Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Beteja e Llapushnikut, histori që s’harrohet
Publikuar më 12 maj, 2013 në orën 21:24 ( ) Azem Zekaj | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas rënies së Adem Jasharit, Lëvizja Popullore e Kosovës mbas analizimit që i bëri gjëndjes, dërgoi një grup në Tiranë që të merrej me Organizimin e futjes të grupeve Guerile në Kosovë. Këto grupe kishin hyrë shpeshherë me detyra politike ose për të ndërmarë aksione të ndryshme, por kësaj rradhe po shkonin me qëllim fillimin e luftës së hapur kundër ushtrisë, policisë dhe grupeve paraushtarake serbe.


Grupe këto të nisura nga Gjermania, Zvicra, Hollanda, Franca dhe vende tjera Evropiane.

Thelbin e këtyre grupeve e përbënin aktivistë me përvojë sic ishin Fehmi e Xhevë Lladrovci, Sami Lushtaku, Rafet Rama, Isuf e Selim Krasniqi, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Ismet Jashari, Azem Zekaj, Bekim Berisha, Bedri Shala, Mehdin e Naser Morina dhe Elmi Shala e shumë të tjerë që vinin nga shtetet e lartpërmendura.

Mbas udhëzimeve të marra, nga këta, grupet që do hynin në Kosovë nga Hasi e Smolica.

Me 9 Mars 1998 nën shoqërimin e Qerim Kelmendit, nisur nga Tirana, pajisur me armatimin e duhur në shtëpinë e Besnik Krasniqit në Bajram Curr, kalojm po atë natë në Smolic të Gjakovës në Shtëpin e Agron Ramës dhe nga aty në fshatin Shqiponjë në Kullën e Nazmi e Lahi Brahimaj.

Bedri Shala e Maliq Ndrecaj me disa Luftëtarë të tjerë, nga fshati Shqiponjë i janë bashkangjitur në Gllogjan Ramush Haradinajt, kurse Elmi Shala, Azem Zekaj, Mehedin Morina, Hajzer Citaku dhe Musa Dervishaj kaluan në Zonën e Drenicës, sëpari në Tice e Likovcë e me pas në Obri në shtëpinë e Haxhi Demakut.

Aty tani kishte arritur dhe grupi i dytë nga Shqipëria të cilit i printe Fehmi Lladrovci dhe shumë shpejt u bënë përgatitjet e para për rritjen dhe zhvillimin e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Fehmiu dhe Bekim Berisha kishin përvoje nga Lufta e Kroacisë dhe brenda nje kohe të shkurtër UÇK-ja mori formën e Ushtrisë së mirfilltë.

Fehmi LLadrovci

Fehmi LLadrovci
Bekim Berisha

Bekim Berisha
Bekim Berisha kishte krijuar Brigaden në Açarevë, mbante rregull e dispiplinë, rreshtonte Ushtarët e tij cdo mëngjes dhe ngrinte Flamurin. Ne me Fehmi Lladrovcin në fshatin Baicë mbanim Pozicionet tona por akoma skishim bërë llogore sepse duhet të kujdeseshim për shumë gjëra të tjera dhe ishim pak në njerëz, Fehmiu e Xheva, Rasim Kiçina, Azem Zekaj, Elmi Shala, Muharrem Xhemajli, Fadil Demaku, Mehdin Morina, Mehmet, Sabit e Enver Lladrovci, dhe disa te tjere.

Llogoret e para janë bërë nën drejtimin e Bekim Berishes dhe me ndihmen e banorëve të Baicës, duke vazhduar më pas deri në Orllat dhe Gjergjic por duke mbajtur Pozicione lart mbi Magjistralen Prishtinë – Pejë.

Tani Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forcuar dhe kishte marrë formën e një Ushtrie që kontrollonte një pjesë të madhe të Kosovës. Nga magjistralja Prishtinë – Pejë kaloje deri në fshatin Shqiponje të Gjakovës pa hasur në Bostblloqe të Policisë e ushtrisë Serbe, nga ana tjetër sa hyje në Llapushik apo Negrovc, arrije deri në Llaushë po ashtu pa hasur në trupat serbe.

Për të lidhur këto hapësira duhej të kontrollohej dhe Magjistralja Prishtinë – Pejë , kështu, me 8 Maj 1998 Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndërmori një aksion të koordinuar mirë nga tre drejtime për ta futur nën kontroll Grykën e Llapushnikut deri në Gjergjicë, nga ku kontrollohej dhe Kryqëzimi i Orllatit.

Më 9 Maj 1998, trupa të shumta të ushtrisë serbe, kishin mësyer Grykën e Llapushniku por hasën në qëndresë të madhe. Në dy anët e aksit rrugor Prishtinë – Pejë ishin njësitë e UÇK-së. Nga njëra anë, nga ushtarët e orëve të para, sic ishin Sahit Jashari, Muharrem Xhemajli, Sami Lushtaku, Azem Zekaj, Hysni Thaqi, Rasim Kiçina, Besim Halilaj, Bekim Berisha, Elmi Shala, Sokol Krasniqi, Ferat Shala dhe nga ana tjetër e bjeshkës së Berishës njësiti tjetër i përbërë nga Ismet Jashari, Fehmi Lladrovci, Shaban Shala, Fatmir Limaj, Selim Krasniqi dhe shumë ushtarë të tjerë, mbas rreth 4 orësh luftime të ashpra morëm nën kontroll Magjistralen Prishtinë – Pejë.

UÇK-ja, në betejën e Llapushnikut doli fitimtare kundër makinerisë së ushtrisë serbe që lanë pas mjete të dëmtuara e shumë të vrarë. Nuk arriti ti bëjë ballë përplasjes me UCK-në edhe mbas përdorimit të forcës nga toka e ajri.
Në këtë beteje, UCK-së i ra dhe dëshmori i parë, Besim Halilaj dhe u plagos Zenullah Prokshi.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Azem Zekaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 3,456 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi