Çdo kalim në Lëvizjen Vetëvendosje është i mirë dhe unë uroj se cilin që hynë në LVV, meqë bashkimi bënë fuqinë! Çdo bashkim mes shqiptarëve me shkakton gëzim, çdo përçarje mes shqiptarëve me shkakton pikëllim!
Megjithatë, ndarja prej se keçes është gjithmonë pozitive, sepse është njësoj si ndarja prej sëmundjes!
Por, ata që dalin nga partitë e Ahtisarit, duhet të dezinfektohen mire, që me vete të mos sjellin ndonjë bakterie nga partitë e mëparshme, sepse disa prej tyre kanë kalua nëpër disa parti!
Prandaj, të gjithë ata që kan qen anëtar të atyre partive politike që kan marr pjesë në (GNS) në Grupin për Negociata me Serbinë: që nga Bisedimet e Rambujes e deri te Bisedimet e Brukselit, i kan borxh Republikës së Kosovës dhe LVV që të pranojnë gabimet që janë prodhuar nga GNS dhe të distancohen nga Vendimet që i sollën aq shumë dëme popullit dhe vendit ton.
Kujtojeni se paku ditën e 10 shkurtit 2007, kur u përgjak kryengritja qytetare kundër Planit te Ahtisaarit në sheshin qendror të Prishtinës, kur nga ndërtesat shtetërore për rreth, ju qeveritar e parlamentar shikonit me sytë e juaj dhunën e policëve mercenarëve të UNMIK-ut nga vendet e BE, kah gjuanin me breshër plumbash mbi qytetaret dhe i helmonin me gazra e i rrihnin pa mëshirë, vetëm pse kërkuan VETËVENDOSJE!
Dhe ju qeveritar e deputet të asaj kohe jo vetëm që nuk u distancuat dhe nuk i dënuat këto krime, por nga Kuvendi njëzëri (pos Numan Baliq) me 5 prill 2007 e miratuat Planin e Ahtisarit për gjenocidin politik ndaj shqiptarëve, që nuk ka dallim prej Elaboratit të Vasa Çubrilloviqit për gjenocidin fizik të shqiptarëve!
Shqiptarët, për shqiptare që gabojnë nuk janë hakmarrës dhe ata dinë të falin, nëse ata që gabojnë burrërisht kërkojnë falje për gabimet e veta dhe që i korrigjojnë ato me fjalë dhe me vepra. Ky ishte dashur të është, së paku kushti i vetëm që ata duhet të e plotësojnë para se të hynë LVV! Njerëzit, në shekullin e ri, duhet të mësohen që kur gabojnë ndaj tjerëve te kërkojnë falje dhe ti korrigjojnë gabimet!
Kur atyre nuk ju ka ardhur turp të gabojnë, as neve nuk duhet na vjen turp të kërkojmë nga ata që për gabimet e veta të kërkojnë falje dhe ti korrigjojnë ato publikisht para se të pranohen në LVV! Ndryshe LVV do të ju hyn në hak përkrahëseve të vet, anëtarësisë, të helmuarve, të rrahurve, të plagosurve, Dëshmorëve të vrarë me 10 shkurt 2007 dhe familjarëve të tyre!
Kjo është garancia e sinqeritetit të tyre se ata nuk kan ardhur në LVV vetëm për interesa personale karrieriste, por se me të vërtet i kanë ndryshuar pozitivisht bindje dhe se do të angazhohen në përmirësimin e tyre!
|