Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TRIBUNALI DHE EULEX-i PERSONA NONGRATA NË REPUBLIKËN E KOSOVËS!‏
Publikuar më 14 prill, 2014 në orën 07:34 ( ) Abdullah Prapashtica | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
VREJTËJE PUBLIKE PRESIDENCËS, PARLAMENTIT DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Zonja dhe Zotërinj,
Respekti që ndjej për shtetin tim Republikën e Kosovës, respekti që ndjej për popullin tim dhe respekti që ndjej për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës po më detyrojnë të ju drejtohem juve për të ju bere me dije se Republika e Kosovës nuk është pronë private e askujt tjetër, që anarkistët vendorët apo të huajt të bëjnë çfarë tu ju teket në vendin tone, sepse Republika e Kosovës ka Zot! Dhe ia është vetëm sovrani i saj – Populli Shqiptar!

Ju se bashku me liderët partive politike mund të merrni lirisht vendime për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian dhe me këdo tjetër në interes të Republikën e Kosovës, në interes të popullit të Kosovës dhe ne interes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, as ju as liderët e partive politike dhe askush tjetër nuk keni të drejtë të veproni kundër interesave të Republikës e Kosovës, kundër interesave të popullit të Kosovës dhe kundër interesave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ushtri e vetme që ka luftuar ballëpërballë me ushtritë armike të ish-republikave jugosllave për çlirimin vendit të vet! Mbështetja ajrore e NATO-s nuk mohohet, por drejtpërsëdrejti me ushtritë armike NATO-ja, në këtë luftë, nuk është ndeshur asnjëherë!

Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, brenda se cilit vlejnë vetëm Kushtetua dhe ligjet e Gjykatat e vendit, ndërsa e Drejta Ndërkombëtare vlen vetëm në raport me ato shtete dhe asociacione të cila e njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës e Kosovës.
Andaj vendimet e juaja për t'i bere thirrje Brukselit për vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe për lejimin e themelimin e Gjykatës Speciale të Brukselit kundër UÇK-se, është një akt i juaji kundër-kushtetutar dhe antiligjor, më së buti që mund të thuhet.

AJO QË KOHË MË PARË U THA SE: “KA PËREFUNDUAR MBIKËQYRJAE PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, TANI PO DEL SE ËSHTË RRENË E AKORDUAR MES DIKTATORVE DHE VASALVE!

Ky është veprim kundër-kushtetuar dhe antiligjor pasi që OKB bashkë me Bashkimin Europian, dhe rrjedhimisht edhe misioni i tij EULEX, nuk e njohin pavarësinë e nuk e respektojnë sovranitetin as teresine territoriale të Republikës së Kosovës dhe pasi ato vazhdojnë të veprojnë sipas Rezolutës së OKB 1244 e cila e njeh sovranitetin kolonial të Serbisë mbi Republikën e Kosovës!

As aktet normative vendimmarrëse të OKB as ato të Bashkimit Europian dhe as ato të atyre shteteve tjera që nuk e njohin sovranitetin dhe pavarësinë, si dhe nuk e njohin të drejtën e Republikës së Kosovës në vetëvendosje, nuk kanë kurfarë vlere në territorin e saj. Rrjedhimisht Republika e Kosovës nuk i njeh ata që nuk e njohin pavarësinë e sovranitetin e saj.
Duhet thanë publikisht dhe qartë se OKB është në shërbim të shteteve anëtare e jo anasjelltas! Andaj OKB nuk mund të imponon vullnetin e vet në kundërshtim me sovranitetin e shteteve, sidomos të atyre shteteve që nuk janë anëtare të OKB-se! Ndërsa Vendimet e Bashkimit Evropian mund të vlejnë vetëm brenda shteteve anëtare te BE, ku Republika e Kosovës nuk benë pjesë!

Nëse nuk është gënjeshtër ajo që u tha kohë me pare se gjoja “ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë se Republikës së Kosovës”, atëherë EULEX-i së bashku me selinë e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe me filialet e tyre nëpër Republikën e Kosovës duhet të mbyllen përfundimisht me qershorin e 2014 dhe të braktisin përgjithmonë territorin e saj!

Territorin e Republikës se Kosovës duhet ta braktisin të gjithë qytetaret e atyre vendeve që nuk e njohin pavarësinë e saj si dhe me kërkesa për viza të paraqiten para autoriteteve të Republikës së Kosovës, të gjithë ata qytetarë që vijne nga ato vende që imponojnë viza për qytetaret e Republikës së Kosovës. Koha është që të zbatohet parimi i reciprocitetit në të gjitha marrëdhëniet me vendet tjera në çdo lëmi!

EULEXI- i edhe ashtu ka dështuar në çdo drejtim në misionin e tij në zbatimin e ligjeve në tërë territorin e Kosovës, sepse deri me tani EULEXI- i ka vepruar vetëm në kundër shqiptarëve ndërsa çetnikëve serbë ju ka mundësuar anarki totale!
Faktikisht EULEXI- i nuk është dashur të vijë fare në Republikën e Kosovës, por është dashur të shkojë në Serbi, Maqedoni e në Malin e Zi, sepse ata kanë ushtruar gjenocid ndaj popullit tone dhe ndaj popujve tjerë e jo shqiptarët! Andaj EULEX-it nuk duhet t'i vazhdohet mandati asnjë orë të vetme!

TRIBUNALI I BRUKSELIT - TENTATIVË E RIGJENERIMIT TË PROCESEVE TË MONTUARA POLITIKE GJYQËSORE, ME AKLUZA TË RREJSHME TË UDB-se DHE TË DERIVATEVE TË ISH-LKJ NË LDK E NË PARTITË TJERA POLITIKE!

Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, politike për ndjekjen e pjesëtarëve të UÇK-së me procese të montuara gjyqësorë, me akuza te rrejshme nga UDB-ja serbe dhe derivatet e saja brenda Kosovës, mund të them se kësi lloj terrori shtetëror gjyqësor POLITIK që po don të zbatojë Brukseli në Kosovë, Kosova ka përjetuar për çdo vjet të sundimit kolonial sllav të Beogradit në trojet tona, prej 1878 e deri me sot. Po shihet qarte se ky Tribunal nuk ka qëllime juridike, por qëllime të qarta politike antishqiptare me synim kriminalizimin e luftës sone çlirimtare!

Qe 15 vite pas lufte Brukseli as një herë nuk ka kërkuar krijimin e një Tribunali për hetime për krimet e republikave jugosllave ndaj shqiptareve, as gjatë luftës së fundit as për ato të kohës se mbretërisë jugo-serbe, as e diktaturës komuniste të ish-Jugosllavisë për 45 vite të sundimit diktatorial e kolonial të regjimit të Titos!

Ndërsa tani po kërkohet krijimi i një Tribunali kundër UÇK-se! Bile pas inskenimit e vdekjes se Sllobodan Millosheviqit edhe ai edhe shteti serb u liruan nga akuzat dhe dënimi për krimet e gjenocidit në Republikën e Kosovës dhe në terë ish-RSFJ! Nëse do te dëshirohej Drejtësia Gjykimi ne Hag kundër Millosheviqit dhe kundër Serbisë, do të duhej të shkohej deri në fund, njësoj sikur kundër Gjermanisë se Hitlerit ne Nyrenberg dhe jo të ndërpritet me “vdekjen” e Millosheviqit!

Brukseli duhet të merret se pari me krimet e mbretërisë jugo-serbe, me hetimin e krimeve të kohës së Titos, të Rankoviqit e të Millosheviqit dhe pastaj të merret me UÇK-ne, e jo anasjelltas!
E them hapur dhe me këmbëngulje se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kurrë nuk ka kryer as një krim, që vjen në kundërshtim me të Drejtën Kombëtare dhe me Drejtësinë Ndërkombëtare! Nëse eventualisht individët e caktuar kanë bere ndonjë krim, për ato krime përgjigjen personalisht vet ata e jo UÇK-ja!

Ata mund të hetohen, të akuzohen dhe të gjykohen vetëm nga gjyqet vendore, dhe pa Tribunale të huaja, sepse në Republikën e Kosovës funksionon rendi juridik si në çdo vend tjetër! Shtetasit e Republikës së Kosovës per krimet e bëra brenda territorit të saj mund të përgjigjen vetëm para gjyqeve vendore!
Andaj deputetet e parlamentit të Republikës së Kosovës nuk duhet të miratojnë as praninë e metutjeshëme të EULEX-it në vendin tone, as krijimin e kurfare Tribunali të huaj politik në territorin e Republikës së Kosovës! Nëse kjo megjithatë ndodh, këta liderë dhe këta deputetë do të hyjnë në histori si tradhtarë të kombit të vet!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Abdullah Prapashtica
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 1,232 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi