Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VETËVRASJA SI DUKURI AKTUALE E KOHËS
Publikuar më 10 shtator, 2013 në orën 23:30 ( ) Shevki Sh. VOCA | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në kronikën e zezë të-të përkohshmeve tona periodike por edhe të shtypit ditor, çdo herë e më shpesh botohen lajme se si ndonjë i pa fat e ka ngritur dorën kundër vetes, gjegjësisht ka bërë vetëvrasje. Kjo paraqitje sociologjike nganjëherë trajtohet edhe si tema të veçanta, por si duket asnjëherë aq sa duhet! Kjo paraqitje është evidente në të gjitha shtresat shoqërore, tek dy gjinitë, më së shpeshti tek shtresa e mesme, ndonjëherë edhe tek të moshuarit. Veçanërisht vlen të dihet se numri i vetëvrasjeve është më i madh në ato vende ku ekonomikisht dhe teknikisht janë më të përparuara, në të cilat njerëzit vriten për shkaqe të dështimeve financiare apo nga mos kënaqësia e realizimit të projekteve ambicioze jetësore.

Në rajonet tona aktet e vetëvrasjeve më së shpeshti ndërlidhen me motivet ekzistenciale ekonomike. Në këtë grup të rrezikshëm para se gjithash gjenden refugjatët, të cilët për shkak dëshirës së kthimit në vendlindjet e tyre, kthehen në vatrat e shkatërruara, shpesh pa meshkuj të vjetër mbikëqyrës të familjes. Kur individ të tillë nuk kanë kushte elementare për rregullimin e pronave të shkatërruara-po edhe nëse ka supozime se iu është siguruar najë lloj kulmi mbi kokë-atëherë personat shpirtërisht të dobët , zemër lëshuar dhe të pa gjindshëm deri në ekstrem, të cilët përreth veti nuk shohin asnjë pikë drite, të vetmen rrugëdalje e shohin duke ia shkurtuar jetën vetë vetes. Po ashtu, grupit të ashtuquajtur të rrezikshëm i takojnë edhe ish ushtarët e po sa dalë nga lufta jo fort e largët, të cilët nuk e kanë zgjidhur çështjen e punësimit apo të banimit, e sidomos nëse kanë mbet invalid apo në gjendje të rëndë shëndetësore. Si shkak ekzistencial i vetëvrasjes mund të jetë edhe humbja e funksionit respektivisht e vendit të punës, që për ndonjë person ka qenë i vetmi burim i të ardhurave. Shkaku mund të jetë edhe akuza nga ndonjë padrejtësi. Në kohën e regjimit socialist , një person i moshuar kishte bërë vetëvrasje, i cili dikur kishte qenë shumë i pasur (këtë njeri pushteti i atëhershëm e trajtonte si një borgjez). Shkaku i aktit të vetëvrasjes së këtij njeriu kishte qenë, marrja e banesës së tij nga ana e pushtetit në mënyrë jo ligjore, dhe përkundër faktit që gjykata ia kishte lejuar të drejtën e kthimit të pronës-banesës sipas interesit të tij!
Ky fenomen i marrjes së jetës personale në mënyrë të dhunshme, sado që me shekuj mundohet që mbas shqyrtimeve shkencore të jap sqarime , ajo edhe sot e at ditë në qenien e saj ka mbet mistere e plotë. Filozofia, duke filluar prej epokës klasike, në mënyrë intensive është marr me këtë çështje. Seneka, shkrimtar romak dhe estetik, këshilltari i Neronit, kur ra nën mëshirën e carit të pa mëshirshëm, duke i prerë damarët e duarve, në mënyrë shumë të qetë (gjak ftohtë) ia mur jetën vetit. Në letërsi, kjo dukuri ka qenë lënda e temave letrare më të realizuara botërore. Vepra e Getes “Vuajtjet e të riut velter”, tek rinia e asaj kohe shkaktoi një seri vetëvrasjesh. Shkrimtari gjigant Tolstoi (1828-1910),edhe vetë e kishte përjetuar krizën e vetëvrasjes. Sipas pohimeve të tija kjo sprovë e vetëvrasjes u zhduk, në momentet kur ai u transformua dhe bëri një kthim duke u thelluar në religjion. Shkrimtari tjetër rus, Sergej Jasenini (1895-1925) që ishte një talent i jashtëzakonshëm i ruralizmit dhe natyrës, duke i prerë damarët për tu vetëvrarë,me gjakun që i rridhte shkroi letrën lamtumirës. Ai në moshë të re kishte filluar shkatërrimin e rinisë me alkool dhe pastaj edhe marrjen e jetës duke ia prerë vetit damarët.
Të gjitha religjionet monoteiste ashpër i gjykojnë aktet vetëvrasëse. Sipas principeve Islame, mbas të cilave jeta e njeriut është dhuratë e Allahut, dhe vetëm Allahu xh. sh., I Cili e dhuron jetën, fatin e njeriut dhe I Cili e cakton mëshirën e jetës, vendos për fundin e jetës njerëzore. Për myslimanin është mëkat i madh të bëjë vetëvrasje.
Sipas dr. A. Ramljak dhe dr. J. Vesell (në veprën “Mjekësia ligjore”, në të cilën kjo temë nga aspekti psikologjik, mjekësor, dhe kriminologjik trajtohet deri në themel), për fillim të hulumtimit të çdo rasti të vetëvrasjeve individuale, duhet të fillohet nga personi i dëmtuar, të emocioneve të tija strukturale, të karaktereve të trashëguara, si dhe nga faktori i gjithëmbarshëm që ndikon në formimin psikologjik të individit. Sipas K. Atanasijeviq, për shkatërrimin e analizës shpirtërore me rëndësi janë dy përcaktime: e para: se tek personat psiko-labil, në lulen e jetës së tyre të ngopur me dukuri negative, lajmërohet zhgënjimi dhe një pa kuptueshmëri për të ekzistuar, dhe e dyta: shpesh nuk janë në gjendje ti bëjnë ballë streseve të ndryshme të cilat ndodhin në jetën e përditshme! Vendimi për aktin e vetëvrasjes-thekson një hulumtues i këtij fenomeni- asnjëherë nuk sjellët në befasi, ajo arrihet gradualisht gjatë një periudhe kohore. Albert Kami (1913-1960), romansier, dramaturg dhe eseist francez vë në pah se një akt i tillë përgatitet në thellësinë e heshtjes zemërore, pikërisht ashtu siç bëhet edhe për ndonjë vepër të madhe artistike. Filozofi,psikologu dhe sociologu gjerman Erik From (1900-1980), tregon në melankolikun si individ i cili ka një pre dispozicion për vetë shkatërrim. Rreth sqarimit të kësaj paraqitjeje socio-psikologjike V. Bujan thekson se vetëvrasësi duhet me qenë i aftë për ta sjell vendimin e ekzekutimit të këtij akti dhe që këtë vendim të vet ta realizoj me aksion personal!
Cilët janë ato motive vetëvrasëse që njeriun munden me nxitë të marr një kësi hapi dëshpërues? Dr. A. Ramlak-u dhe bashkëpunëtori i tij dr. J. Vesell, këto motive i vendosin në dy kategori: të brendshme dhe të jashtme. Motivet e brendshme mund të jenë sëmundje trupore (fizike) dhe shpirtërore. Në mesin e sëmundjeve trupore, zakonisht bien ato të rënda dhe shumë shpesh të pa shërueshme (karcinomi, sëmundjet e zemrës, tbc-ja dhe kështu me radhë). Ndërsa në mesin e sëmundjeve shpirtërore (psikike) si motive për vetëvrasje bien melankolia, depresionet periodike, alkoolizmi, klimakteriumi etj. Megjithatë rrallë ndonjëherë, ndikon vetëm një motiv, por, po thua se rregullisht shumica prej tyre ndikojnë në të njëjtën kohë. Motivet e jashtme të vetëvrasjeve mund të jenë: emotive (dashuria, konfliktet bashkëshortore dhe familjare), ekonomike (varfëri e shpejtuar, uria, humbja e shërbimit-vendit të punës)dhe morale (turpërimi, poshtërimi i vetvetes apo i tërë familjes). Dy autorët e cekur më lartë më pas theksojnë se personat vetëvrasës reagojnë në mënyrë shumë të ndjeshëm, kanë prirje të thekshme nga frika e jetës, janë të preokupuar dhe të brengosur për skamje, i frikohen të nesërmes së vet!
Vendin e aktit të ekzekutimit e zgjedh vetëvrasësi, duke u strehuar dhe fshehur në për ato vende ku dominon një vetmi e skajshme dhe qetësi e plotë. Kësi vende gjinden nëpër tavane, podrume, stalla (ahëra), pleme, pemishte etj. Vetë akti ekzekutohet në terrin e vonshëm të natës, ma saktësisht pak pas mesnatës, ndërsa ditën vetëm me përjashtime.
Një numër i vetëvrasësve shkruajnë dhe lënë letra lamtumirës në të cilat mundohen ta arsyetojnë aktin e vetë, më të cilën dëshirojnë të krijojnë kuptueshmërinë e këtij hapi, por edhe keqardhjen tek rrethi!
Ky tekst me qëllim nuk është ilustruar me të dhëna statistikore, sepse shifrat e tilla e shqetësojnë lexuesin. Vështrimi i lëndës së realitetit të këtij fenomeni tonë, sado që u gjurmua në rrethana të vështira dhe të rënda, qofshin ato të subjektit të brendshëm apo të jashtëm, nuk mund të ketë arsye për besimtarin! Vetëm imani i fort dhe veprimtaria e jetës që i nënshtrohet gjitha rregullave Islame, pastaj frika nga dënimi i Zotit për shkak vetëvrasjes, vetëdija se fati i njeriut qëndron në duart e Zotit, dhe se çdo fat individual qysh gjatë lindjes është i determinuar-gjitha këto janë elemente për shkak të cilave besimtari kur nuk duhet dhe as që ishte dashtë me pas guxim të ngrit dorën kundër vetes! Sepse jeta e njeriut është dhuratë e Zotit, diçka më e çmueshme që mund t’i kishte dhënë. Kjo është arsyeja pse njeriu atë duhet ta ruaj, mbrojë dhe të brengoset për te.
Shoqëria duhet për aq sa është e mundshme me bë përpjekje që t’i parandalojë këto raste tragjike, me këtë rast medoemos nevojitet përkrahja e familjes së ngushtë dhe të gjerë, pastaj të shokëve dhe kolegëve, nëse afër veti kanë persona që posedojnë shenja vetëvrasëse (ato mund të jenë: melankolikët, tek të cilët vërehet thyerja shpirtërore apo depresioni, me një antidisponim të vazhdueshëm, të pikëlluarit, personat që tërhiqen në vetmi, dhe i shmangen shoqërisë, personat që kishin mund me pas motive objektive të vetëvrasjes)-nevojitet që personat e tillë t’i dërgojnë tek psikologu, psikiatri, e pse jo edhe tek ndonjë teolog, për me iu shmang më të keqes. Sidomos duhet kthyer vëmendjen tek recidivistët, që donë të thotë ata të cilët njëherë veç kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje.
Dashtë Zoti i Madhërishëm që robërit e tillë të Tij t’i mbrojë nga djalli i mallkuar, le të ju forcojë imanin dhe sikurse ndaj gjithë neve le ta zbres mëshirën e Vet.

Përzgjodhi dhe përgatiti: Shefki Sh. Voca

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Shevki Sh. VOCA
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 1,509 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi