Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova në duart e ndërkombëtarëve
Publikuar më 29 nntor, 2014 në orën 21:41 ( ) Azem Zekaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Koalicioni PDK-LDK u arrit si i tillë nga ndërhyrjet e ashpra dhe të padrejta të diplomatve nderkombtar, në mënyrë që këta të fundit t’i arrijnë qëllimet apo prioritetet e tyre, që serbia i kerkon në Bashksisë Nderkombtare në Bruksel.
Pas zgjedhjeve të 8 Qershorit dhe krijimit të Bllokut i quajtur LAN- dhe me pas VLAN- që ju bashkangjit dhe levizja „Vetvendosje“, disa Diplomat të Bashksisë Nderkombtare në Kosovë, u alarmuan dhe nepermjet ndikimit të tyre tek klasa Poltike në Prishtine.
Aktivizuan Vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ia futi virusin përçarës Bllokut paszgjedhor. “Kështu nëse dëshirojmë ta kërkojmë fajtorin në thelb, atëherë është Gjykata Kushtetuese”, por në fakt Poltiken në Kosovë edhe 14 vite pas çlirimit të Kosovës dhe shpalljes së Pavarsisë, Poltika në Kosovës dirigjohet nga Brukseli dhe Vashingtoni dhe keto Poltika shpesh jan në deme te Shtetsis së Kosovës.

“Vlerësimi më i mirë i koalicionit PDK-LDK mund të bëhet nëse i vlerësojmë arsyet dhe qëllimet e krijimit të tij. Pra, pse u bë ky koalicion? Kujt i sherben ky Koalicion ?

Pra ky koalicion u krijua si i tillë nga ndërhyrjet e ashpra dhe të padrejta të disa Diplomateve apo dhe Ambasadorve nderkombtarë, në mënyrë që këto të fundit t’i arrijnë tri qëllimet apo prioritetet e tyre e të cilat janë: (1) vazhdimi sa më i shpejtë i negociatave me Serbinë, pra riaranzhimi i mëtutjeshëm i brendshëm i Kosovës, duke e zhvlersuar tej mase Sovranitetin e Shtetit të Kosovës: (2) themelimi e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pra krijimin e një nënshteti të Serbisë brenda Kosovës të cilen e kerkon Serbia në Bruksel si kusht për vazhdimin e bisedimeve me Kosovës, nje gje që serbia me pas luftës 1998 – 1999 smund ta bei në Kosovë: dhe (3) krijimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte, pra gjykimin e të dyshuarve të UÇK-së për kryerjen e supozuar të krimeve kundër njerëzimit”, poashtu kerkes e serbis që ja kerkoi Brukselit si kush që te zhvilloi dialog me Kosovës.

Duke qenë se komuniteti ndërkombëtar e di që PDK-ja është subjekti më kompetent për kryerjen e këtyre obligimeve të dëmshme për Kosovën, Brukseli lansoi hetimet nepermjet Senatorit Dick Marty duke akuzuar dhe vete Kryministrin e Kosovës, z. Hashim Thaqi si koka e Krimeve të Luftës dhe duke e vene ate në nje presion të madh që ky të pranoi neshtrimin ndai kerkesave Poltike të Brukselit deri dhe te krijimi i nje Gjykate Speciale për denimin e Shqiptarve në nje Shtet të trete, siq doli tani Holanda.

Pas zgjedhjeve të 8 Qershorit dhe mos arritjes së krijimit të Qeveris nga Kryministri në largim, Hashim Thaqi, që mos tu dal situata nga dora, bashksia Nderkomtare u alarmua dhe ftoi separi në berlin, Kryzarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe ate të AAK-së, Ramush Haradinaj duke u ber te qart se Qeveria e ardhshme do jete LDK – PDK –.

Pra “Bashkëngjitja e LDK-së u bë me ndërhyrje ndërkombëtare në mënyrë që të krijohet një koalicion aq i madh qeverisës sa do të mund ta ndryshojë edhe Kushtetutën. Kjo ishte e nevojshme për komunitetin ndërkombëtar pikërisht për shkak se prioritetet e tyre kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, dhe me gjasë nuk kanë kohë të presin për debate demokratike parlamentare kur vjen puna që të ndryshohet Kushtetuta për forcimin e Serbisë brenda Kosovës. Andaj mund të konkludoj që ky koalicion qeverisës është për prioritete të huaja e jo për prioritete të Kosovës, të cilat tashmë shihet qartë që janë në shpërputhje të madhe”, me inetresat e Shtetit Nacional të Kosovës.



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Azem Zekaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 502 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi