Përpjekja për të tejzgjatur mandatin e EULEX-it nëpërmjet vendosjes së Tribunalit të propozuar është një sulm i drejtëpëdrejtë kundër sovranitetit ligjor të Kosovës nga nje pjese e Bashksis Ndërkombtare që Pavarsia e Kosovës su ka pëlqyer kurr.
Fakti se institucionet e Kosovës, si ato para Qeveris Thaqi dhe tani kann leshuar pe dhe kjo i ka për bazë kompromiset e mëdha që i kanë bërë deri tash si bisedimet me Serbin pa asnje kusht, pa kërkuar që serbia të pranoi fajet e gjenocidit kunder Shqiptarve dhe kjo ka quar deri tek inkurajimi i Serbis me nje pjese të Bashksis Nderkombtare që Kosova dhe Shqiptaret të denohet për guximin që moren ti kthej pushken serbis, me kete Bashksia nderkombtare po kerkon që gjenocidin e Serbis që ushtroi ndaj Shqiptarve që nga viti 1912 ta arsytoi me akuza të fabrikuara nga UDB-a e Beogradit dhe të përpunuar nga Dick Marty në kancellarit e miqve të serbis në Bruksel.
Luftën e UÇK-së ishte e drejtë dhe krijimi i ketij Tribunali esht i panevojshm pasi që dihet se shteti serb është ai që ka bërë krime në Kosovë” dhe ky tribunal që po krijohet në Kosovë është gjëja më e keqe që ka mundur ta mendojë dhe gjykojë bashkësia ndërkombëtare ndaj shqiptarëve”
Kosova nuk mund të beje keshtu përpara dhe Kuvendi i Kosovës duhet ta hedhe posht Tribunalin dhe të deklarojnë gjithashtu se nëse formohet, nuk do të ketë bashkëpunim me të.
Kosova tashme esht Shtet i Pavarur dhe askush smund të vije të krijoj Tribunal, Kosova ka Gjyqsorin e saj dhe mund të hulumtoi pretendimet e senatoriot Dick Marty dhe nese ka baz për tu akuzuar ather dhe mund ti gjykoi vete Kosova.
Gjithashtu duhet të përgatitet dhe të miratohet një mocion për të përmbyllur misionin e EULEX-it brenda një harku kohor të shkurtër.
Një tjetër problem i turpshëm është ai i disa personave të jashtëm Ambasador të cilët ende jetojnë në të kaluarën të cilët janë duke ndërhyrë në politikën e brendshme të Kosovës që po ndikon për të keq.
Argumenti se nëse politika kosovare nuk bashkëpunon me hetimin dhe procesin e gjykimit atëhere kjo tregon se Kosova ka diçka për të fshehur dhe nëse ka pafajësi atëhere pse të mos bashkëpunohet? esht jo llogjike dhe tentim për të mashtruar opinionin.
Shqiptarët e Kosovës kanë dëshmuar veten me bashkëpunimin e tyre të gjatë dhe pozitiv me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Ish-Jugosllavi në Hagë si dhe me trupa të tjerë gjykues ndërkombëtar që kan vepruar në Kosovë.
Hetues të policive të huaja kanë punuar për vite në Kosovë me dijeninë e qeverisë së Prishtinës dhe ske pse kerkon fakt më të madh në kete rast, andaj Qeveria dhe të gjithë udhëheqësit e Kosovës duhet të këmbëngulin te rekordi pozitiv i bashkëpunimit të tyre.
|