Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUFIRI I SERBISË I 1913 MES KOSOVËS DHE SHQIPËRISË DUHET TË PUSHOJË SË EKZISTUARI ME 10 QERSHOR 2015!
Publikuar më 17 shkurt, 2015 në orën 01:41 ( ) Abdullah Prapashtica | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim në përurimin e përbashkët të pikës doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë nga z. Rama dhe z. Mustafa!

Me rastin e përurimin e përbashkët të pikës doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë pos tjerash z. Edi Rama deklaroi: “... Kufijtë janë pika bashkimi dhe jo ndarje, kjo ka qenë bindja jonë për bashkimin kombëtar dhe evropian me Kosovën...”!
Nuk është e vërtetë se “...Kufijtë janë pika bashkimi dhe jo ndarje...”!
Askund në botë kufijtë nuk shërbejne për bashkim, por ata shërbejnë vetëm për ndarje!

Në vitin 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës me gjakun e vet dhe me forcën e armës e hoqi kufirin e Serbisë te 1913 mes Kosovës dhe Shqipërisë. Atë kufi armiqësor serb, Brukseli me dredhitë e veta diplomatike dhe përmes vasalëve vendor të korruptuar e ktheu prapë aty, me qellim për të vazhduar me i mbajt shqiptaret të ndarë e të copëtuar në 6 shtete!

Mu pse në terrenin tokësor ballë për ballë me ushtrinë agresore serbe luftoi vetëm UÇK-ja dhe asnjë ushtri tjetër e huaj, nuk ka te drejte askush te na diktojë dhe te mban kufi “ndërkombëtar” brenda territorit tonë etnik kombëtar. Ndihma që iu dha nga aviacioni ushtarak i NATO-s UÇK-së për 72 ditë, nuk mundet as te barazohet e te krahasohet dhe as të epërsohet me luftën e popullit shqiptar prej 1878 e deri me 1999! Kjo nuk mundet t'i jap askujt te drejte te vendos për fatin shqiptareve pa shqiptaret, siç ndodhi ne Kumanovë!

Herën e parë Brukseli beri një skenar te ngjashëm përmes z. Fatos Nano dhe z. Bajram Rexhepi! Kjo ndodhi me 1 mars 2004 kur Kyeministri i Shqipërisë Fatos Nano, ndodhej për një vizitë dyditëshe në Kosovë. Pas mbërritjes në Prishtinë, Nano i shoqëruar nga kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi dhe Zv. kryeadministratori Çarlls Brajshou përuruan pikën e rinovuar doganore në Morinë.

Kështu, derisa ne Evropë Brukseli mbyll pikat doganore mes shteteve të kombeve te ndryshme neper Evropë, te ne brenda territorit të kombit tonë i rinovon Doganat e kufijtë e Serbisë te 1913 mes Kosovës e Shqipërisë!
Nano tha se “...kjo është një ngjarje e rëndësishme e cila do të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës...”.

Ndërkaq Bajram Rexhepi tha se: “... vija kufitare e Morinës tashmë ka marrë pamjen e një pike moderne doganore...” kishe po them diçka!
Edhe Brajshou mbështeti këtë projekt si dhe projektet e tjera që do të bëhen!
Këtë e projekt e ka financuar Banka Botërore me 900 mijë dollarë.
Kjo është vizita e parë e Kryeministrit shqiptar Fatos Nano në Kosovë, dhe kjo vizitë u përcoll, jo me heqjen kufirit si duhej te veprohej, por me përurimin e një pike te rinovuar doganore te kufirit te Serbisë mes Kosovës e Shqipërisë, te financuar përmes Bakës Botërorë nga Brukseli.

Pas kësaj, me18 mars 2004 ndodhi Kryengritja e Përgjithshme Popullore kundër diktaturës totalitare të UNMIK-ut e të vasalëve vendor dhe kunder barrikadave te çetnikëve serbë qe vazhdonin te terrorizonin shqiptaret nen mbrojtjen e KFOR- it!

Sot pas 11 viteve nga z. Rama e z. Mustafa nuk u tha vetëm ky detaji i fundit se a është pas këtij rinovimi prapë Brukseli dhe Banka Botërore, ndoshta sepse kjo mundet edhe te vetkuptohet!

Ju z. Rama së bashku me z. Mustafa duhet të përuroni mbylljen e Doganave që përfaqësojnë kufirin e Serbisë të 1913 mes Kosovës e Shqipërisë, e jo te “...përuroni pikë të përbashkëta doganore...”, sepse shqiptaret dihet se nuk janë ndare vullnetarisht apo pse kanë pas konflikt mes veti! Por, sepse shovinistet serbo-malazezë dhe me vone edhe shovinistet maqedonë e grekë, me ndihmën e fuqive të vjetra te Evropës dhe në bashkëpunim me Rusin Cariste e me Portën e lart të Perandorisë Osmane, tani edhe me ndihmen e Perandorisë Globaliste te BE sovjetik e kanë nda me dhune brutale Kombin dhe Atdheun tonë dhe po e mbajnë të ndarë në 6 pjesë!

Ish-RSFJ ka kohë qe është shkuar në mbeturinat historike, por procesi ligjor i shuarjes se saj ende nuk ka përfunduar! Sepse nuk ka përfunduar zgjedhja e çështjes nacionale e popullit shqiptar të Kosovës, i cili me insistimin e Brukselit mbeti i ndarë mes tri republikave te ish-RSFJ! Kur ne vitin 1968 dhe 1981 është shtruar kërkesa për Republikën e shqiptare te Kosovës ne ish-RSFJ, me te drejte në vetëvendosje deri ne shkëputje, ajo ka pas të beje me terë popullin shqiptar në ish-RSFJ e jo vetëm me ish-KSA te Kosovës, natyrisht me qellim përfundimtar qe pas ndarjes nga RSFJ ajo te merr rrugën për bashkimin me shtetin Ëmë Shqipërinë!
Sipas programit Kombetare te Lidhjes se Prizrenit te 1787 Kuvendi ka proklamua vullnetin e popullit shqiptar për të jetuar brenda një shteti. Nga ky vendim populli shqiptar nuk ka heq dore asnjëhere dhe nuk do heq dorë kurrë! Kjo shihet edhe ne Betimin e UÇK-se kur ajo me nuk ishte vetëm Ushtri Çlirimtare e Kosovës, por kur merë karakterin e Ushtrisë Çlirimtare për bashkim Kombëtar!

Tani të përmbyllim këtë temë!
Para dy qeverive të Tiranes dhe Prishtinës, në Mbledhjen përbashkët të dy Qeverive në Mars 2015 duhet të merret vendimi mbi heqjen e kufirit të Serbisë të 1913 mes Kosovës e Shqipërisë! Ose nëse qeveritë e juaj nuk do ti heqin doganat e kufirit të Serbisë të 1913 mes Kosovës e Shqipërisë, te cilat tani shërbejnë vetëm për plaçkitjen e udhëtarëve shqiptar, populli do te vjen dhe vet do ti heq ato dogana, por atëherë do t'i heqë edhe qeveritë tuaja marioneta te Brukselit! Koha po afrohet, andaj ose veproni t'i hiqni ato dogana ose bëhuni gati te shkoni bashkë me doganat e kufirit të Serbisë të 1913 mes Kosovës e Shqipërisë! Ky do te jete fundi i kufirit të Serbisë të 1913 mes Kosovës e Shqipërisë! Keni kujdes të mos jete edhe fundi i qeverive tuja!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Abdullah Prapashtica
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 1,136 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi