Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Deputetë të Klaneve dhe Deputetë të Popullit!‏
Publikuar më 01 korrik, 2014 në orën 01:36 ( ) Abdullah Prapashtica | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
RANË KËTO ZGJEDHJE DHE U PAMË…!

Me durimin e gurit prita përfundimin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014! Kur kjo ndodhi, rendi është që së pari të ju përcjelli urimet atyre që i kan fitua votat! Do të ishte e logjikshme se tërë ajo që është thënë para zgjedhjeve të konsiderohet se ka qenë pjese e fushatës për apo kundër subjekteve apo kandidatëve, dhe se tani pushtetin e ri duhet me i dhënë mbështetjen e nevojshme për çuarjen e proceseve përpara!

Por, me që struktura e deputetëve të zgjedhur nuk premton për çuarjen e proceseve përpara, unë jam i detyruar që të uroj vetëm ata Deputet që e di se sigurisht do të angazhohen për çuarjen e proceseve përpara!

Kur dje i lexova emrat e Deputetëve të Partive Politike, aty pash se s´kemi arsye me ju gëzua këtyre zgjedhjeve sepse ato nuk sollën kur far ndryshimesh. E vendi ka pas nevojë për ndryshime me shumë se çdo herë tjetër. Përkundrazi edhe pak do njerëz që kanë premtua se janë më të mirë nuk ishin në listat e deputetëve. Për disa që kanë qenë me parë Deputet dhe tani nuk janë me u gëzova dhe për disa të tjerë më erdhi keq që nuk janë rizgjedhur. Me së shumti më erdhi keq për disa kandidat të ri për Deputet që nuk ishin zgjedhur sepse e di sigurisht se disa prej tyre kanë qenë lokomotiva të procesit! Me dhimbset Kosova që nuk i ka për Deputet këta njerëz!

U tha se çdo kandidat për Deputetë në fushatën e vet është dashur të investon së paku 10. 000 Euro. Nëse kjo shumëzohet me nga 110 kandidat nga çdo subjekt këtu dalin disa miliona Euro të investuar në “lotarinë” zgjedhore. Jam bukur shumë i bindur se me pas luajtur loto me nga 10.000 Euro, fitimi ka qenë i garantuar për secilin. Por, kandidim për Deputet nuk garantonte as kenë ! Ndërsa, unë jam shumë i sigurt se kan qenë disa qindra kandidat me të mire se këta që kanë kandidua për Deputet dhe që për arsye se ata nuk kan pas para për fushatë ata as që kanë kandidua. Me dhimbset Kosova që nuk i ka për Deputet këta njerëz!

Ranë këto zgjedhje dhe u panë ata që kanë kurriz dhe që nuk përkulen para kurrkujt dhe u panë edhe ata që për pushtet janë të gatshëm me shkel pa mëshirë edhe mbi njerëz meritor! Populli u distancua edhe kësaj radhe prej zgjedhjeve maratonike të atyre që kandiduan me të vetmin motiv për të pas qasje pran arkës së buxhetit, dhe për tu pasuruar nga thesari i popullit! Ata që patën klane me të forta fituan me shumë vota! Pra, ata që u zgjedhën nga klanet janë Deputetë të klaneve e jo Deputetë të popullit! Deputetët e popullit edhe kësaj radhe janë në pakicë! Por, në përfundim del pyetja: KUSH i FIOTI ZGJEDHJET?

Kam qenë në zgjedhjet e para në Prishtine dhe në atë kohe kam punua si Oficer i SHPK! Në një bisedë me shumë kolegë ndërkombëtar, njeri prej tyre, një Oficer rus i Policisë së UNMIK-ut me pyeti se kush do të fiton ne zgjedhjet e 2001? Pa, menduar gjatë i thash se në zgjedhjet e Kosovës, do të del fitues UNMIK-u! Qeshi me ironi dhe tha se po pyet për partitë politike. Unë ju përgjigja se kush do që të fitoi nga partitë do të i nënshtrohet urdhrave të UNMIK-ut! Edhe tani nuk mundet të ndodh ndryshe përveç që UNMIK-u e ka ndryshua emrin në EULEX!

Babai im, Zeqir Prapashtica, ndjesë pastë, sa ishte në jetë, ma bëri një analogji interesante me partitë politike për mes të një tregimi! Ai me tha se: “...në një dite dimri të ftohte një baba i 10 fëmijëve që nuk kishte se çka tu jepte me ngrënë atyre për mëngjes i thirri gruas t´a shtron sofrën. U ulen të gjithë pran sofrës së zbrazet dhe ai filloi të ju tregonte fëmijëve se sa mire do të ishte që tani në sofër të kishin një gjel deti të pjekur, se si do ti vinte era mire dhe se si do të rrjedhte vaji nga ai! Fëmijëve filloi të ju shkonte ujë për goje nga ky tregim i yndyrshëm, dhe ata filluan të imagjinoj se gjeli i detit i pjekur ishte aty në sofër. Njeri nga fëmijët e zgjati dorën drejt mesit e sofrës, dhe babi i ra në dore dhe i tha: prit deri sa ta ndajë copën tende”. Edhe vet babai kishte fillua ti besoj imagjinatës se vet fantastike se gjeli ishte aty në sofrën e thatë! Edhe në Kosovë po mbahen “zgjedhjeje të lira“ nën sundimin e huaj civil, ushtarak, policor dhe gjyqësor, duke imagjinuar se jemi në liri!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Abdullah Prapashtica
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,263 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi