Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BESA E KONSTANDINIT TË MADH E SOLLI PËRSËRI DORUNTINËN NË NAISSUSIN DARDAN
Publikuar më 12 qershor, 2013 në orën 23:22 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tash e shumë vite më parë ndër popullatën shqiptare në këtë pjesë të Dardanisë Lindore flitet për Besën e Madhe të Konstandinit nga Nishi, që ia kishte dhënë motrës së tij Doruntina Naissusit. Të cilën e kishte martuar shtatë konaqe larg nga Nishi. Duke e pajtuar dhe ngushlluar se për ç’do motmot do të shkonte dhe merrte motrën e vet dhe sillte në gjirin e saj familjar.
Luftëra dhe hata të mëdha kishin ra atëbotë mbi trojet dardane nga të huajt. Në njërën nga ato beteja të shumta kishte ra edhe vet Konstantin i Madh. E për Doruntinën kishin filluar të zgjateshin, e të zgjateshin, pa kufi stinat dhe motet e mërzisë dhe brengës për vëllanë, nënën për ato fusha dhe lendina të blerta në Naissusin e saj të lindjes.

Ç’do mëngjes pranveror ajo dilte tek ata dy lisat e mëdhenj mbi kodrinë për ta pritur vëllain e saj se mos po i vinte atje nga Dardania e largët me kalin e tij të shpejt si shiqeta. Kot vëllai i saj nuk vinte se nuk vinte dot, pastaj së beshku me qyqet e malit ia fillonte vajit dhe kujës për Konstandinin dhe nënën Helenë e mbetur edhe ajo si qyqe në rrem në fronin e të birit të saj në Mediana*** të Naissusit. Edhe nëna e saj e priste të bijën e vet se mos po i vinte sa për ta parë dhe ngushlluar për Konstandinin e Madh. Sytë iu kishin verbuar nga vetmia dhe lotët e ditëve dhe nëtëve në vijim.
Një ditë si zakonisht përsëri Doruntina kishte dalë tek ata dy lisat e mëdhenj për ta pritur vëllanë e saj. E diku atje larg përtej fushës së gjërë dhe katër maleve shqiptare dukej si nëpër mjegull një kalorës që e ngiste kalin e tij si shiqeta ai sa vinte ofrohej e ofrohej. Hej! Zemra e motrës së shkretë filloi t’i rrihte, e t’i rrihte, vrullshëm e më vrullshëm saqë donti t’i dilte nga kraharori. Vallë a mos do të jetë vëllai i motrës?! Po, po Konstandini ishte vet, ishte ngritur nga varri dhe kishte ardhur për ta marrë motrën e tij, dhe për ta çuar në vend Besën e Madhe Shqiptare. Doruntina e kishte kuptuar se me vëllain e saj nuk ishte diçka në rregull, sishte më ai Kostandini i fuqishëm që kur qëllonte me topuzin e tij të madh bënte që edhe bjeshka të dridhej! I vinte erë dheu, sytë i kishte të shteruar dhe të venitur, fytyra e tij dyllë e verdhë, flokët e gjata e të shpupurishura, duart e ftohta si akulli, plisi dhe guna e tij e baltosur me opinga të grisura. Kështu dukej kalorsi nga Dardania e largët.
Koha ishte të niseshin për ate rrugë të largët të Egnatias për në Naissus. Kur po i afroheshin shtëpisë së vjetër, Konstandini i thotë motrës së tij, hec motra ime, hec përpara, sa ta lidhi gjokun për trungun e Mollës së Kuqe! Nga ai moment Konstandini i motrës, së bashku me erën e fortë që kishte filluar të fryente, e të fryente ate pranverë të vonuar, humbi dhe nuk u duk më!
Doruntina si një verkë mbi valët e detit të tërbuar drejtohet për në votrën e nënës Helenë. Ate të shkretë e gjeti të ulur skaj oxhakut duke vajtuar për të bijën e saj Doruntinën dhe djalin Konstandin Naissusin i vrarë ndër beteja të shumta me bajlozët dhe invadorët huaj që vinin atje përtej detit për t’i mësyer këto trojet tona dardane.
Nënë, nënë, jam bija yte Doruntina! O Zot, a mos jam në ëndërr, a mos po tallet ndokush me mua plakën e shkretë dhe të verbër. Jo moj nënë, jo, Konstandini, Konstandini… vëllai i motrës erdhi dhe më morri e më solli këtu! Mbeti pak larg shtëpisë sa për ta lidhur kalin për trungun e Mollës së Kuqe të Naissusit.
Jo, e shkreta moj bijë! Konstandini vëllai yt, ka vite që ka vdekur edhe varri tij gjer më tani është rrafshuar për tokë nga stina dhe moti. Ah, moj e gjora nënë, Besën e Madhe Shqiptare që nga Troja jonë e lashtë e gjer më sot nuk po e treti dot dheu as nuk po e thanë dot dielli dhe as nuk po e merr dot dallga e detit… . Ajo është ngulitur thellë në mendjen dhe shpirtin e ç’do shqiptari, pra edhe Besa, e Konstandin Nassusit do të jetojë, e do të jetojë ndër mote… !

P.S.
*** Në vitin 330 e.s., Mbretëresha Helenë vdes dhe varroset në Mediana të Nassusit, në Fronin e të birit të saj, Shën Kostandit të Madh. Ky vendbanim Iliro-Dardan, gjendet sot mes Nishit dhe Banjës së Nishit, gjegjësisht Ilixhës së Nishit. Helena ishte e një shtrese shumë të ulët, e cila u martua me Konstancë Klorin. Pas kësaj ai u nda nga Helena, pasi u detyrua ta merrte për grua vajzën e Maksimilianit, Teodorën. Kostandini ishte pak i shkolluar dhe ishte peng te Diokleciani dhe Galeri në kohën e sundimit të tyre ai luftoi me trimëri.

Reshat AVDIU

Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 67 vizitorë
Lexuar: 5,538 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi