Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËR NJË DIPLOMACI SA MË PROFESIONALE
Publikuar më 13 prill, 2015 në orën 15:57 ( ) Prof. Arben Llalla | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nga punonjës tregu frutash-perimesh, partia mund të bëj konsull brenda natës

Kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin e miratuar nga shumica për Shërbimin e Jashtëm me motivacionin se ky ligj u mundëson personave jashtë sistemit fundosjen e trupës diplomatike të karrierës. Kryetari i shtetit z.Nishani e ktheu për rishqyrtim këtë ligj në bazë të kritikave të bëra kohëve të fundit nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, znj.Arta Dade e cila solli si shembull të keq të punësimit të diplomatëve politik joprofesional të Konsullatës së Përgjithshme shqiptare në Selanik, znj.Pavlina Ylli e cila dispononte leje qëndrimi në Greqi si minoritare greke duke ndërruar kombësinë nga shqiptare në greke.

Në të vërtetë shumica e punonjësve të Konsullatës shqiptare në Selanik janë punësuar viteve të fundit jashtë kritereve profesionale të karrierës, por në bazë të preferencave politike. Një rast tjetër tragjik të punësimit Diplomat në Konsullatën e Selanikuk kemi atë të Artur Porpollogu, sekretar i përgjithshëm i konsullatës i cili vjen nga 20 vite emigracion në Greqi, në qytetin e Verias.
Artur Porpollogu ka qenë kryetar i shoqatës “Solidariteti” në Veria dhe ka patur kontakte të rregullta me kryetarin e bashkisë së Verias, por edhe me shefin e policisë së këtij qyteti. Që nga viti 2011, ai ka qenë dhe këshilltar në bashkinë e Verias dhe është shoqëruar shpesh me anëtarë të organizatës OMONIA, të cilët nuk promovojnë miqësinë greko-shqiptare, por propagandojnë për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Veprime të tilla të diplomatit Artur Propollogu bien ndesh me betimin diplomatik për mbrojtjen e interesa shtetërore shqiptare.
Vite më parë Artur Propollogu është parë disa herë në fushatën parazgjedhore në Greqi duke propaganduar për partinë e PASOK, në shoqërinë e ish-ministrit të punëve të brendshme, z.Mihalis Krisohoidhis. Propollogu përfundoj diplomat nga puna në tregun e fruta-perimeve në Veria fal kontributit partiak ndër vite.
Për punonjësit e sotëm të Konsullatës së Përgjithshme Shqiptare në Selanik më mirë i njeh ish-Konsulli i Përgjithshëm, Thoma Ninin, i cili mund të thotë shumë për këta diplomatët të sotëm që dikur bridhnin rrugëve të Selanikut nën shoqërinë e oficerëve të sigurimit grek.
Disa diplomat shqiptar nuk e kuptojnë rëndësinë e postit që kanë, të punës së tyre, prandaj Shqipëria pas viteve 1990 është përballur shpeshherë me skandalet e shkaktuar nga diplomatë jo të ndërgjegjshëm. Shumë diplomat shqiptar janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, disa për të tjerët janë kapur nga shërbimet e huaja nën shoqërinë e prostitutave të rëndomta. Shqipëria ka nevojë për ta përfaqësuar denjësisht diplomatë seriozë sepse ne pretendojmë se jemi një vend i rëndësishëm në politikën e Ballkanit, por me diplomatë që vijnë nga rruga të cilët nuk përmbushin asnjë kriter profesional ne do të vazhdojmë të na shohin si një shtet i brishtë që është ndërtuar në kala prej rëre.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 666 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi