Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mërgimi dhe Mërgimtarët
Publikuar më 08 shkurt, 2015 në orën 18:07 ( ) Avni Azizi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Historia e mërgimit ka një zanafillë shumë të hershme. Ndoshta, qëkur është krijuar njerëzimi ka ekzistuar edhe fenomeni i mërgimit. Mërgimtarët janë kategori e njerëzve që bëjnë jetën larg atdheut të tyre. Të nisur në një udhëtim drejt ishullit të shpresave ata nëpër valixhet e tyre bartin ëndrrat të jetës dhe kujtime të së kaluarës.

.. Bartin mallin e pa shlyeshëm dhe ndarjen e trishtuar për njerëzit e afërt. Ata udhëtojnë në një rrugë të pa kthim e cila ndoshta nuk do të mbaroi kurrë.. Të ndarë nga jeta e deriatëhershme e atdheut, pashmangshmërisht vazhdojnë ecjen dhe ecja vazhdon deri në pafundësi.
Vetmia e tyre ushqen frymëzimin dhe ëndrrat për një ditë të madhe të kthimit, por jeta është aq e shkurtër dhe vitet janë aq fluturuese sa që shkrihen si flluska dëbore. Në kuptim të drejtë ata janë personazhe të ndarjes. Janë një trajektore që shtrihet mes distancës hapësinore të pikës që njohin aq mirë të vendit të tyre dhe vendit të jetës së panjohur. Ata në çdo çast janë të përballur me shtrëngata të ndryshme dhe me torturën e pa kaluar mizore mërgimin.
Bukën e përditshme të mërgimit ata çdo ditë e mbështjellin me lotët e dhembjes me mallin për njerëzit e të afërmit e vendin e tyre. Dëshpërimi e malli nuk i përmirëson as portretet e të afërmve që fillojnë të humbasin në largësi, as peizazhet e vendit nëpër të cilat dikur kanë shkelur symbyllas. E kaluara dhe e ardhmja valohen gati në të njëjtën fjalë...
Mërgimi është lakuriqësia e së drejtës... thoshte Viktor Hugo. Nuk mund të ketë mërgimtar i cili nuk e ka përjetuar këtë të vërtet të pa diskutueshme. Nuk ka mërgimtar i cili nuk është ndjerë ndonjëherë i vetmuar, i humbur e besa edhe i përbuzur...
Një nga karakteristikat e mërgimit pa mëdyshje është edhe përhumbja, tjetërsimi. Kjo fatkeqësi shpesh e izolon mërgimtarin nga komuniteti në të cilin jeton, i krijon një hendek për të mos arritur të kapërcej vetminë dhe robërinë e vetvetes. Kur njerëzit ndahen fizikisht nga toka, të afërmit e miqtë e tyre me të cilët deri atëherë kishin kaluar bashkërisht atë pjesë jete, ata ndjejnë, zhgënjim të papritur, dhembje, zemërimi, dëshpërim, përjetojnë ndjenja të ndryshme të përziera që u bëhen sikur të kombinuara nëpër mendimet e tyre...
Distanca gjeografike dhe mërgimi sikur shtrembërojnë imazhin e vendit. Të bëhet sikur po jetoni në një vend jashtë tokësor dhe nuk janë vetëm këto dy realitete paralele, por ndoshta edhe një dimension i tretë i cili pa mëdyshje vjen nga kujtesa e shtrembëruar nga nostalgjia. Njeriu që jeton në mërgim e ka të vështirë të pranoj se realiteti i tij është vetëm në vendin ku ai është duke bërë jetën. Marrëdhëniet e tija me vendlindjen tashme janë kryesisht virtuale, ëndërruese, iluzion, jo reale e në një masë imagjinare ngase me gjithë informacionet që ai mund të ketë mbi ngjarjet që ndodhin në vendlindje ajo megjithatë nuk është e pranishme në jetën e tij të përditshme.
.
Çka është mërgimi

Për të shkruar për mërgimin domosdoshmërish duhet të ndalemi në prejardhjen e fjalës “mërgim”. Kjo fjalë rrjedh nga gjuha latine “exilium” që donë të thotë “i huaj” apo “i huaj nga ky vend”. Po ashtu me terminologjinë e mërgimit mund të kuptojmë edhe shpërngulje dhe dëbime masive të njerëzve nga atdheu i tyre
Në shoqërinë klasike të antikitetit, mërgimi grek dhe ai romak ishte dënimi maksimal që mund të i jepej një njeriu. Kjo do të thotë ishte më e vështirë dhe më e keqe se vet vdekja. Këtu mund të flasim për një vdekje të gjallë dhe me pasoja vuajtjesh të mëdha. Kjo është ndoshta specifika e këtij dënimi, i cili u bë objekt i veprimeve tejet serioze, por kjo ndoshta kufizohet në kohë dhe hapësirë. Shpesh herë në historinë njerëzore mërgimi ishte masiv, arbitrar dhe i pa definuar. Shumë njerëz dhe popuj të ndryshëm u dëbuan nëpër gjeografi të ndryshme të globit, duke lënë të pa shlyer në shpirtrat e tyre një fantazi traumatike të vështirë për tu harruar.
Sikur në ndonjë burg ku i burgosuri kalon nëpër tortura fizike e psikologjike, po ashtu edhe mërgimi është i ngjashëm ngase gjurmët e vuajtjeve janë të thella, të dukshme, të përhershme. Edhe në ditët tona mërgimi nuk ka përfunduar. Duket e panevojshme të thuhet kategorikisht se mërgimi ka qenë dhe mbetet një dënim mizor. Sot, ndoshta pohimi i tillë mund të duket si një konfuzion, lodhje apo sikur një hije e zgjatur në kuptim të këtij pohimi.
Sipas antropologëve, sociologëve, psikologëve, historianëve, filozofëve, mjekëve etj, është përcaktuar edhe ajo që ne e quajmë kulturë. Qeniet njerëzore, janë të pandashëm nga kultura e tyre nga vendi, hapësira dhe koha e tyre. Migrimi është një sulm i drejtpërdrejtë mbi kulturën, ani se sot flasim për kultura universale.
Po ashtu mërgimi është një përvojë e pa transferuar, është vështirë për të kuptuar mërgimin nëse ju nuk e përjetoni. Ai ishte dhe mbetet personal. Jeta jo rrallë merr kuptimin e vuajtjes shpirtërore, braktisjes, dhe thyerjeve të mëdha. Në mërgim jetohet me një nostalgji e trishtim të përhershëm, me një keqkuptim të gjithanshëm. Në mërgim jetohet si një hije e diellit në përmendim dhe çdo mëngjes shpresat e kthimit zgjohen bashkë me ëndrrat.
Një rolë veçues në rastin e mërgimtarit luajnë edhe shtetet e pritjes. Ato janë edhe çelësi i integrimit dhe i lehtësimit të jetës së tyre. Ndjenjat ofruese ndihmojnë për të u lehtësuar njerëzve hallexhinj bagazhet e rënda me të cilat jeta i ka katandisur larg shtëpive e vendlindjeve të tyre.

Pasojat e mërgimit

Një i mërguar më lehtë dhe më shpejt se të tjerët përjeton të gjitha çrregullimet psikike e fizike. Përjeton përkeqësime shëndetësore në mënyrë të ndjeshme. Mund të flasim për shumë vdekje të hershme dhe kurrë të pa shpjeguara. Pra mërgim është mizor, plotë dhunë e shpërqendrime të drejtuara kundër njeriut. Ai të bënë të sëmurë, të shkatërron si fizikisht po ashtu edhe mendërisht. Në mërgim ndodhin shumë raste të vetëvrasjeve, neuroza, zhgënjime, pamjaftueshmëri parimesh, kancer me origjinë të panjohur dhe të gjitha këto dukuri janë trupëzuar në bërjen e jetës larg atdheut..
Vuajtja, nostalgjia, dhembja, kujtimet, mërzia janë simptome evidente. Në anën tjetër procesi i përshtatjes, trajnimi i gjuhës, i zakoneve, i të mësuarës me një jetë të re përbën dhe ngacmon ndjenjën e identitetit dhe përkatësisë. Ngase njeriu ka një rrënjë dhe shkëputja nga kjo rrënjë e ronitë jo vetëm identitetin por edhe vetë njeriun nga njëra anë. Por, në anën tjetër njohja me kultura, shkencë, art e teknologji të reja i krijojnë atij vizione shteg hapëse dhe kjo është pasuri bërja më e madhe.
Pa mërgimin pa shkëputjen nga vendi nuk mund të përjetohet thellësisht mungesa për tokën dhe vendlindjen ku fjala ka peshë dhe kuptim të veçantë. Kuptimi dhe shërimi duhet të nxitet nga një dashuri e thellë dhe njohja e dinjitetit të çdo mërgimtari. Kur në sytë e mërgimtarit shkëndijon dinjiteti njerëzorë në portretin e tij mënjanohet tortura e ekzekutimit të zhdukjes së identitetit

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avni Azizi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 1,824 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi