Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A do të shndërrohet konflikti në Siri një luftë etnike – fetare?!
Publikuar më 10 qershor, 2013 në orën 02:18 ( ) Azem Zekaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Është thene shpesh se lufta civile siriane rrezikon të bëhet një konflikti etnik mes myslimanëve Sunite dhe Shiitë. Por kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë, sepe as opozita dhe as regjimi i Asadit nuk jane homogjen në kete konflikt.
Në radhët e opozitës luftoin të veteshpallur islamiste radikalë, Luftëtare të Lirisë, aktivistë të të drejtave të njeriut ose intelektualë të gjithë besimeve të ndryshme.
Kurse në anën e regjimit të Asadit Shiitë Alevit që përbejn 12 % të popullsisë siriane, që përfaqëson një pakicë, por është konsideruar gjithmone nga shiitët shumicë heretike e devotshme.

Alevitet e dine kur përfundon pushteti i tyre dhe kjo ndikon negativisht tek ata, të mbeshtetur me kurriz për muri ata luftojne në anen e Asadit.
Nga ana tjeter Asadi ndihmohet nga shiitet e Iranit dhe Hisbollahu Shiit nga Libani. Pakicat e tjera si kurdet apo të krishteret që Asadi u ka ofruar gjithmone nje Autonomi Kulturore, luajne nje rol të vogel, por të vlefshem për regjimin e Sadadit.

A do të coptohet Siria?

Përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad është vetëm një çështje kohe?! Në mesin e rebelëve qëndron nje marrëveshje: Siria do të behet një shtet islamik, konservator apo radikal kjo s'dihet akoma, por çdo gje varet nga Franca dhe Anglia se cilave forca rebele do t'u dergojne armet që ta përbysin Regjimin e Asadit, nese armet arrijne tek forcat islamike, Siria rrezikon të coptohet.

Nga friga e hakmarrjes fetare, Alevitet dhe pakicat e tjera fetare mund të tërhiqen në pjesen e Mesdheut, zona e Latakia dhe Tartus që eshte baza e regjimit të tashem dhe mund te jete vendi i nje Shteti të ri alevit.
Irani edhe me tutje mund te furnizonte me arme aleatet e tij Hizbollahun në Liban dhe ta ruaje interesin e vete rajonal kurse Rusia do të ishte në gjendje ta ruaje akoma Bazen e saje të vetme ushtarake – Detare në Mesdhe.

Kush i furnizon Rebelet me Luftetare dhe Arme?

Çdo Brigadë e rebeleve siriane ka ngritur sistemin e vet të sponsorëve me para dhe furnizuesve me arme.
Emiratet e Katarit tashmë kan paguar deri në tre miliardë euro për grupet rebele dhe jane përkrahësit më të rëndësishem të Vëllazërisë muslimane dhe grupeve të tjera islamike, Arabia Saudite aderon në forcat më të moderuara rebele.
Armët janë kontrabanduar shpesh nën mbrojtjen e Ushtrisë turke në Siri dhe biznesmenë të pasur, kryesisht nga vendet e Gjirit që financojne Brigada individuale.

Ky sistem privat klientel është e paparashikueshme për luften civile dhe një rrezik i madh në ate zone si Al-Nusra, degë e al-Kaida nga Iraku, dhe islamikët e tjere radikalë që marrin miliona Euro.
Rreth 3000 xhihadistë nga 29 vende të Evropes dhe Ballkanit luftojne në Siri, nga Holanda, Belgjika, Franca, Gjermania, Çeçenia, Bosnja, etj.

Kush i furnizon trupat e Asadit me arme?

Irani është furnizuesi kryesor i armëve për regjimin e Asadit. Për dite Aeroplanët iranianë fluturojnë nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe zbarkojne në zonat e sigurta të regjimit të Aasadit, kurse Bagdadi mbyll sytë.
Në anen tjeter zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare në Iran kanë hartuar një strategji të re ushtarake për regjimin sirian ku përfshin armatosjen dhe trajnimin e një Grupi milicesh prej 50,000 trupash.
Në Irak rekrutohen Brigada vullnetare shiite, ruajnë zona të veçante dhe me rendesi në Siri, por dhe dergohen në front dhe zonat e luftës.
Nga ana tjeter grupi shiit Hezbollahu në Liban ka rekrutuar deri në 2000 luftëtare në anën e Ushtrise siriane.
Rusia miremban avionët dhe helikopteret luftarakë sirian dhe furnizon me pjese kembemi dhe këshillon zyrtaret e Ushtris siriane.

Përgaditi: Azem Zekaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Azem Zekaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 2,711 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi