka ardhur koha

ASNJËHERË NUK ARRITËN TË BËHEN SHOKË
1. Miku Kadri Zeka
2. Kadri Zeka, miku i ardhur
3. 28 Vjeçari ka pasur tensione me 36 vjeçarin
4. Mysafirit të tyre Kadri Zeka
5. Nuk është folur asnjëherë
6. Babi dhe Kadri Zeka
7. Kadri Zeka ishte shpesh i pranishëm
8. Babi angazhohej me ftesë të Kadriut
9. Liria botohej nga Kadri Zeka
10. Relatat mes Babit dhe Kadri Zekës
11. Asnjëherë nuk arritën të bëheshin shokë
12. Babi dhe Kadri Zeka në luftën e përbashkët

I DASHUR SHOK JUSUF GËRVALLA DO TË MARRË IMPULSE TË REJA SHOKU QË DIKUR MË DINTE PËR PRIJËS UJËRASH

NUK KAM PRETENDIME
Me serinë e librave të mi për Rilindasit e Shtutgartit, në qendër të të cilave është Jusuf Gërvalla, nuk kam pretendime të përzihem në çështjet e politikës aktuale. Veprat e mia kanë të bëjnë me ngjarje historike, kryesisht të kohës 1979-1985. Në shumë aspekte ato janë reagime të detyruara. Por ma merr mendja se edhe hapësira dhe shkaqet për të reaguar fatmirësisht janë zvogëluar. Kjo do të thotë se në këtë temë, me rënien e nevojave për reagime po u hapet shtegu vetëm agimeve të shumta të ndritshme, të cilat i meriton ajo kohë.
Vepra politike nga dora e Jusuf Gërvallës, vepra e tij dokumentare, politike, si vepër e një personi të organizuar, është çështje e përfunduar. Asaj nuk mund t'i shtohen fjalë të reja, as në formë reale as përmes kontakteve spiritiste. Ajo është e fiksuar në artikujt e revistave e gazetave në Gjermani, në letra, dhe nuk mund të ndryshohet, të mohohet, të lihet në heshtje me arsyetimin se nuk i ka ardhur koha, që është gati i njëjte me qëndrimet renegatiste, se mund t'i ketë kaluar koha. Ajo nuk mund të vidhet, nuk mund të plaçkitet, dhe as të privatizohet për nevoja familjare e për pretendime familjare.

Veprat dokumentare për Jusuf Gërvallën dhe Rilindasit e Shtutgartit, kanë dokumentuar, jo vetëm në formë statike, por më duket edhe dinamike, pjesën më të madhe të asaj që ka ndodhur në rrethin e Shtutgartit, në vitet 1979-1985. Pamvarësisht nga ajo, se deri në cilën shkallë është arritur në këtë pikë, edhe në këtë kuptim, vjen momenti, kur në formë dokumentare, ajo çka ka pasur për t'u thënë edhe thuhet. Këtu e kam fjalën për veprën e gjallë dhe për jetën e Rilindasve, dhe jo për aventurat e detektivëve dhe provokatorëve të ndryshëm.
Mospërzierja në punët e të tjerëve, në zotshpillakun e familjeve të të tjerëve, në punën e partive politike, nuk ka të bëjë aspak me kopilitë e djallëzitë e stilit, se puna ime qëndron mbi çdo parti, apo e ka atë esencë që nuk është e partishme, nuk merr anën e askujt. Këto djallëzi e këto kopili i kam urrejtur tërë jetën, pasi me tërë qenien time jam munduar të tregoj se jam i partishëm dhe në anën e kujt qëndroj.

Në punën time, i kam studiuar me kujdes të madh dhe i kam kushtuar kohë të madhe të gjitha fakteve e dokumenteve që i kam pasur në dispozicion, dhe jam bazuar në to. Jam përpjekur me tërë qenien ta them të vërtetën, të vërtetën e një kohe, të vërtetën e një rrethi politik të caktuar. Nëse vepra e Jusuf Gërvallës dhe shokëve të tij, përmban esencën e një të vërtete të një kohe, dhe nëse ne shokët e tij e kemi arritur ta kompletojmë dhe dokumentojmë atë të vërtetë, atëherë ajo, si e vërtetë e asaj kohe, ka mundësi të ketë çka t'i thotë e t'i ofroj të vërtetës së secilës kohë, të jetë e pranueshme për të vërtetën e secilës kohë.
Vepra dokumentare nga dora e Jusuf Gërvallës është e përfunduar dhe asaj nuk i shtohen fjalë të reja. Veprat e karakterit dokumentar për Jusuf Gërvallën dhe Rilindasit e Shtutgartit, megjithëse ka hapësirë për çdo mendje kreative, megjithatë, në karakterin e tyre kanë hapësirë më të kufizuar dhe një ditë vjen momenti kur çdo pjesë e biografisë dhe veprimtarisë që paraqet interes për shoqërinë, bëhet e njohur. Ajo çka mbetet e pakufizuar, që mbetet temë përherë e hapur, është mundësia e interpretimeve të veprës së tij, sidomos asaj politike, në forma të ndryshme, programatike politike, apo kulturore dhe artistike.
Autori (Xhafer Durmishi), shkurt 2013

VËLLA I DHEMBJES KRENARE

Në historinë e Lëvizjes së Jusuf Gërvallës, raport i rëndësishëm është ai në mes Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës. Ai është konkret dhe i dokumentuar. Në këtë punim bëhen disa parashtrime që kanë të bëjnë vetëm me momentet e arratisjes së Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës. Parashtrimi im është ndarë në 16 pika-nëntituj. Pikat 2 - 7 përmbajnë ngjarje të dhëna nga Jusufi. Pikat 9-15 përmbajnë ngjarje, të dhëna nga Sabri Novosella. Për çështjen, shkaqet, e momentet e arratisjes, qysh nga Kosova, nuk kam biseduar as me Jusufin e as me Sabriun. Faqet e Ditarit të Jusufit, të cituara më poshtë, i kam pasur të njohura para shumë vitesh. Në vitin 2010, e lexova librin e Sabri Novosellës; Rezistenca kosovare mes dy zjarresh, Prishtinë 2010, që ishte botuar edhe më heret në formë fejtoni në gazetën Bota Sot. Në janar 2010 m'u dha mundësia që në librin e Faridin Tafallarit, Me tre yjet e pavdekësisë, (Tiranë, janar 2010), për herë të parë, t'i lexojë të gjitha letrat e Jusufit (me përjashtim të Raportit të korrikut 1981, të cilin Faridin Tafallari e botoi në www.albaniapress.com, më 2 tetor 2011) të dërguara Sabri Novosellës.
Publikimi i librit të Sabriut, Rezistenca kosovare mes dy zjarresh, më 2010 dhe 2012, dhe i letrave të plota të Jusufit për te, më 2010, nga Faridin Tafallari, në librin Me tre yjet e pavdekësisë, Tiranë 2010, kanë mundësuar parashtrimin e disa ngjarjeve si më poshtë.

1. E kujt është merita?
2. Më 14 dhjetor e braktisa Prishtinën dhe Kosovën
3. Shoku i Lëvizjes, Bashkim Prishtina, qe i mendimit
4. Unë isha pa pasaportë me pak të holla në xhep
5. Tunelin e kalova me vrap
6. Gëzimi ynë s'pati kufi
7. Duke qenë njeri i përvuajtur dhe i thjeshtë
8. Do të iki me krahun tënd të bukës e me mezhdën e arës
9. Jusufi mori obligim që në Gjermani ta formoj degën e Lëvizjes
10. Unë e mora detyrën që të kaloja në Shqipëri
11. Ishte dita e 23 dhjetorit të vitit 1979
12. Në konsultim me Metush Krasniqin u vendos
13. Bir, në dorë të Zotit!
14. Pikërisht më 23 dhjetor 1979
15. Shumë shpejt vumë kontakte të rregullta me Jusuf Gërvallën
16. VËLLA I DHEMBJES KRENARE

1. E kujt është merita?

Xhafer Durmishi: "Sabri Novosella është ai i cili i ka ofruar anëtarësim Jusuf Gërvallës në LNÇKVSHJ. Jusufi pranon menjëherë me kënaqësi të madhe. Është meritë e Sabri Novosellës që duke e organizuar Jusuf Gërvallën në LNÇKVSHJ bëri që energjitë dhe talenti i tij të derdhen e të kanalizohen menjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë për çështjen e popullit shqiptarë në ish-Jugosllavi." (Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985, Maj 1992; Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 326)

2. Më 14 dhjetor e braktisa Prishtinën dhe Kosovën

Jusuf Gërvalla: "E diel, 30 dhjetor, 1979 ora 00.45 Ludwigsburg
Pardje dy javë, më 14 dhjetor, natën vonë e braktisa Prishtinën dhe Kosovën. Aty nga ora 16, erdhën në „Rilindje“ Suzana me Kadri Rexhën dhe më prunë lajme të hidhura.
Atë ditë herët në mëngjes, e paskëshin burgosur Hysenin; i kishin gjetur materiale të shtypura të Lëvizjes. Dina, i cili e kishte sjellë lajmin për Hysenin, i gjen punëtorët e SPB-së duke ma bastisur banesën.
Unë, me Suzanën e me Kadriun, hymë në bufe të „Rilindjes“ sa për të pirë nga një kafe, që ta merrja pak vetën nga pesha e hidhur e lajmeve, kur në bufe hynë dy nga punëtorët e SPB-së, që kishin bërë tek unë bastisjen (me dy të tjerë). Kërkonin prej meje makinën tjetër të shkrimit, atë të punës (makinën ilegale e kishin gjetur). Atë makinë e kisha në banesë të Muhamet Tërnavës, e Muhameti ishte zyrtarisht në Gjermani. Pasi nuk e gjetëm të vëllain, që të na e çelte derën e banesës, inspektorët e SPB-së shkuan dhe e morën një mjeshtër, e çelën derën me dhunë, e morën çantën, dhe ata i vunë derës dry të ri, e çelësat m'i dhanë mua.
Pastaj më çuan deri në banesë, ku i gjeta Bacën Mujë, Idrizin, Ferizin e Ramizin. Këta ndenjën sa ndenjën, e u çuan.
Unë e ndala dritën dhe ndenjëm ashtu në terr me Suzanën për ndonja një orë, duke u shtirë se po flemë (për ata që do të kenë përgjuar eventualisht përjashta). Më vonë u përshëndeta me Suzanën, duke i treguar se ndoshta shokët do të më këshillojnë të arratisem.
Ajo u pajtua, pa fjalë, dhe unë ika, duke i lënë fëmijët në gjumë.
(Vepra, vëll. 4, Prishtinë 2010, faqe 245-246)

3. Shoku i Lëvizjes, Bashkim Prishtina, qe i mendimit

Jusuf Gërvalla: "Shoku i Lëvizjes, Bashkim Prishtina, qe i mendimit se është shumë më mirë të arratisem, se sa të bie në burg: edhe dënimi do të kish qenë i rëndë, edhe do të rrezikohej eventualisht organizata.
Kah ora dy pas mesnate, tashmë ditë e shtunë, i trokita në derë Skënder Blakajt. Me veturën e tij shkuam në Pejë, e morëm Salih Kastratin, dhe u nisëm për Jesenicë, në kufirin jugosllavo-austriak. Rrugës kaluam mirë. Ata më lanë në oborr të Bacit Haxhi, kështu ishim marrë vesh dhe shkuan."
(Vepra, vëll. 4, Prishtinë 2010, faqe 246)

4. Unë isha pa pasaportë me pak të holla në xhep

Jusuf Gërvalla: "Unë isha pa pasaportë me pak të holla në xhep. Qëllimi ish që nga Jesenica të kontaktoja me Bardhin, që të vinte e të më merrte me vete. Por bllokun me numra telefonash e me adresa ia kisha lënë Suzanës, që ta bënte Bardhin me dije që të mos vinte në Jugosllavi, se ishte rrezik edhe për te, e kur pata dalë shtëpie s'më kishte shkuar mendja që do të ikja për në Gjermani (mendoja se do të ketë mundësi për Shqipëri).
Në Jesenicë më ra të qëndroj prej të shtunës mbrëma deri të enjten në mëngjes. Bacit Haxhi ia tregova çështjen të martën dhe atë të martë dola prej banesës së tij dhe zura vend në një bujtinë, në Zhirovnicë.
Bardhi s'kishte sjellë me vete ndonjë dokument të vyer për mua, mirëpo, me ardhjen e tij, unë u çlirova shumë. Para dreke bëmë ca plane, më në fund vendosëm që për Austri të ikja më këmbë, nëpër tunelin që shpie nga Hrushica (4 - 5 km larg Jesenice) deri në Rozenbah të Austrisë.
Në orën 17,30 u ndalëm me veturë në rrugën automobilistike të Hrushicës, 30-40 km nga tuneli. U nisa. Bardhin e porosita që po s'iu ktheva për 10 minuta, të nisej edhe ai me veturë për në Austri, nëpër kalesën kufitare në Podkoren të Kranjska Gorës. Afër hyrjes në tunel, pasi përgjova mirë e s'diktova njeri ndër oborret e ndër shtëpitë pranë, m'u ndërsye një qen. Ia lëshova dritën e baterisë së dorës dhe hyra me vrap në tunel."
(Vepra, vëll. 4, Prishtinë 2010, faqe 246-247)

5. Tunelin e kalova me vrap

Jusuf Gërvalla: "Tunelin, 8100 m, e kalova, së paku 70% të gjatësisë, me vrap. Ishte aksioni im i parë në jetë në të cilin kisha hyrë me rrezik 100% që ose të shpëtoj, ose të bie në burg, ose, madje, edhe të vritem.
Pas guximit nistar, me të cilin i hyra rrezikut, zemra m'u bë zog dhe një frikë e papërjetuar kurrë ma kaploi të tërë qenien. Kurrë s'e kam marrë me mend që mund të jem aq i lig. Po ja që rrugën e kalova (sa isha unë duke ikur, nëpër tunel kaluan tre trena - elektrikë, për fat) dhe ia dola qëllimit.
Bardhin, sipas marrëveshjes, e prita te ura e parë e hekurudhës që pritej me rrugën automobilistike, 20-30 km nga dalja e tunelit. Fshati i parë që shihej nga ai vend në mal, ishte nja 500 m më poshtë. Prita afro një, një orë e gjysmë, kot. Atëherë iu drejtova me frengjishten time të mjerë të zotit të veturës së parë që kaloi atypari në një si depo-uzinë. Ai s'e dinte frengjishten, por për fat fliste sllovenisht gati më mirë se unë. Ai me çoi me veturë deri në Rosenbach (tetë km) ku u takuam me Bardhin, që ishte nisur kah vendi tek e prisja unë."
(Vepra, vëll. 4, Prishtinë 2010, faqe 247)

6. Gëzimi ynë s'pati kufi

Jusuf Gërvalla: "Gëzimi ynë s'pati kufi. Bardhi ishte frikësuar shumë. Sa kish qenë duke ndenjur te vetura, matan kufirit në Hrushicë, pos të lehurave të qenit, kishte dëgjuar edhe një të shtënë dhe kishte parë të qarkullonte po në atë çast me shpejtësi automobilin e policisë jugosllave.
Doganierëve në kufirin austro-gjerman, Bardhi ua tregoi pasaportin e vet dhe një pasaportë të vjetër të një turku, ndërsa unë shtiresha se po fle në selinë e mbrame të automobilit.
Në Ludwigsburg, në banesë të Bardhit, arritëm nga ora katër e mëngjesit, ditën e premte, më 21 dhjetor, plot një javë pas arratisjes sime.
E hënë, 14 janar, ora 00,45 (Ludwigsburg)
Sot do të paraqitem me kërkesë për azil politik në policinë e Ludwigsburgut."

(Vepra, vëll. 4, Prishtinë 2010, faqe 247-250)

7. Duke qenë njeri i përvuajtur dhe i thjeshtë

Letra Enver Hoxhës për strehim në Shqipëri
Jusuf Gërvalla: "I dashur shoku Enver!
...Unë, me të arritur në Ludvigsburg, i bëra telefon Ambasadës Shqiptare në Vjenë dhe prej shokëve të atjeshëm kërkova ndonjë këshillë se si mund të ruhem nga gabimet në një botë ku nuk kisha qenë kurrë më parë dhe ku, pasi kisha ardhur pa pasaport e më duhej të kërkoja azil politik, kishte mundësi edhe për ndonjë gabim. Pak ditë më vonë, këtë gjë si dhe kërkesën për shqyrtimin e mundësive që të më jepet mundësia e strehimit në RPS të Shqipërisë, ia komunikova edhe me gojë njërit prej shokëve të Ambasadës së përmendur.
Nga ajo kohë u bënë afro katër muaj dhe lidhur me kërkesën time nuk mora ndonjë përgjigje....
Por,
që nga çasti i parë i arratisjes, unë e kam pasur mendjen të strehohem në Shqipëri. Prandaj, shoku Enver, mora kurajon të Ju drejtohem Ju personalisht. Kam njoftime për marrëveshjen shqiptaro-jugosllave lidhur me ekstradimin reciprok të personave të vënë jashtë ligjit në të dy vendet. Por, sipas Nenit 65 të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Shqipërisë, ku thuhet: “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë u jepet e drejta e strehimit shtetasve të huaj që ndiqen për shkak të veprimtarisë së tyre në dobi të revolucionit e të socializmit, të demokracisë e të çlirimit kombëtar si edhe të përparimit të shkencës e të kulturës”, konsideroj se mua më takon kjo e drejtë. Nuk dua të them se ma mohon kush, por, procedura e rëndomë e realizimit të saj po më dëmton fizikisht e shpirtërisht, shoku Enver....
Jam i vetëdijshëm edhe për disa probleme të pahijshme, që kanë shkaktuar disa kosovarë, duke dalë me qëllime të ulëta në territorin e RPS të Shqipërisë. Për fat, makinacionet e UDB-së, që në Kosovë e viset e tjera shqiptare brenda kufijve politikë të Jugosllavisë kanë bërë kërdinë në dëm të popullit tonë, në shtetin shqiptar s`kanë gjetur shesh për të bërë përshesh. Mirëpo, duke qenë njeri i përvuajtur, i thjeshtë dhe i vetëdijshëm për dashurinë që kam ndaj nënës Shqipëri, jam i sigurtë se unë s`do të merrja në asnjë mënyrë rrugën e atyre djemve bastardë të Kosovës, që janë vënë në shërbim të armikut, por do të ndiqja shembullin e ca të tjerëve, si Ajet Haxhiu, Agim Gjakova e ndonjë tjetër të cilët kurdoherë kanë mbetur burra të ndershëm."
(Letër e Jusuf Gërvallës, shënim i F. Tafallarit) (U botua për herë të parë së bashku me punimin e Faridin Tafallarit, Kur shkruante Jusuf Gërvalla, www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)

8. Do të iki me krahun tënd të bukës e me mezhdën e arës

Këta rreshta i kam mbledh dhe vepra poetike e Jusuf Gërvallës.
Haj, sa heret kemi mbetë pa ty... baba!
Kujt t'ia la shpirtin peng që
vëllazënvet t'ua kthei tandin!?

Vllaut
E vështirë qenka andrra
që simbol ka të vërtetën.
E vështirë qenka kanga
që këndon për heshtjen!

Po s'paskam dijtë se qenka
ma e vështirë ndamja prej teje!

e unë po pres heshtjen tënde si kob po e pres
unë po vdes po vdes në pamundësinë time vëlla
thuaja me tundim qortimin me frymë bëje
se
rrufe të forta po më presin atje grykë shtegu
do të iki me krahun tënd të bukës e me mezhdën e arës


po heshtjen vëlla si zgor do ta mbaj në bebëza
atje grykë shtegu i vetmuar si lisi majë mali
thuajse me tundim dashurinë e pashprehur me fjalë.

i dëgjoj do zëre frymësh që s’janë më
një hije dhe një kërrutë që përvidhet
tatpjetë shtegut për në log, o vëlla
po vij kaq i etur të të them pa fjalë
se zjarri që kall heshtja jote djeg valë

Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.

Kë zëvendësojë unë, vëlla. Dua të di
për dashurinë të flas
si e ndiej
Prandaj desha të bëhem poet, më ndjeni


9. Jusufi mori obligim që në Gjermani ta formoj degën e Lëvizjes

Sabri Novosella: "Ne me këtë organizatë vepruan deri në vitin 1979, kur ndodhi një çast i dekonspirimit, me ç’rast u arrestuan Shefqet Jashari, Hysen Gërvalla e të tjerë. Pas një kohe jo shumë të gjatë kanosej rreziku që të arrestoheshim edhe Jusuf Gërvalla dhe unë kështu që, në konsultim me Metush Krasniqin u muar vendim që Jusufi të arratisej në Gjermani, pasi atje e kishte vëllaun, Bardhoshin, i cili poashtu ishte i organizuar në radhët e organizatës sonë. Jusufi mori obligim që në Gjermani ta formoj degën e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës." (Drita,Trelleborg-Suedi, nr.9, 1997, faqe 15)

10. Unë e mora detyrën që të kaloja në Shqipëri

Zëri: Po Ju?
Sabri Novosella: "Unë e mora detyrën që të kaloja në Shqipëri, ku do t’i bëja dy kërkesa: së pari që atje të kërkoja formimin e degës së Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe nëse kjo nuk realizohej, atëherë të më bëhej e mundshme që nga Shqipëria të kaloj në ndonjë vend tjetër. Kështu edhe ndodhi.” Me ndihmën e disa shokëve, emrat e të cilëve nuk mund t'i përmend për shkaqe të sigurisë së tyre, me sakrifica shumë të mëdha, e kalova kufirin ilegalisht dhe dola në Shqipëri." (Drita,Trelleborg-Suedi, nr.9, 1997, faqe 15)

11. Ishte dita e 23 dhjetorit të vitit 1979

Sabri Novosella: “Ishte dita e 23 dhjetorit të vitit 1979. Isha i porositur nga Metush Krasniqi dhe shokë të tjerë që, në Shqipëri të pranoja të flisja vetëm me Ajet Haxhiun dhe Sali Shatrin.” (Drita,Trelleborg-Suedi, nr.9, 1997, faqe 15)

12. Në konsultim me Metush Krasniqin u vendos

Sabri Novosella: "Në fund të muajit dhjetor të vitit 1979, në orët e vona të një mbrëmjeje, erdhi te unë dr. Ramadan Xhema (pastaj ky emigroi në Amerikë!), duke ma kumtuar një lajm të keq. Më njoftoi se kishin qenë tek ai dy udbashë për kontrollim mjekësor në Spitalin e Prishtinës. Ai i kishte dëgjuar ata duke biseduar me gjysmë zëri: "Duhet të flejnë më herët sonte, sepse nesër në mëngjes ka me u burgos Sabri Novosella. Ky ishte një sinjal shumë i qartë dhe tepër serioz për mua.
Në konsultim me Metush Krasniqin u vendos që, po të jetë e mundur, Jusufi të arratisej për në Gjermani ku e kishte të organizuar të vëllanë Bardhosh Gërvallën, me një grup të rinjsh që iu kishin bashkangjitur gjithandej. Ndërkaq, për mua u propozua të arratisem për në shtetin shqiptar, pasi që atje e ishte krijuar një lidhje. Kjo lidhje ishte krijuar nëpërmjet Mark Mërturit, i cili kishte qenë dy herë në Shqipëri te kusherinjtë e vetë, në Mërturaj të Malësisë së Madhe. Atje Marku kishte marrë lidhje me Ajet Haxhiun dhe Salih Shatrin, sipas udhëzimeve të udhëheqjes së LNÇKVSHJ-së, të përcjella nga unë, krah i së cilit ishte edhe vetë Marku.
Pra, përfundimisht u vendos që unë të arratisesha në Shqipëri dhe atje të bisedoja për çështje të organizatës vetëm me Ajet Haxhiun dhe Salih Shatrin, të cilëve do t’u shtrohen dy kërkesa: e para që të organizohet Dega e LNÇKVSHJ-së në Shqipëri nga Ajeti, Salihu, Hysen Bukoshi, Ali Boletini dhe unë dhe e dyta, nëse nuk lejohet kërkesa e parë, atëherë t’i mundësohet Sabriut dalja në ndonjë shtet nga ku do të mund ta vazhdoja aktivitetin.
Atë natë unë së bashku me nënën Naile, u larguam nga shtëpia dhe u vendosëm në banesën e Fadil Mehmetit. Në shtëpi e kisha lënë parullën: “Nëse vijnë udbashët për të më burgosur, le të thërrasin në telefon dhe të pyesin se si është nëna”? Nëse nuk bëhet thirja, kjo nënkupton që nuk kanë ardhur të më arrestojnë. Mirëpo, në orën pesë të mëngjesit u dëgjua zilja e telefonit. Ky ishte lajmi i keq për mua. UDB-a kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta arrestuar. U përgatitëm shpejt dhe dolëm nga banesa."

(Rezistenca kosovare mes dy zjarresh, Prishtinë 2012, faqe 126-129)

13. Bir, në dorë të Zotit!

Sabri Novosella: "Nëna Naile nuk mundi të më përcillte deri në fund të shkallëve, por ajo e përshëndeti duke ma dhënë bekimin: "Bir, në dorë të Zotit"!
Këto fjalë të nënës Naile, m'i rikujtuan fjalë që nëna gjithmonë m'i thoshte gjatë vizitave në burgje: "M’u kthefsh me faqe të bardhë, o bir"!
Ngado që shkova nëpër botë duke i kaluar tetë herë kufijtë e shteteve ilegalisht, ngado që e hodha hapin, më dukej se Zoti po e realizonte lutjen e nënës Naile dhe po m'i hapte rrugët pa pengesa. Dhe kështu asnjëherë nuk pata problem në kufijtë që ishin të veshur e ngjeshur edhe me tela gjemborë, besa edhe të minuar nën dhe e sipër dheut."
(Rezistenca kosovare mes dy zjarresh, Prishtinë 2012, faqe 129-130)

14. Pikërisht më 23 dhjetor 1979

Sabri Novosella: "Shefiku, i cili i kishte disa fëmijë, gruan në spital të sëmurë, më strehoi dhe u kujdes për mua disa ditë derisa në një mbrëmje erdhi Fuad Hajdini me një makinë dhe u nisëm për në Gjakovë, te Mark Mërturi. Marku nuk e njihte Fuadin, por as Fuadi nuk e njihte Markun. Pas një pushimi të shkurtër, Fuadi u nisë për në Prishtinë. Marku i tha të shoqes, Terezes, që të përgatitet, se duhet të shkojmë me Sabriun. Dhe doli nga shtëpia. Pas pak kohësh u kthye me një njeri me një makinë. Marku këtë “të panjohrin” për mua e thërriste “kumbar”. Kështu, me një anëtar të organizatës, me shumë rreziqe dhe vështirësi më përcolli përmes maleve të larta kah gryka e cakorret e me rreziqe të shumta. Më në fund, pikërisht me 23 Dhjetor 1979, ku pas 12 orë ecjesh në këmbë nëpër mot dhe terren tepër të vështirë, qëndruam deri në orët e vona në fshatin Gurrec, në shtëpinë e Terezës, te nëna e gruas së Mark Mërturit. Unë kalova matanë kufirit, kurse Marku me një anëtar tjetër të organizatës që më përcollën, u kthyen." (Rezistenca kosovare mes dy zjarresh, Prishtinë 2012, faqe 130).

15. Shumë shpejt vumë kontakte të rregullta me Jusuf Gërvallën

Selatin Novosella: "Duke folur për rrethanat e kohës dhe përpjekjet organizatave të ndryshme të bënin një bashkim veprues, Sabri Novosella, po në këtë numër të gazetës së cituar (Drita, Malmö, nr.10/1997-shën i Xh. D.), shton: "Ne shumë shpejt vumë kontakte të rregullta me Jusuf Gërvallën, i cili tashmë, bashkë me të vëllanë Bardhoshin, dhe të shoqen Suzanën, e kishin formuar Degën e Lëvizjes në Gjermani." (Metush Krasniqi, Prishtinë 2011, f. 139)

Jusuf Gërvalla: "Dhe kështu, për kaq kohë sa njihemi- e nuk është pak po më se dhjetë muaj-ne të shumtën i kemi rënë kush thumbit e kush patkoit. Mendoj se kjo e ka arsyen e vet objektive. Ti ke njerëzit e tu, me të cilët, sipas mendjes sime, ke vështërsi në realizimin e kontakteve për shkak të largësisë. Kam përshtypjen se, pos kësaj, edhe me ta ke mospajtime dhe sygjerime e urdhrave të tyre s’të fle në hatër tu përmbahesh gjithmonë. Unë nga ana tjetër i kam humbur të gjitha lidhjet me njerëzit e mi dhe për çdo hap që bëj kam stërngarkime, sepse nuk e di në mos bej gjësend, që nuk përputhet me luftën aktuale, që bëjnë ata në vendlindje. Kjo është një tragjedi vetvetiu. Kurse tragjedia tjetër është se edhe unë edhe ti, në këto kushte, ndiejmë pasiguri në një pikë: kë përfaqësojmë..." (Letër Ibrahim Kelmendit, nëntor 1980; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 281-283)

Selatin Novosella: "...Sabri Novosella, po në këtë numër të gazetës së cituar (Drita, Malmö, nr.10/1997-shën i Xh. D.), shton: "Ne shumë shpejt vumë kontakte të rregullta me Jusuf Gërvallën..." (Metush Krasniqi, Prishtinë 2011, f. 139)

Bardhosh Gërvalla: "Herrn Nijazi Saracoglu, Mahmut Pasa Çadesi 82, TR-ISTAMBUL, Türkei
I dashur Shoku Nijazi, dje, pasi e mora lidhjen telefonike me ju, isha shumë i gëzuar,
sepse kanë kaluar më se 15 muaj që po presim ndonjë lajm nga shoku Bashkim Prishtina (Sabri Novosella-shën i Xh. D.), për të cilin ju mund ta dini rastësisht se ku po qëndron. Jusufi, vëllau im para dy ditësh ka shkuar në veri të Gjermanisë tek një nip i yni, kështu që ai nuk mund t`ju shkruan edhe 6 ditë deri sa të kthehet prapë këndej.
... Me Shabanin
(Shaban Yldrim, Bayerstr. 5, 8000 Munchen - shën i Xh. D.) .) u njohëm para dy javësh në panairin e artizanatit, ku bënte pjesë edhe Shqipëria. Ai edhe na dha adresën dhe telefonin tuaj. ... Kishte me qenë mirë sikur edhe Bashkimi të na shkruajë sa më parë. Në fund po iu përshëndes ju me gjithë familjen dhe dashamirët tuaj. Bardhosh Gërvalla, Habichthöhe 40 D-7101, Untergruppenbach, W. Germany,
Tel. qyteti Ludwigsburg 7141/26091" (U botua për herë të parë nga Faridin Tafallari si pjesë e shkrimit "Kur Jusuf Gërvalla shkruante" në www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)

Selatin Novosella: " ...Sabri Novosella, po në këtë numër të gazetës së cituar (Drita, Malmö, nr.10/1997-shën i Xh. D.), shton: "Ne shumë shpejt vumë kontakte të rregullta me Jusuf Gërvallën..." (Metush Krasniqi, Prishtinë 2011, f. 139)

Jusuf Gërvalla: "Gjëja më e rëndësishme lidhur me “Lajmëtarin” është se, duke qenë krejt i vetmuar, nuk e mora dot guximin ta emëroja atë si organ të LNÇKVSH. Kjo është e vetmja arsye pse në të nuk flitet e brohoritet në emër të Lëvizjes sonë. Mjafton ta përmend faktin se dy materialet e Lëvizjes, që i botova në numrin 3, i lëshova me njëqind druajtje, ngase nuk isha në gjendje të gjykoja vetë dhe të fitoj bindjen e plotë se a bëja mirë apo keq." (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981)

Vllaut
E vështirë qenka andrra
që simbol ka të vërtetën.
E vështirë qenka kanga
që këndon për heshtjen!

Po s'paskam dijtë se qenka
ma e vështirë ndamja prej teje!

Jusuf Gërvalla

16. VËLLA I DHEMBJES KRENARE
Sabri Maxhuni - Novosella
( Kushtuar Heroit Jusuf Gërvalla)

Sytë i mbylle ashtu siç i ka hije trimit
Ne mbetëm me dy dëshira në gji
Mbi kullat tona të mos valoj flamur i huaj
Dhe ta japim frymën e fundit ashtu si e dhe Ti.
Këto dy dëshira Ti gjithnjë i pate
Pa arrirë në të parën, në kandil u shndërrove
Që ne sot rrugën na e ndriçon,
Këtë rrugë që së bashku e rrahëm,
Kësaj rruge që s'do t'i ndahemi,
Kësaj rruge të ndriçuar si Ti dhe nga ata si Ti.
Kjo rrugë do të na qoj në një ditë
Ku do t'i hudhemi njëri-tjetrit në përqafim
E lotët e gëzimit do t'i thithim në atë kremtim
Edhe se pranvera do varre do t'i gjelbëroj.
Kështu ka qenë dhe është jeta jonë,
Kështu është pasuruar trualli ynë
Me vëllezër të dhembjes krenare
Që themelet kullave tona ua forcuan,
Që ngjyrën flamurit tonë ia kuqëzuan,
Që shqiponjës dykrenare krah i dhanë
Të valoj mbi kullat tona anembanë...

(Shkruar në Adapazar - Turqi, 1982)

17 Shkurti dhe 15 Maji 1982
1. "17 shkurti 1982" në librin "Vrasja e trefishtë"
2. 17 shkurti 1982 në dorëshkrimin e Osman Osmanit
3. Ballafaqimi i teksteve të vitit 2010 dhe1982
4. Ethem Çeku dhe simbolika e 15 Majit
5. Komunikata e 15 Majit 1982

1. "17 shkurti 1982" në librin "Vrasja e trefishtë"

"Dokumenti i 17 shkurtit 1982", i botuar në vitin 2010, në librin e quajtur: Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 125-126:

D O K U M E N T

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe KQ të PKMLSHJ.
Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, më 17 shkurt 1982 rreth orën 21.00 filluan bisedimet për bashkimin e organizatave simotra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ. Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësonin Sabri Novosella (Mërgimi) dhe Xhafer Durmishi (Shpendi).
Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësonin Abdullah Prapashtica (Kushtrimi) dhe Osman Osmani (Halimi). Në këtë mbledhje merr pjesë edhe drejtuesi i Organizatës së Rinisë dhe njëherësh anëtar i KQ të PKMLSHJ Faton Topalli (Qemali) si përfaqësues i këtyre bisedimeve. Në vrazhdën e këtyre bisedimeve delikate, përfaqësuesi i PKMLSHJ-së Osman Osmani (Halimi),doli me propozimin kompromis që dy organizatat të bashkohen në ”LËVIZJEN PËR REPUBLIKËN SOCIALISTE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSSHJ);
– LRSSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një Komitet si organ qendror, revistë apo gazetë.
– LRSSHJ të formoj organizatat e veta të brendshme; (ashtu siç i kanë Republikat tjera në Jugosllavi).
Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Xhafer Durmishi (Shpendi,) u pajtua me këtë propozim. Pas tij fjalën e morri përfaqësuesi i PKMLSHJ Abdullah Prapashtica (Kushtrimi) i cili deklaroi:
– Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parasheh ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.
Dhe së fundi, përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Sabri Novosella (Mërgimi) deklaroi:,
– Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Osman Osmani (Halimi) i përkrahur edhe nga Xhafer Durmishi (Shpendi) dhe Abdullah Prapashtica (Kushtrimi), kam bindjen se emërtimi i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë Komitetin e LRSSHJ-së. Ai më tej propozoi:
– Të formohet një komision nga anëtarët e këtij Komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSSHJ-së.
– Organi i LRSSHJ-së të mbetët “Zëri i Kosovës” dhe puna të vazhdoj me tekniken e përsosur të Jusuf Gërvallës.

V E N D I M

1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).
2. Organizatat e brendshme do të organizohen sipas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.
3. Të formohet komisioni nga anëtarët e Komitetit Drejtues për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSSHJ.
4. Në Komitetin Drejtues të hyjnë nga tre anëtarë të dy Komiteteve Qendrore të mëparshme, ndërsa dy KQ në përbërje të plotë, të hyjnë në Kuvendin e LRSSHJ.
5. Organi i LRSSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës” kurse organi i Rinisë të quhet ”Republika”.
6. Procesi i bashkimit konsiderohet i përfunduar kur në LRSSHJ të bashkohet edhe OMLK!

Ankara, më 17 shkurt 1982

Qemajli (Faton Topalli)
Shpendi (Xhafer Durmishi)
Halimi (Osman Osmani)
Mërgimi (Sabri Novosella)
Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)

(Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 125-126)

(Sabri Novosella: "Duke pasur parasysh se Jusuf Gërvalla u vra me organin e LNÇKVSHJ-së në dorë, Xhafer Durmishi propozoi që organi i LRSHJ-së të emërtohet "Zëri i Kosovës"." (Rezistenca kosovare mes dy zjarresh, Prishtinë 2012, faqe 195)

2. 17 shkurti 1982 në dorëshkrimin e Osman Osmanit Dokumenti i bashkimit i 17 shkurtit 1982 i shkruar me dorën e Osman Osmanit (d.m.th. jo me makinë shkrimi por me dorë) nga shkurti 1982:

D O K U M E N T

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.
Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).
Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësojnë Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Halimi (Osman Osmani), anëtar të KQ. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe anëtari i KQ të PKMLSHJ Qemali (Faton Topalli) si përfaqësues i këtyre bisedimeve.
Pas afër tre muajsh bisedime dolëm me propozime konkrete.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ).
LRSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një KQ, një organ qendrore. LRSHJ të formoj organizatat e veta të brendshme; të gjitha organizatat që i ka një Republikë në Federatën Jugosllave.
Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Shpendi (Xhafer Durmishi) deklaroi:
-Pajtohem që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj si e tillë deri në momentin kur të realizohet kërkesa për formimin e Republikës.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) deklaroi:
-Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parashef ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.
Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Mërgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,
-Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme.
Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ.
Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin ”Zëri i Kosovës”, pasi ky emër shpreh Zërin e Kosovës, kurse organi i rinisë të LRSHJ të quhet "Republika".
Në lidhje me këtë propozim Halimi deklaron:
- Jam i mendimit që këto dy organe të ekzistojnë por me një renditje tjetër. Për arsye se qëllimi i LRSHJ është Republika edhe organi i LRSHJ të jetë me po këtë emër, kurse si organe të rinisë së LRSHJ, pasi rinia jonë ndjek Zërin e popullit të Kosovës (në kuptimin e gjerë) emri i organit të rinisë së LRSHJ të jetë "Zëri i Kosovës", dhe shtoi: Në udhëheqësi të LRSHJ të hyjnë edhe udhëheqësitë e dy organizatave tjera të njohura OMLK dhe FKP me bashkimin e tyre në LRSHJ.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ shton (Kushtrimi):
- Sa i përket emrit të organit qendror të LRSHJ jam i mendimit se mund të botohet me emrin "Zëri i Kosovës" apo "Republika", pasi që jam i mendimit që edhe njëra edhe tjetra e kanë kuptimin e Zërit të popullit shqiptar në Jugosllavi.
Sa i përket organeve të organizatave tjera të LRSHJ ato vetë të caktojnë emrin e organeve të tyre.
Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ, Shpendi në lidhje me këtë problem deklaron:
- Duke patur parasysh se vet LRSHJ ka të bëjë me Republikë, ky titull të sintetizohet me kërkesën për Republikë. Mendoj se është e drejtë, kur të kihet parasysh se veç ekziston një organ për "Republikën e Kosovës" të cilën nesër mund ta kemi në radhët tona, organi qendror të quhet "Zëri i Kosovës".
Përfaqësuesi i PKMLSHJ, Qemajli deklaron:
– Edhe pse në këtë mbledhje marrë pjesë si përcjellës i bisedimeve, jap mendimin tim në lidhje me çështjen e bashkimit. Pajtohem plotësisht që organizata e përbashkët të quhet LRSHJ dhe që brenda saj sipas mundësive të organizohen të gjitha organizatat që ka një republikë në federatën jugosllave. Në lidhje me organin e LRSHJ jam i mendimit që organi të quhet "Zëri i Kosovës". Për emrin e organeve të organizatave tjera vendosin vet organizatat.
Mërgimi shton:
– Të lihet mundësia, gjegjësisht t'u bëhet thirrje edhe të gjitha organizatave, grupeve patriotike e revolucionare që veprojnë në tokat shqiptare në Jugosllavi të i bashkohen LRSHJ.
Me këtë propozim, d.m.th. për thirrje që t'i bashkohen LRSHJ të gjitha organizatat dhe grupet patriotike revolucionare pajtohen të gjithë përfaqësuesit.

V E N D I M

I mbledhjes së përbashkët të përfaqësuesve të dy organizatave motra patriotike revolucionare LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).
2. Organizatat e brendshme do të organizohen simbas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.
3. Më vonë të formohet komisioni nga anëtarët e KQ për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSHJ.
4. Në KQ të hyjnë anëtarët e dy KQ të mëparshme në përbërje të plotë.
5. Udhëheqja e KQ të zgjidhet në mbledhjen e ardhshme të KQ.
6. Organi i LRSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës”.

Qemajli (Faton Topalli)
Shpendi (Xhafer Durmishi)
Halimi (Osman Osmani)
Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)
Mërgimi (Sabri Novosella)


Ky Dokument i shkurtit të vitit 1982, i shkruar me dorën e Osman Osmanit, pa asnjë shkurtim e ndryshim, botohet për herë të parë. Dokumenti është botuar pjesërisht në librin e Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë, 1997, faqe 217-218. Kompleti i këtij origjinali gjendet në arkivin e Faridin Tafallarit.

3. Ballafaqimi i teksteve të vitit 2010 dhe 1982

Së pari me shkronja kursive jepet teksti i vitit 2010, i botuar në librin: Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010 (faqe 125-126) dhe pastaj teksti nga Dokumenti i shkurtit të vitit 1982 me germa kursive të trasha, i shkruar me dorën e Osman Osmanit, pa asnjë shkurtim e ndryshim. Dokumenti i shkruar me dorën e Osman Osmanit, është teksti origjinal, që gjendet në arkivin e Faridin Tafallarit. Këto dokumente, teksti origjinal në dorëshkrim (i shkruar me dorë dhe jo me makinë shkrimi) të Osman Osmanit nga shkurti 1982, dallohet tepër nga teksti që është botuar në librin e quajtur: Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, më 2010. Nga kjo rrjedh se teksti i botuar në librin "Vrasja e trefishtë" është falsifikim.
Krahasimet:

D O K U M E N T
Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe KQ të PKMLSHJ.


D O K U M E N T
Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ


Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, më 17 shkurt 1982 rreth orën 21.00 filluan bisedimet për bashkimin e organizatave simotra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ. Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësonin Sabri Novosella (Mërgimi) dhe Xhafer Durmishi (Shpendi).
Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.
Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).

Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësonin Abdullah Prapashtica (Kushtrimi) dhe Osman Osmani (Halimi). Në këtë mbledhje merr pjesë edhe drejtuesi i Organizatës së Rinisë dhe njëherësh anëtar i KQ të PKMLSHJ Faton Topalli (Qemali) si përfaqësues i këtyre bisedimeve.
Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësojnë Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Halimi (Osman Osmani), anëtar të KQ. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe anëtari i KQ të PKMLSHJ Qemali (Faton Topalli) si përfaqësues i këtyre bisedimeve.

Në vrazhdën e këtyre bisedimeve delikate, përfaqësuesi i PKMLSHJ-së Osman Osmani (Halimi),doli me propozimin kompromis që dy organizatat të bashkohen në ”LËVIZJEN PËR REPUBLIKËN SOCIALISTE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSSHJ);
Pas afër tre muajsh bisedime dolëm me propozime konkrete.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ).

– LRSSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një Komitet si organ qendror, revistë apo gazetë.
LRSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një KQ, një organ (revistë, gazetë) qendrore.
– LRSSHJ të formoj organizatat e veta të brendshme; (ashtu siç i kanë Republikat tjera në Jugosllavi).
LRSHJ do të formoj organizatat e veta të brendshme; të gjitha organizatat që i ka një Republikë Federative Jugosllave.
Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Xhafer Durmishi (Shpendi,) u pajtua me këtë propozim.
Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Shpendi (Xhafer Durmishi) deklaroi: -Pajtohem që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj si e tillë deri në momentin kur të realizohet kërkesa për formimin e Republikës.

Pas tij fjalën e morri përfaqësuesi i PKMLSHJ Abdullah Prapashtica (Kushtrimi) i cili deklaroi:
– Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parasheh ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.

Përfaqësuesi i PKMLSHJ Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) deklaroi:
-Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parashef ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.


Dhe së fundi, përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Sabri Novosella (Mërgimi) deklaroi:,
– Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Osman Osmani (Halimi) i përkrahur edhe nga Xhafer Durmishi (Shpendi) dhe Abdullah Prapashtica (Kushtrimi), kam bindjen se emërtimi i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë Komitetin e LRSSHJ-së. Ai më tej propozoi:
– Të formohet një komision nga anëtarët e këtij Komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSSHJ-së.
– Organi i LRSSHJ-së të mbetët “Zëri i Kosovës” dhe puna të vazhdoj me tekniken e përsosur të Jusuf Gërvallës.

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Mërgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,
-Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme.
Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ.
Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin ”Zëri i Kosovës”, pasi ky emër shpreh Zërin e Kosovës, kurse organi i rinisë të LRSHJ të quhet "Republika". Në lidhje me këtë propozim Halimi deklaron:
- Jam i mendimit që këto dy organe të ekzistojnë por me një renditje tjetër. Për arsye se qëllimi i LRSHJ është Republika edhe organi i LRSHJ të jetë me po këtë emër, kurse si organe të rinisë së LRSHJ, pasi rinia jonë ndjek Zërin e popullit të Kosovës (në kuptimin e gjerë) emri i organit të rinisë së LRSHJ të jetë "Zëri i Kosovës", dhe shtoi: Në udhëheqësi të LRSHJ të hyjnë edhe udhëheqësitë e dy organizatave tjera të njohura OMLK dhe FKP me bashkimin e tyre në LRSHJ.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ shton (Kushtrimi):
- Sa i përket emrit të organit qendror të LRSHJ jam i mendimit se mund të botohet me emrin "Zëri i Kosovës" apo "Republika", pasi që jam i mendimit që edhe njëra edhe tjetra e kanë kuptimin e Zërit të popullit shqiptar në Jugosllavi. Sa i përket organeve të organizatave tjera të LRSHJ ato vetë të caktojnë emrin e organeve të tyre.
Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ, Shpendi në lidhje me këtë problem deklaron:
- Duke patur parasysh se vet LRSHJ ka të bëjë me Republikë, ky titull të sintetizohet me kërkesën për Republikë. Mendoj se është e drejtë, kur të kihet parasysh se veç ekziston një organ për "Republikën e Kosovës" të cilën nesër mund ta kemi në radhët tona, organi qendror të quhet "Zëri i Kosovës". Përfaqësuesi i PKMLSHJ, Qemajli deklaron:
– Edhe pse në këtë mbledhje marrë pjesë si përcjellës i bisedimeve, jap mendimin tim në lidhje me çështjen e bashkimit. Pajtohem plotësisht që organizata e përbashkët të quhet LRSHJ dhe që brenda saj sipas mundësive të organizohen të gjitha organizatat që ka një republikë në federatën jugosllave. Në lidhje me organin e LRSHJ jam i mendimit që organi të quhet "Zëri i Kosovës". Për emrin e organeve të organizatave tjera vendosin vet organizatat.
Mërgimi shton:
– Të lihet mundësia, gjegjësisht t'u bëhet thirrje edhe të gjitha organizatave, grupeve patriotike e revolucionare që veprojnë në tokat shqiptare në Jugosllavi të i bashkohen LRSHJ.
Me këtë propozim, d.m.th. për thirrje që t'i bashkohen LRSHJ të gjitha organizatat dhe grupet patriotike revolucionare pajtohen të gjithë përfaqësuesit.


V E N D I M
V E N D I M
I mbledhjes së përbashkët të përfaqësuesve të dy organizatave motra patriotike revolucionare LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).
1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).
2. Organizatat e brendshme do të organizohen sipas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.
2. Organizatat e brendshme do të organizohen simbas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.
3. Të formohet komisioni nga anëtarët e Komitetit Drejtues për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSSHJ.
3. Më vonë të formohet komisioni nga anëtarët e KQ për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSHJ.
4. Në Komitetin Drejtues të hyjnë nga tre anëtarë të dy Komiteteve Qendrore të mëparshme, ndërsa dy KQ në përbërje të plotë, të hyjnë në Kuvendin e LRSSHJ.
4. Në KQ të hyjnë anëtarët e dy KQ të mëparshme në përbërje të plotë.
5. Organi i LRSSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës” kurse organi i Rinisë të quhet ”Republika”.
5. Udhëheqja e KQ të zgjidhet në mbledhjen e ardhshme të KQ.
6. Procesi i bashkimit konsiderohet i përfunduar kur në LRSSHJ të bashkohet edhe OMLK!
6. Organi i LRSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës”.

Ankara, më 17 shkurt 1982
Qemajli (Faton Topalli)
Shpendi (Xhafer Durmishi)
Halimi (Osman Osmani)
Mërgimi (Sabri Novosella)
Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)



Qemajli (Faton Topalli)
Shpendi (Xhafer Durmishi)
Halimi (Osman Osmani)
Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)
Mërgimi (Sabri Novosella)


4. Ethem Çeku dhe simbolika e 15 Majit

Ethem Çeku: "Zëri i Kosovës" si organ i organizatës unike mbeti zëdhënësi më i denjë i jetësimit të luftës për liri". – Shih, Dokumenti mbi themelimin e LRSHJ-së, më 15 maj 1982. Ky dokument mban datën "15 maj", simbolikën më domethënëse të ngadhënjimit të botës demokratike mba nazifashizmin në përgjithësi, synim ky që ishte drejtuar edhe kah çlirimi i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të robëruara nga kolonializmi jugosllav nga viti 1912." (Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë, Prishtinë 2003, faqe 226)
Mehmet Hajrizi (Strofci): "Pas rënies së Kadri Zekës, Hasan Malaj dhe veprimtarët e tjerë e autorizojnë Xhafer Shatrin, i cili pas arratisë nga burgu kishte arritur në mërgatë, për ta përfaqësuar OMLK-në në marrëveshjen e bashkimit të organizatave. Më 15 maj 1982 është mbajtur mbledhja për bashkim në fshatin Lanovil, afër Bielit, në banesën e Hasan Malajt. Nga ana e OMLK-së ka marrë pjesë Xhafer Shatri, nga ana e LNÇKVSHJ-së, Skënder Durmishi, kurse nga ajo e PKMLSHJ-së, Osman Osmani. Në atë mbledhje është arritur bashkimi dhe prej asaj date organizata është quajtur "Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi" (LRSSHJ), kurse organi i saj "Zëri i Kosovës." (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, f. 389)
Shefqet Jashari (Strofci): "Kam lindur më 15 maj 1944 në fshatin Strofc, KK Vushtrri."
Madeleine Albright: "Kam lindur si Marie Jana Korbelová më 15 maj 1937 në Prag."

5. Komunikata e 15 Majit 1982

"KOMUNIKATE
Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe të Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste në Jugosllavi (PKMLSHJ) u mblodhën më 17 shkurt 1982 dhe zhvilluan bisedimet përfundimtare për bashkimin e këtyre dy organizatave NË NJË TË VETME. Pas arritjes së bashkimit u vendos që organizatat të organizohen në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi. Në ndërkohë bisedimet u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK) me të cilët bisedimet përfunduan më 15 maj 1982. Me një shkallë të lartë të unitetit të mendimit, përfaqësuesit e tri organizatave në mes tjerash morën këto vendime e qëndrime:

Kjo Komunikatë u daktilografua, u shtyp dhe u shpërnda nga Xhafer Shatri, në të njëjtën fletë (së bashku) me thirrjen - KUSHTRIMIN- e demonstratës së Bernit, të 26 qershorit 1982






























1. Që organizata e re të pagëzohet ”Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).
2. LRSHJ-a si front unik i rezistencës do të përfshijë në gjirin e saj të gjitha forcat patriotike e revolucionare të popullit shqiptar, si dhe të gjithë patriotët në mërgim, të cilët për shkak të dhunës e terrorit serbomadh janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta të stërlashta.
3. LRSHJ-a do të luftoj për formimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha territoret etnike shqiptare, dhe për realizimin e këtij qëllimi do të shërbehet me të gjitha mjetet që lejon etika revolucionare, duke u nisur nga bindja politike e gjer tek revolucioni i armatosur, po që se e kërkon nevoja.
4. LRSHJ-a është thellësisht e bindur se duke luftuar për Republikën Shqiptare në kuadrin e Federatës Jugosllave do t’i kontribuoj ruajtjes dhe forcimit të bashkimit dhe vëllazërimit të mirëfilltë në mes popujve të Jugosllavisë. Si përfaqësuese e vetme e popullit shqiptar në shtetin jugosllav, LRSHJ-a konsideron se lufta e saj e drejtë i shërben edhe forcimit të unitetit të Federatës Jugosllave, ruajtjes së paqes në Ballkan dhe stabilitetit të përgjithshëm në Evropë e më gjerë.
5. LRSHJ-a llogaritë në ndihmën dhe përkrahjen e të gjitha forcave progresive të Jugosllavisë, të cilave u propozon luftë të përbashkët kundër forcave hegjemoniste, kolonialiste, shoviniste dhe forcave tjera reaksionare në Jugosllavi, të cilat sot kanë pozita dominuese në të gjitha strukturat e shtetit dhe si të tilla paraqesin rrezik permanent për të ardhmen e Jugosllavisë, për perspektivën e popujve që jetojnë në te dhe për paqen në këtë regjion.
6. LRSHJ-a me të gjitha forcat do të luftoj kundër çdo shovinizmi e separatizmi, sepse edhe këto izma reaksionare, që mund të paraqiten edhe tek ndonjë shqiptar, e dëmtojnë unitetin e Jugosllavisë dhe vetvetiu edhe luftën e drejtë që bënë populli ynë.
7. LRSHJ-a përshëndet qëndrimin e drejtë të të gjithë opinionit progresiv ndërkombëtar, që u solidarizua dhe po solidarizohet me kërkesën e drejtë të popullit tonë për Republikën e vet në kuadrin e Federatës Jugosllave.
8. Përshëndetet qëndrimi i PPSH dhe i qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi për konstituimin e Republikës së vet në kuadrin e Federatës Jugosllave, me çka dëshmon interesimin e vet për këtë pjesë të kombit dhe prinicipialitetit të politikës së jashtme ndaj RSFJ, ku respektohen me përpikmëri parimet e moscënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, mospërzierjes në punët e brendshme, respektimit reciprok dhe barazisë së plotë në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ruajtjes së fqinjësisë së mirë, duke qenë gjithmonë në gatishmëri të plotë të mbrojë interesat e pjesë së kombit brenda normave dhe ligjeve ndërkombëtare.
9. LRSHJ-a u bënë thirrje të gjitha grupeve ekzistuese dhe individëve që luftojnë për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi që t’i bashkohen Lëvizjes për Republikë.
10. LRSHJ-a që tash distancohet nga të gjitha format e luftës që mbajnë erë terrorizmi dhe s’do t’ua shtrijë dorën e pajtimit individëve që i kanë duart e zhytura me gjakun e popullit. Gjithashtu Lëvizja s’do të bashkëpunojë asnjëherë me rrymat e organizatat politike që mbajnë vulën e tradhtisë, apo kanë qëllim ta rrezikojnë pavarësinë e Jugosllavisë.
11. Organ qendror i LRSHJ-së do të jetë ”Zëri i Kosovës”.
12. LRSHJ-a ua bënë me dije si OKB-së ashtu edhe qeverive të të gjitha shteteve që janë për paqe, liri dhe demokraci në botë, se pa iu njohur popullit shqiptar në Jugosllavi statusi i kombit dhe e drejta e patjetërsueshme e tij për Republikën e vetë në kuadrin e Federatës Jugosllave; pa u liruar pa asfarë kushti të gjithë të burgosurit politik dhe pa mundësimin e kthimit në vendlindje të të gjithë atyre që luftuan për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, LRSHJ-a nuk do të qetësohet kurrë.
RROFTE REPUBLIKA SOCIALISTE SHQIPTARE NE JUGOSLLAVI!
RROFSHIN TE GJITHE POPUJT E RSFJ!
RROFTE LEVIZJA PER REPUBLIKE!
Komiteti Qendror i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në RSFJ"


XHAFER DURMISHI

(vijon...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 2,055 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi