Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
"Philae" bën ulje historike në kometën 67P
Publikuar më 13 nntor, 2014 në orën 00:30 ( ) Teknologji |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sonda Philae është ulur me sukses, një ngjarje historike, në një kometë, pasi u shkëput nga anija “mëmë”, moment i cili është raportuar gjatë paradites i fotografuar dhe bashkangjitur me të një mesazh nga shkencëtarët “Hej, ESA Rosetta, e more kartolinën time të parë?”.

Agjencia që po merret me misionin e uljes së sondës në kometën Rosetta njoftoi se “nuk ka më kthim pas tashmë”, pasi Philae u shkëput rreth orës 08:30 me orën europiane (03:30 me orën lokale) për një zbritje prej rreth 7 orësh në kometën që ndodhet rreth 500 milionë kilometra larg Tokës.

Zbritja raportohet të jetë bërë me sukses, ndaj dhe kjo është hera e parë që një sondë ulet mbi një kometë. Kontrollorët e misionit thonë se përgatitjet shkuan shumë mirë. Drejtori i operacioneve të fluturimit, Andrea Accomazzo, tha më herët se “e pamë sondën të zbriste në drejtimin e duhur”.

Philae, së cilës iu deshën 10 vjet të fiksohej në anë të Rosettas gjatë udhëtimit të saj përreth sistemit diellor, nuk do të mund të komandohet më. Me t'u ulur në kometë, gjithçka që do të ndodhë është në liri të plotë.

Shkencëtarët shpresojnë që sonda të ndihmojë në mësimin e më shumë të dhënave mbi përbërjen e kometave dhe se si reagojnë ato kur mbërrijnë pranë Diellit. Sonda Philae, sa për kuriozitet, ka një peshë dhe përmasë përafërsisht të ngjashme me një lavatriçe, por është shumë më e “zgjuar” se sa pajisja elektroshtëpiake.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 7 vizitorë
Lexuar: 3,616 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
DOLI NË TREG NUMRI I PARË I EDICIONIT MBAR...
E merkur, 26 dhjetor 2012 - 00:22
Tiranë-Prishtinë, 25 dhjetor 2012 - Shtëpia Botuese ICTS Media nxori në treg edicionin special në lëminë e teknologjisë, revistën periodike COMPUT...
Çfarë është FOSS?
E enjt, 21 tetor 2010 - 10:58
FOSS qëndron për “Free and Open Source Software” (në shqip: Softueri i Lirë dhe me Burim të Hapur). Është një lëvizje e nisur në vitin 1983 n...
Çfarë është Linux?
E enjt, 21 tetor 2010 - 10:55
Linux është një sistem operativ për kompjuterin tuaj, në një mënyrë të ngjashme siç janë edhe Microsoft Windows e Apple OSX sisteme operative p...
Promovimi botëror i sistemit operativ Micros...
E premt, 30 tetor 2009 - 19:29
MICROSOFT WINDOWS 7 NE TREGUN KOSOVAR Përmes kompanive dhe rrjeteve të shitjes, Login Systems do të bëj distribuimin e Windows 7 në Maqedoni, Kosov...
Windows 7, rekord shitjeje
E hn, 26 tetor 2009 - 07:36
Ai vlerësohet dhe më i rëndësishëm se libri më i fundit nga JK Rowling, 'Harry Potter and the Deathly Hallows'.
më shumë nga - Teknologji »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi