Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KËTA LIDERË TË PARTIVE POLITIKE MUNDEN TË BËHEN PRESIDENT, KRYEPARLAMENTAR, DEPUTET, KRYEMINISTRA DHE MINISTRA, POR KËTA KURRË NJERËZ NUK KAN ME U BË!
Publikuar më 26 maj, 2014 në orën 00:57 ( ) Abdullah Prapashtica | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nga sjelljet praktike të liderëve të Partive Politike prej 1999 e deri me sot, jam i sigurt se po të ishte gjallë Mr. Ukshin Hoti, nga këta liderë të partive politike Mr. Ukshin Hoti do të injorohej me keq se u injorua Adem Demaçi!

Adem Demaçi u injorua në të gjitha zgjedhjet e pas luftës, duke mos i mundësuar as njëherë qasje në institucione Kosovës! As një Parti Politike as njëherë nuk e radhiti emrin Adem Demaçit në listat e tyre për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Në Parlamentin e Republikës së Kosovës pat dhe ka vend për minoritar turq, serb, magjup etj., por as njëherë nuk pat vend për Adem Demaçin. Kam frikë se kështu do të veprohej edhe me Mr. Ukshin Hotin po të ishte gjallë. Sepse ai për gabime të askujt nuk ka pas tolerancë dhe do të kërkonte llogari për gabimet edhe prej liderëve! E liderët i kan në qejf më shumë servilet se sa ata që kërkojnë llogari prej tyre! Andaj kështu do të veprohej edhe me Adem Jasharin, me Zahir Pajazitin etj. po të ishin gjallë!

Se interesimi për Mr. Ukshin Hoti është vetëm farsë, tregon fakti se Mr. Ukshin Hoti, nuk ka qenë i vetëm as në Grupin e Intelektualëve të Kosovës, të u burgosur në vitin 1981 e të dënua në vitin 1982, në krye me Mr. Halil Alidemja, as në kuadër të organizatës ilegale, në emër të cilës u dënua dhe nga e cila me vonë lindi UNIKOMB-i, por për shokët e tij të gjallë nuk ka kur far interesimi! Përkundrazi!

Disa prej shokëve të Mr. Ukshin Hotit që janë gjallë nga Grupin e Intelektualëve të Kosovës, nga të organizatës ilegale, në emër të cilës u dënua dhe nga e cila me vonë lindi UNIKOMB-i, në disa segmente tjera kanë bërë me shumë se vet Mr. Ukshibn Hoti, por ata nuk vlerësohen e respektohen sa Mr. Ukshin Hoti, sepse rastësisht janë në mesin e të gjallëve!

Pse ndodh kjo kështu? Sepse shqiptaret i vlerësojnë prijësit e vet si duhet vlerësuar e respektuar vetëm kur të vdesin! Shembulli me klasik është vet Adem Demaçi! Vet ky fakt tregon se këta lider të partive politike, në këto rrethana çfarë aktualisht janë, ka mundësi të arrijnë të bëhen President, Kryeparlamentar, Deputet, Kryeministra e Ministra, por KËTA LIDERË TË PARTIVE POLITIKE KURRË NJERËZ S'KANË PËR T'U BËRË!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Abdullah Prapashtica
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 703 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi